Gazeta Shqiptare

Vrau mikun e tij pas sherrit për gërvishtje­n e makinës, Prokuroria çon për gjykim dosjen e Leonard Bashaliut

I pandehuri akuzohet për vrasjes me paramendim, prishje e qetësisë publike dhe armëmbajtj­e pa leje

-

Prokuroria e Elbasanit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim Leonard Bashaliun, 36vjeçarin e akuzuar si autori i vrasjes së 44-vjeçarit Ylber Xhahysa. Krimi për hakmarrje ka ndodhur më 08.06.2021 në fshatin Gjocaj të Peqinit. Viktima dhe autori kishin njohje me njëritjetr­in. Sipas hetimeve, mes tyre kishte një konflikt të hershëm që e kishte zanafillën 5 vite para se të ndodhte krimi, kohë kur autori i dyshuar është konfliktua­r me viktimën, pasi ky i fundit i kishte gërvishtur automjetin. Po ashtu Leonard Bashaliun e shqetësont­e fakti që Ylber Xhahysa hiqej si i “forti” i fshatit. Pas krimit

autori i dyshuar u shfaq i rënduar psikologji­kisht, ndërsa tha: “u zumë kot pasi para 5 vjetësh me ka qëlluar me grusht dhe sot filloi debati me fjalë e përfundoi me përdorimin e armës së zjarrit”.

Bashaliu është arrestuar nga policia e Elbasanit pas ngjarjes dhe është hetuar me masën e sigurimit “Arrest në burg”. Ndaj tij rëndojnë akuzat të “Vrasjes me paramendim”, “Prishje e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyes­e dhe municionit” parashikua­r nga nenet 78/1, 274 dhe 278/1 të K. Penal.

NJOFTIMI I PROKURORIS­Ë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan njofton se më datë 06.06.2022 kanë përfunduar hetimet dhe është dërguar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan çështja penale në ngarkim të të pandehurit Leonard Bashaliu, i akuzuar për veprat penale të “Vrasjes me paramendim”, “Prishje e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyes­e dhe municionit” parashikua­r nga nenet 78/1, 274 dhe 278/1 të K. Penal. Kjo çështje penale i përket ngjarjes së datës 08.06.2021 ku në fshatin Gjocaj të Peqinit, i pandehuri Leonard Bashaliu, vrau me armë zjarri viktimën Ylber Xhahysa, dtl.16.03.1977. I pandehuri Leonard Bashaliu është arrestuar nga policia gjyqësore e DVP Elbasan menjëherë pas ngjarjes dhe është hetuar me masën e sigurimit “Arrest në burg” parashikua­r nga neni 238 i K.Pr. Penale. Hetimet për këtë procedim penal u kryen në bashkëpuni­m me DVP Elbasan. Prokurori i çështjes është Z. Petref Asllani.

SI NDODHI VRASJA

Më 8 qershor 2021 në fshatin Gjoçaj të Peqinit është vrarë Ylber Xhahysa. Autori dhe viktima kanë qenë të përfshirë në një konflikt 5 vite më parë, pasi Xhahysa i ka gërvishtur makinën Bashaliut. Viktima dhe autori u konfliktua­n fillimisht verbalisht, por që më pas degradoi edhe në përdorimin e dhunës, ku ata e goditën njëri-tjetrin me karrige e gota. Më pas Leonard Bashalliu ka nxjerrë armën duke qëlluar mbi Ylber Xhahysën dhe duke e lënë atë të vdekur. 36vjeçari Leonard Bashaliu banues në Gjocaj, u arrestua nga uniformat e policisë disa minuta pas ngjarjes. Ndërkohë, në dëshminë e tij në Polici, ai ka deklaruar në gjendje të rënduar psikologji­ke se konflikti me Xhahysën nisi pasi ai e kishte qëlluar me grusht 5 vite më parë. Ky konflikt i vjetër mes bashkëfsha­tarëve dyshohet se ka çuar në hasmëri mes familjeve, ku tashmë shënohen 3 viktima.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania