Gazeta Shqiptare

U përfshi në sherr me Noizyn, arrestohet reperi Cllevio Serbiano, ju gjetën thika dhe kanabis në shtëpi

Konflikti me grushta në Durrës, vihen nën hetim Rigels Rajku dhe i ati 36-vjeçari theu “arrestin në shtëpi” për shitje narkotikës­h

-

Kleviol Ahme ti i njohur me em rin e artit “Cllevio” është arrestuar nga policia një ditë pas sherrit të bujshëm në Durrës, ku ai u rrah nga reperi tjetër Noizy. Një sherr që kishte nisur në rrjetet sociale u përshkallë­zua deri në dhunë fizike një ditë më pare, ndërkohë që Noizy dhe babai i tij tashmë po hetohen nga policia në gjendje të lirë. Por ngjarja e dy ditëve më parë ka shërbyer si indicie për uniformat blu duke çuar në arrestimin e Cllevios, i cili në momentin e ngjarjes duhet të ishte në arrest shtëpie. 36-vjeçari nga Lushnja doli të hënën nga banesa dhe shkoi në Durrës, ku edhe u dhunua nga reperi Rigels Rajku, i njohur si Noizy. Ndërkohë që në banesë i janë gjetur 3 thika dhe kanabis, kështu që përveç veprës penale largim nga vendi i qëndrimit, 36-vjeçari do të duhet të hetohet edhe për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. I riu nga Lushnja, ka qenë i dënuar dhe më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëv­e, më konkretish­t për çëshjten e avionit me kanabis në Divjakë.

NJOFTIMI I POLICISË

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, arrestohet në flagrancë 36-vjeçari me precedent të mëparshëm penal. Specialist­ët për Hetimin e Krimeve në Komisariat­in e Policisë Lushnjë, pas informacio­neve të marra në rrugë policore se shtetasi K. A. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Pas kontrollev­e nga Policia, shtetasi K. A. është lokalizuar në lagjen “Çlirimi”, në qytetin e Lushnjës. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi, për veprën penale “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, i shtetasit K. A., 36 vjeç, banues në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Në 19.03.2021, shtetasi K. A. është arrestuar në flagrancë nga Policia, pasi në automjetin që e drejtonte pa leje drejtimi, iu gjetën doza me lëndë narkotike cannabis sativa dhe 3 armë të ftohta (thika), të cilat u sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale.

Shtetasi K. A. ka qenë i dënuar dhe më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëv­e, mbajtje pa leje të armëve të ftohta dhe kanosje. Materialet i kaluan Prokuroris­ë, për veprime të mëtejshme procedural­e.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania