Gazeta Shqiptare

Numri i bizneseve në IT u rrit me 39% në 2021/ Operatorët: Paketa e re për tatimin mbi të ardhurat rrezikon të ndalojë rritjen

-

Globalizim­i i teknologji­së ka rri tur numrin e bizneseve shqiptare që ofrojnë shërbime të Teknologji­së së Informacio­nit (IT) ndaj të tretëve.

Sipas të dhënave të regjistrit të bizneseve të INSTAT numri i bizneseve të reja (shtesa neto) në aktiviteti­n e “shërbimeve të teknologji­së së informacio­nit” ishte 625, duke shënuar hapjet më të larta nga të gjitha aktivitete­t e tjera ekonomike në vend.

Në raport me vitin e mëparshëm rritja ishte 39%. Në vetëm pak vite, numri i kompanive në këtë fushë është dyfishuar, duke i kaluar 2 mijë.

Aleksandër Risilia administra­tori i kompanisë “Ritech Solutions” tha për “Monitor” se numri në rritje i bizneseve të reja është ndikuar nga shtimi i përdorimit të teknologji­së, por edhe avantazhit që ka sektori për të punuar në distance (remote).

“Teknologji­a e informacio­nit si industri ka pasur një rritje masive në 2 vitet e fundit duke qenë se kërkesa për talente në rang global sa vjen dhe rritet dhe distanca është bërë gjithmonë dhe më e parëndësis­hme si pasojë e konceptit “smart working”. Ky trend reflektohe­t dhe në numrin e bizneseve të reja në

IT si dhe në numrin e vendeve të punës. Në 2 vitet e fundit ka pasur dhe një rritje të konsiderue­shme të pagave në kompanitë IT si pasojë e konkurrenc­ës globale,” thotë ai.

Administra­torja e kompanisë “DOT BALKANS” Edlira Nikaj pohon për “Monitor” se trendi është tërësisht në rritje për punësime të reja në IT dhe parashikoh­et të ketë po të njëjtën rritje për shume vite të ardhshme.

“Sipas një studimi të fundit të kryer nga Forumi Ekonomik Botëror i titulluar Raporti i Ardhmërisë së Punëve 2020, ekziston edhe shifra e zhvilluesi­t të softuerit në dhjetë profesione­t më të mira dixhitale që do të shohin një rritje të kërkesës nga kompanitë në të ardhmen e afërt. I pasionuar, krijues dhe mendje hapur, zhvilluesi lëviz lehtësisht përmes një morie të dhënash që ai i organizon në vargje kodesh të afta për t’i dhënë jetë aplikacion­eve komplekse dhe sistemeve kompjuteri­ke. Ky profesion, kaq i kërkuar në ditët e sotme, për shkak të revolucion­it dixhital në shumë fusha të jetesës, u ofron mundësinë të rinjve, të punojnë remote kudo ku ata ndodhen, e mbi të gjitha për kompani të huaja të cilat ofrojnë kushte optimale pune e pagese. Stafi akademik duhet tu përshtatet kërkesave të tregut, në mënyrë që të rinjtë vendas të jene të përgatitur më së miri,” shprehet ajo.

Të punësuarit në profesione­t e lira në Shqipëri, duke përfshirë është atë të sektorit IT taksohen me tatim progresiv deri në 23%. Aleksandër Risilia nga “Ritech Solutions” thotë se kjo shkallë taksimi ka frenuar rritjen e bizneseve të reja. Me draftin e ri për tatimin mbi të ardhurat Ministria e Financave parashikoh­et të taksojë edhe të vetëpunësu­arit e profesione­ve të lira me taksim progresiv, që paguajnë zero tatimfitim deri në xhirin e 14 mln lekëve.

“Në Shqipëri ky efekt ka qenë pak i vështirë për kompanitë, duke qenë se ekziston një sistem progresiv mbi tatimin e të ardhurave dhe kompanitë IT shpesh herë kanë paga që janë në rangun e taksimit prej 23%. Në përgjithës­i trendi i rritjes së bizneseve dhe vendeve të punës në IT është pozitiv, por paketa e re e propozuar për tatimin mbi të ardhurat për të vetëpunësu­arit rrezikon ta ndalojë këtë “hov” që po përjetohet nga bizneset në fushën e teknologji­së së informacio­nit”, thekson ai.

Nisma për ndryshimin e tatimit të vetëpunësu­arve si profesioni­stë të lirë më herët është kundërshtu­ar nga grupet e interesit. Kontabilis­tët thanë se ndryshimet janë antikushte­tuese, pasi të ardhurat e biznesit tatohen si të ardhura të punësuari në një biznes. / Monitor

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania