Gazeta Shqiptare

COVID-19/ 53 raste të reja, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

-

3 raste të reja me COVID19 asnjë humbje jete në 24 orët e fundit. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë.

Deri më tani raportohet se janë shëruar 71 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,697 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësi­së i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë te¨ lartë hospitaliz­imet dhe fatalitete­t.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetëso­re.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetëso­re ose pikat e vaksinimit të përqëndrua­r, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcues­e.

Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandim­it të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 555 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 53 qytetarë, në këto bashki:

29 në Tiranë, 8 në Fier, 5 në Lushnje, nga 2 qytetarë në Patos, Elbasan, nga 1 qytetar në Lezhë, Kamëz, Kavajë, Vlorë, Sarandë, Gjirokastë­r, Kolonjë.

Janë 274 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me

Sars-Cov2. Janë shëruar 71 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,697 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika

(7 Qershor 2022)

Raste të reja ditore 53 Të shëruar në 24 orë 71 Të shtruar në spitale 5 Humbje jete në 24 orë 0 Testime ditore 555

Testime totale 1,832,617 Raste pozitive 276,468 Raste të shëruara 272,697 Raste Aktive 274 Humbje jete 3,497

Shpërndarj­a gjeografik­e e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 179 Fier 52

Vlorë 18 Durrës 6 Korçë 6 Gjirokastë­r 4 Elbasan 4 Shkodër 2 Lezhë 2

Berat 1

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania