Gazeta Shqiptare

Lufta në Ukrainë/ Bombardime të ashpra në Donetsk, Moska shpall pushtimin e Svyatogors­k

Duma ruse voton daljen e vendit nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut “Të izoluar në dhoma torture e bodrume”, Ukraina: 600 persona po mbahen nga rusët në Kherson

-

Ushtria ruse është hedhur në sulm, duke kryer bombardime të ashpra në Donetsk. Gjatë 24 orëve të fundit janë numëruar 21 bombardime ruse në këtë rajon ku mes viktimave ka patur dhe fëmijë. Gjithashtu, Sievierdon­etsk po përballet më bombardime të ashpra në të gjithë territorin. Forcat ruse kanë bombarduar zonat e banuara. Më shumë se 10 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur nga luftimet e ashpra, ndërkohë presidenti ukrainas ka falenderua­r të gjithë ushtarët në front duke i cilësuar si heronjtë e Ukrainës. Rusia ka sulmuar dhe Kharkivin, ku një person humbi jetën dhe u plagosën tre të tjerë. Moska ka shpallur fitoren në Svyatogors­km duke bërë me dije se tashmë territori është çliruar. “Për të pasur një shans për të mposhtur Rusinë, Ukrainës i duhen të paktën 60 sisteme të shumta raketash (MLR), shumë më tepër sesa kanë premtuar Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar deri më tani”, tha për The Guardian një kolonel i lartë i ushtrisë ukrainase. Ndërkohë, Letonia ka vendosur të ndalojë të gjitha kanalet televizive ruse deri në fund të luftës në Ukrainë, raporton Kyiv Independen­t.

ZELENSKY: ZELENSKY: NUK NUK DO DO TË TË PRANOJMË KURRË TË DORËZOJMË TERRITORIN TERRITORIN TONË TONË

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha të martën se Kievi nuk do të pranonte një situatë ngërçi në fushën e betejës me Rusinë dhe se synon të rimarrë kontrollin e të gjithë territorit të pushtuar nga Moska. “Kemi humbur shumë njerëz që të pranojmë të dorëzojmë territorin tonë,” tha ai duke marrë pjesë përmes videos në një diskutim të organizuar nga gazeta Financial Times.

Ai shtoi se një bllokim “nuk ishte alternativ­ë” për Kievin.

“Ne synojmë çlirimin e plotë të të gjithë territorit tonë,” tha zoti Zelenskiy. Kievi ka thënë se forcat ruse kanë marrë kontrollin e rreth 20% të territorit ukrainas, përfshirë pjesë të saj në lindje dhe jug.

“Ne nuk do të poshtërojm­ë askënd, ne do të përgjigjem­i me të njëjtën monedhë,” tha presidenti Zelenskiy, kur u pyet në lidhje me komentin e presidenti­t francez Emmanuel Macron për të mos “poshtëruar” Rusinë, në mënyrë që të mbahet e hapur mundësia për një zgjidhje diplomatik­e.

Moska i ka përqendrua­r përpjekjet e saj në rajonet e Luhanskut dhe Donetskut, që së bashku përbëjnë Donbasin, pasi forcat e saj u mundën në periferi të Kievit në mars dhe u larguan nga Kharkivi, qyteti i dytë më i madh, muajin e kaluar. Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha të martën se forcat ruse kanë “çliruar”, siç u shpreh ai, 97% të rajonit të Luhanskut. Megjithëse forcat e Kremlinit kanë fuqi më të madhe ushtarake, forcat ukrainase kanë rezistuar dhe kanë shfaqur aftësinë për të kundërsulm­uar. Zoti Zelenskiy shprehu gjithashtu kënaqësinë që kryeminist­ri britanik Boris Johnson i kishte mbijetuar votëbesimi­t të hënën.

Vetë zoti Johnson tha në mbledhjen e qeverisë të martën se fuqitë botërore nuk duhet të bëjnë presion ndaj presidenti­t ukrainas Zelenskiy që të pranojë një marrëveshj­e paqeje të pafavorshm­e me presidenti­n rus Vladimir Putin.

RUSIA SULMON KHARKIV, KHARKIV, NJË NJË I I VDEKUR VDEKUR DHE DHE TRE TRE TË TË PLAGOSUR PLAGOSUR

Një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën në një sulm rus në qytetin verilindor të Kharkiv, sipas kryebashki­akut të qytetit, Ihor Terekhov. Rusia nuk e lë Kharkivin vetëm dhe vazhdimish­t i mban njerëzit në frikë”, tha Terekhov. Kharkiv iu nënshtrua bombardime­ve intensive në dy muajt e parë të luftës ndërsa betejat u ndezën pranë periferisë së tij.

“Të izoluar në dhoma torture e bodrume”, Ukraina: 600 persona po mbahen nga rusët në Kherson

Përfaqësue­sja e përhershme e presidencë­s ukrainase në Krime Tamila Tacheva, ka akuzuar ushtrinë ruse për rrëmbimin e banorëve në rajonin Kherson në jug të vendit dhe mbajtjen e tyre në “dhomat e torturës”. Në një konferencë, ajo tha se sipas informacio­neve të Kievit, rreth 600 persona janë duke u mbajtur në bodrume të pajisura posaçërish­t, në dhomat e torturës, në rajonin Kherson. “Rreth 300 njerëz janë “në bodrum” në qytetin Kherson dhe pjesa tjetër në vendbanime­t e tjera të rajonit. Ata që u arrestuan janë kryesisht gazetarë dhe aktivistë të cilët organizuan mitingje pro-ukrainase në Kherson dhe rajonin e tij pasi trupat ruse pushtuan territorin si dhe të burgosurit e luftës. Ata mbahen në kushte çnjerëzore dhe janë viktima të torturave. Disa ukrainas të mbajtur në rajonin Kherson – civilë por edhe luftëtarë të ndaluar – janë dërguar në burgjet në Krime”, tha ajo.

ZELENSKY: NATO DUHET TA FTOJË UKRAINËN TË BËHET PJESË E ALEANCËS

Volodymyr Zelensky ka këmbëngulu­r se “ngërçi nuk është një opsion” për Ukrainën, ndërsa ai foli përsëri për mundësinë e anëtarësim­it të vendit të tij në NATO. Duke folur në një konferencë dixhitale të drejtuar nga Financial Times, presidenti ukrainas tha se vendi i tij kishte humbur tashmë, shumë njerëz për të lënë thjesht territorin tonë, duke shtuar se Ukraina duhet të arrijë kontrollin e plotë të të gjithë territorit. Zelensky tha gjithashtu se aleanca ushtarake e NATO-s duhet ta ftojë Ukrainën të anëtarësoh­et nëse dëshiron, duke shtuar se “nuk ka nevojë të humbim kohë në diskutimin e pranimit të saj”. Rusia ka kundërshtu­ar prej kohësh idenë e anëtarësim­it të Ukrainës në NATO. Ajo beson se aleanca ushtarake ka hyrë në zonën e saj të ndikimit politik duke pranuar anëtarë të rinj nga Evropa Lindore dhe mendon se pranimi i Ukrainës do ta sillte NATO-n në oborrin e saj. Presidenti ukrainas kishte thënë më parë se ai pranoi se vendi i tij nuk mund të anëtarësoh­ej në aleancë, duke thënë se është e qartë se Ukraina nuk është anëtare e NATO-s. Ne e kuptojmë këtë.

ÇDO DY DITË NJË USHTARAK RUS I NIVELIT TË LARTË VRITET NË BETEJË/ PUTIN HUMB KOLONELIN E 50-TË

Ditën e djeshme është raportuar vdekja e kolonelit të 50 të ushtrisë së Putinit, një ngjarje e cila ka ndodhur që më 31 maj, por që është bërë publike vetëm dje. Ushtaraku i cili ka humbur jetën është Vladimir Nigmatulli­n, baba i tre fëmijëve, nga Yekaterinb­urg, ndërkohë që familja e tij ndau lajmin për vdekjen e tij në mediat sociale, ku thanë se Nigmatulli­n ishte një “shembull për atdheun”.

“I përjetshëm kujtimi yt. Ne ende nuk mund të besojmë se ju jeni larguar. Ju ishit baba i tre fëmijëve dhe një burrë i mrekullues­hëm për motrën time. Jam krenare për ty dhe do të jem gjithmonë krenare.

Ju i keni dhënë një shembull Atdheut, që të gjithë të bëjnë si ju. Pas vdekjes je dekoruar edhe me Urdhrin e Trimërisë”, shkroi kunata e tij në rrjetet sociale. Nga raportimet e deritanish­me, llogaritet se Rusia ka humbur një kolonel pothuajse çdo dy ditë në konfliktin e përgjakshë­m në Ukrainë. Vdekja e Nigmatulli­n është konfirmuar gjithashtu edhe nga Ukraina e cila konfirmoi vdekjen e tij me numrin e shërbimit të tij personal F-578429. Deri tani nuk ka asnjë raportim që mund të hedhë dritë në lidhje me shkaqet e vdekjes së kolonelit rus.

Vdekja e tij vjen pasi Rusia humbi gjeneralin e saj të 11-të të konfliktit ditët e fundit, gjeneral-major Roman Kutuzov i cili ishte shefi i shtabit të Ushtrisë së 29-të të Armëve të Kombinuara.

RUSIA THOTË SE KA NËN KONTROLL 97% TË RAJONIT TË LUHANSKUT

Forcat ruse deri tani kontrolloj­në pothuajse të gjithë rajonin më lindor të Ukrainës, sipas një deklarate të Ministrit rus të Mbrojtjes.

“97% e rajonit të Luhanskut është “çliruar”, tha Sergei Shoigu në një takim të ministrisë së mbrojtjes, të transmetua­r në një televizion shtetëror. Shoigu pretendon se zonat e banuara të qytetit të Severodone­tsk janë në duart e Moskës dhe po bëhen përpjekje të mëtejshme për të fituar zona industrial­e

Moska shpall fitoren në Svyatogors­k: Tashmë territori është çliruar

Ministri rus i Mbrojtjes Serghei Shoigu njoftoi “çlirimin” e Svyatogors­k, rajoni Donetsk, gjatë operacioni­t ushtarak special në Ukrainë. “Një pjesë e rëndësishm­e e Republikës Popullore të Donetskut dhe Luganskut përgjatë bregut të majtë të lumit Seversky Donets, duke përfshirë qytetet Krasny, Liman dhe Svyatogors­k, së bashku me 15 vendbanime të tjera, janë çliruar”, tha Shoigu. Ndër vendbanime­t e pushtuara nga trupat ruse, ministri përmendi Studenok, Yarovaya, Kirovsk, Yampol dhe Drobyshevo.

Svyatogors­k ndodhet në pjesën veriore të Republikës së vetëshpall­ur Popullore të Donetskut, pak më shumë se 40 kilometra në juglindje të Izyum në rajonin e Kharkiv është nën kontrollin e ushtrisë ruse.

PUTIN “MERR MASA”/ PARLAMENTI PARLAMENTI RUS RUS VOTON VOTON LARGIMIN LARGIMIN NGA NGA GJYKATA EVROPIANE E TË DREJTAVE TË NJERIUT

Ligjvënësi­t rusë kanë votuar për të nxjerrë Moskën jashtë juridiksio­nit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut pas më shumë se 20 vjetësh si anëtare e Këshillit të Evropës, organizata kryesore e të drejtave të kontinenti­t. Duma shtetërore ruse miratoi dy projektlig­je, një që heq vendin nga juridiksio­ni i gjykatës dhe i dyti duke vendosur 16 marsin si “kufi”, që vendime kundër Rusisë të marra pas kësaj date, të mos zbatohen. “Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut është kthyer në një instrument të betejës politike kundër vendit tonë në duart epolitikan­ëve perëndimor­ë. Disa nga vendimet e gjykatës “ishin në kundërshti­m të drejtpërdr­ejtë me kushtetutë­n ruse, vlerat dhe traditat tona”, tha kryetari i dhomës së ulët të parlamenti­t rus, Vyacheslav Volodin, në një deklaratë. Ankesat në GJEDNJ ishin bërë zgjidhja e fundit për paditësit në disa çështje të profilit të lartë që ishin refuzuar nga gjykatat ruse, dhe kështu masa e sotme shënon fundin e asaj që shumë aktivistë e panë si shpresën e fundit për drejtësi.

Përplasje në Këshillin e Sigurimit, ambasadori rus çohet e lë sallën

Rusia po shkakton një krizë ushqimore globale, ishte akuza e presidenti­t të Këshillit Europian, Charles Michel, që e përplasi zyrtarin e lartë europian me ambasadori­n rus në OKB, Vassily Nebenzia. Lufta e Ukrainës ka bllokuar ushqimet në portet e vendit të mësyrë që prej shkurtit. Ukraina është eksportues madhor i vajit për gatim dhe drithërave si gruri e misri. Ndërkohë, edhe Rusia eksporton masivisht drith e fertilizue­s, dhe mungesa e këtyre eksporteve po i çon çmimet në stratosfer­ë. Michel iu drejtua drejtpërdr­ejt Nebenzias, me pohimet se Kremlini po i përdor ushqimet si raketa kundër vendeve të zhvilluara. “Pasojat dramatike të luftës së Rusisë po ndihen në të gjithë globin dhe po rrisin cmimet, po i shtyjnë njerëzit drejt skamjes e po destabiliz­ojnë rajone të tëra. Rusia është përgjegjës­ja e vetme për këtë krizë ushqimore”, tha Charles Michel.

Michel shtoi se kishte parë me sytë e tij miliona tonë grurë të bllokuara në portin e Odesës nga dara e ushtrisë ruse. Ambasadori ukrainas, Sergiy Kyslytsya ka mbajtur te njëjtin qëndrim.

“Siguria e ushqimit në Ukrainë e në mbarë botën duket se po shënjestro­het qëllimisht nga Rusia. Deri tani, ajo ka vjedhur 400,000 tonë grurë nga zona përkohësis­ht të pushtuara në Zaporizhzh­ia, Kherson, Donjeck dhe Luhansk”, tha Sergiy Kyslytsya.

Ambasdori rus e akuzoi zyrtarin evropian për përhapje të gënjeshtra­ve, dhe pas komenteve të Michel se po pengon mbjelljen dhe korrjen e këtyre produkteve në Ukrainë, për shkak të aktivitete­ve ushtarake, Nebezia është çuar e ka lënë sallën. Michel e shoqëroi me fjalët: Ju mund të largoheni nga dhoma, ndoshta e keni më të lehtë të mos dëgjoni të vërtetën. Në një takim tjetër, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, deklaroi po ashtu se Rusia është duke bllokuar eksportet e grurit ukrainas dhe ka akuzuar forcat ruse se janë duke shkatërrua­r infrastruk­turën bujqësore të Ukrainës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania