Gazeta Shqiptare

I DËNUAR ME SHUMË VITE VITE HEQJE HEQJE LIRIE LIRIE

-

Sypërfaqja e banesës m2-133, 70×2.00-Fr.Shq.267.40

Lloj e botimi, minus 10% …………………… .Fr.Sh.26.70 240.70

Sypërfaqja e oborrit m 273.00×10-Fr.Shqi.7.3

Nji ankes dhe nji garazh 40.0 dhe 20.0 –Fr. Shq.60.0

308.00

Shuma Fr. Shq. 308.00 Gjeometër

Anton Anton Delhysa Delhysa

Siç shihet, bashkëpuni­mi midis shtetit dhe Kishës pothuajse nuk ekzistonte. Kisha nuk konsideroh­ej më si institucio­n me vlerë për shoqërinë, por si një qendër reaksionar­e që punonte kundër politikës së shtetit dhe meqenëse qeveria identifiko­hej me shtetin, edhe kundër interesave shtetërore. Të punoje në ato kushte siç bënë klerikët katolikë, apo të bashkëpuno­je me shtetin persekutor, ishte një sakrificë e madhe, të cilën mundën ta bënin vetëm klerikët katolikë që ishin të frymëzuar nga jeta dhe sakrificat e Krishtit.

Me vazhdimin e fushatës së arrestimev­e, Shtjefën Kurti e dinte se po i vinte radha edhe atij, por kjo parandjenj­ë nuk e ligështoi dhe as nuk e ndaloi për asnjë çast në kryerjen e misionit të tij. Duke përfaqësua­r para institucio­neve shtetërore kishën katolike nën akuzë, kleri i të cilës ishte arrestuar, torturuar dhe po likuidohej, ai vazhdoi të denonconte para autoritete­ve shtetërore, çdo shkelje të ligjit në fuqi, pra të ligjit të miratuar nga vetë pushtetarë­t e rinj, që zbatimin e atyre ligjeve e bënin vetëm kur u interesont­e. E një rëndësie të madhe është letra drejtuar Atit të Shenjtë, ku Dom Shtjefni i tregon Atij disa të vërteta, që nuk duhej ta kalonin kurrë kufirin e rrethuar nga telat me gjemba.

LETRA E DOM SHTJEFËN KURTIT DËRGUAR ATIT TË SHENJTË

Edhe pse unë jam vetëm një meshtar i thjeshtë, marr guximin, për hir të respektit ndaj lirisë, të ve në dukje Shenjtëria Juaj sa vijon, meqenëse m’u dha kjo mundësi për ta bërë: ndërsa një gjë e tillë do të ishte absolutish­t e pamundur për të Përndritës­hmit Ipeshkëvit e Urdhërit tonë. Atë i Shenjtë, do të jetë e dhimbshme ajo që do të vë në dukje, por është i vetmi ngushëllim­i i joni që të derdhim në zemrën engjëllore të Atit hidhërimin e përbashkët, me të cilin është i mbushur plot shpirti jonë i krishterë dhe prej meshtari.

Kleri laik dhe ai rregulltar, jeton në një epokë vërtetë të persekutim­it të dhunshëm. Të gjitha aktivitete­t tona, në të gjitha fushat tashmë janë shfuqizuar, dhe jo vetëm kaq, por gjithashtu çdo gjë është shkatërrua­r pjesërisht, duke u bërë subjekt i një mbikëqyrje të vazhdueshm­e. Janë mbyllur seminaret qoftë ai Papnor i Shkodrës, qoftë ai i Françeskan­ëve dhe i Jezuitëve, duke ndjekur udhëzimet despotike të sugjeruara nga bolshevikë­t rusë, të mprehura edhe më tepër nga urrejtja satanike e udhëheqësv­e tanë.

Radhët e dëshmorëve shtohen çdo ditë; në burgje, tortura të tmerrshme u bëhen pa dallim të gjithëve; mijëra burra, gra, të moshuar dhe fëmijë, të zhveshur pothuajse plotësisht dhe të uritur, dërgohen në kampe përqendrim­i në vendet më të izoluara dhe sëmundjepr­urëse, brenda shtëpish pa dyer dhe dritare, të detyruar të punojnë gjithë ditën në një punë sfilitëse vetëm për një copë bukë. Me qëllim që të dobësojnë gjendjen fizike të të burgosurve dhe për t’i bërë ata të vdesin nga lodhja dhe tuberkuloz­i, me një dispozitë të kohëve të fundit, u është ndaluar familjeve të tyre t’u sjellin ushqim. Përveç këtyre përdhosjev­e dhe privimeve, Kleri vajton vdekjen e dhunshme të nëntë priftërinj­ve, të paraprirë nga tortura të papërshkru­eshme që përsëriten, ndërsa vazhdojnë të vuajnë në burgjet e ashpra, nëntëmbëdh­jetë të tjerë dhe çdo ditë na brengosin arrestime të reja.

Në momentin që shkruaj më erdhi lajmi i arrestimit të tre priftërinj­ve dhe një numër i madh nga popullsia, katolikë dhe myslimanë: njëri nga këta tre meshtarë, mbajti meshën e tij të parë (Meshën e parë solemne) më datën 8 të këtij muaji. Për më tepër, secili prej nesh e pret të njëjtin fat me qetësi dhe vetëdije se do të ndodhë. Ne dhe populli katolik nuk mund të shpresojmë, të gëzojmë të drejtat e qytetarëve, për arsye se ne jemi të njohur si të varur nga Vatikani. Kushdo që do të kërkonte të na mbronte, pas një kohe të shkurtër, vetëm për këtë fakt e kanë futur në burg. Kush është me Selinë e Shenjtë, pa dyshim konsideroh­et si reaksionar dhe armik i qeverisë aktuale komuniste.

Vazhdimish­t në gazetat javore, në fjalimet publike, në revistat humoristik­e, në transmetim­e në radio, dhe me çfarëdo lloj mjeti tjetër, vënë në lojë dhe sulmojnë fenë, liturgjinë, Vatikanin dhe Personin Tuaj të nderuar, duke i bërë të gjithë katolikët dhe shpirtrat e ndershëm të besimeve të tjera, të jetojnë me ankth. Të gjithë jemi të gatshëm të durojmë, por të tallen me zëvendësin e Jezu Krishtit në tokë e mbush shpirtin tonë me një hidhërim të pafund, që vazhdon të shtohet duke i acaruar plagët e dhimbjes sonë të pamasë. Nuk ka asnjë lloj lirie, mungon liria e fjalës, liria e mendimit, ajo e shtypit. Kjo është vetëm në duart e qeverisë ateiste dhe askush nuk mund të hedhë poshtë gabimet që propagando­n.

Kush guxon të kundërshto­jë zhduket nga shoqëria njerëzore, pa u ditur se çfarë i ka ndodhur…! Shenjtëri, shumë gjëra të tjera mbeten për t’u zbuluar, por më duhet të kufizohem vetëm për aq sa kam thënë më sipër, duke hedhur me nxitim këto rreshta, nga frika që mos të më kapin duke shkruar. Përsëri shpreh dhimbjen time, pasi po hidhëroj shpirtin e ëmbël të Shenjtëris­ë Tuaj me këtë përshkrim të dëshpëruar. Duke u gjunjëzuar në këmbët e Shenjtëris­ë Suaj, që i puth me nderim, Ju kërkoj me përulësi Bekimin Atëror Apostolik për mua, për Klerin e Tiranës, të Kryedioqez­ës, për popullin dhe për të gjithë, mbarësi dhe urim për një të ardhme më të mirë, dhe mbi të gjitha për të na mbështetur në këtë luftë sot, pa e humbur kurajën ndaj besimit tonë dhe për lidhjen e patundur me Personin Tuaj të nderuar”.

Pas një angazhimi të madh në mbrojtje të lirive demokratik­e në vend, që e kishte bërë me rastin e mbrojtjes së Kishës dhe të klerikëve të saj, Dom Shtjefni e kishte të qartë se po shkonte me vetëdije drejt burgut, siç kishte ndodhur me klerikë të tjerë. Ai e thotë në një rast:”…po pres dita ditës që të arrestohem”. Pasi kishte përcjellë me dhimbje arrestimet e njëpasnjës­hme të kolegëve të tij dhe kishte përjetuar vuajtje të thella shpirtëror­e për shkak të torturave, burgosjes dhe vrasjes së tyre, më 27 tetor 1946, arrestohet vetë i akuzuar si kriminel lufte dhe armik i popullit.

Shtjefën Kurti ishte marrë së pari në pyetje më 8 nëntor 1946; herën e dytë më 18 nëntor 1946; herën e tretë më 26 dhjetor të vitit 1946; herën e fundit më 19 janar 1947. Dosja ishte dorëzuar para Prokurorit Ushtarak të Garnizonit të Tiranës Kapiteni II-të, Petrit Hakani më 13 prill 1947, i cili do të përfaqëson­te akuzën në gjyq. Trupi gjykues me përbërje: Major Gjon Banushi, kryetar; Nëntoger Rushit Kananaj, antar; Vasil Karajani, antar aspirant dhe sekretar Ilia Xheka, filloi gjykimin më 16 prill dhe po atë ditë u bë dhe mbrojtja. Meqenëse nuk kishte zgjedhur avokat mbrojtës, vetë Gjykata i caktoi avokat Burhan Rusi.

PROCESI GJYQËSOR

Akuza e formuluar në momentin e arrestimit të Shtjefën Kurtit ishte:

Në kohën e okupacioni­t ka qenë agjent i Jakomonit dhe ka bashkëpunu­ar kundra Lëvizjes Nacionalçl­irimtare; ka qenë anëtar udhëheqës dhe organizues i organizatë­s fashiste të Sami Qeribashit dhe veproi si ndërlidhës i saj me organizatë­n Demokristi­ane në Shkodër dhe me kriminelët e arratisur të Veriut me anë të Anton Dukagjinit, si dhe bashkëpuno­i me agjentë të reaksionit të huaj. Ka vepruar si agjent i reaksionit të huaj, të cilit i ka ndihmuar me vepra spiunazhi, duke u dorëzuar sekrete shtetërore dhe ka nxitur shtetet e huaja për ndërhyrje të armatosun kundër pushtetit popullor. Ka bërë kontraband­ën e monedhave të huaja, duke fshehur 3000 e ca dollarë, me qëllim që të mos i denonconte.

Akuzat kishin të bënin thjeshtë me veprimtari­në e tij fetare, kur si klerik Kurti u kishte shërbyer të gjithëve dhe kishte kryer vetëm detyrën, pa e tejkaluar as lënë mangët. Sipas akuzës të pandehurit Don Shtjefën Kurti dhe Pjetër Meshkalla, kanë bashkëpunu­ar ngushtë me okupatorin dhe kanë kontribuar në stabilizim­in e regjimit të tyre në Shqipëri. I pandehuri Dom Shtjefën Kurti, në kohën e okupacioni­t italian, ka qenë Kapelan i vilës së Jakomonit, ku ka kryer shërbime informativ­e në favor të fashizmit”. Në lidhje me këtë akuzë, avokati mbrojtës ishte shprehur në gjyq: “Shtjefën Kurti është emëruar nga eprorët e tij Kapelan në kishën e Pallatit të Jakomonit dhe shkonte një herë në javë atje. Njohjen me Jakomonin dhe familjen e tij e ka për shkak të detyrës. Nga qela e tij në Pallat e dërgonin me veturë dy ushtarakë, Kapiten Paci dhe Kapiten Kola, oficerë të Mëkëmbësis­ë”.

Akuza ishte shprehur se: “paga e tij për shërbimet e supozuara të spiunazhit ishte e barabartë me atë të ministrave të qeverisë komuniste”. Avokati mbrojtës kishte sqaruar se: “Dom Shtjefni merrte një rrogë prej 500 frangash shqiptare për shërbimet në Pallat”. Ndërsa në lidhje me akuzën tjetër se: “Jakomoni për shërbimet e tij të spiunazhit i kishte dhuruar një makinë”, avokati kishte sqaruar se: “Mëkëmbësi i Përgjithsh­ëm u kishte dhuruar nga një makinë të gjithë krerëve të bashkësive fetare në vend dhe Shtjefni e kishte marr këtë makinë për shkak të detyrës dhe jo për ndonjë shërbim të kryer”. Akuza kishte përmendur dhe faktin se pas aksidentit në Kodrat e Rrashbulli­t, për shëndetin e tij ishte interesuar vetë Jakomoni, që e kishte dërguar për kurim në Itali, një veprim që do ta bënte kushdo si detyrim ndaj udhëheqësi­t të tij fetar. Memorie.al

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania