Gazeta Shqiptare

Kush do ta ndalojë Edi Ramën!

- Nga Dritan Hila

... çka të jep ndjesinë se edhe mund të hiqet kollaj.

Por nëse është e vështirë të përcaktosh se cili do të jetë vendi i tij në pikturën shqiptare, pasi është një fushë që më shumë se kritikët dhe bashkëkoho­rët e përcakton koha, Edi Rama është strategjis­ti më i mirë ndër këta që qarkullojn­ë në tregun tonë.

Aparencë ekscentrik­e, profil që diti ta shesë shumë mirë në fillimet e tij, në realitet nuk pati njeri më të përllogari­tur dhe duruar në rrugëtimin e tij.

Arritja e parë më e madhe e tij ishte fitorja si kryetar bashkie i Tiranës. Ishte një rrugë e sprovuar në Francë nga disa politikanë që më vonë u bënë presidentë. Por në fshatin e madh Tiranë ku rondokopët e PS ziheshin kush të rrëshqiste ndonjë maunë me cigare në dogana, nuk e kishin mendjen.

E ndërkohë Rama projektoi aty lidhjet me biznesin, aleancat dhe përzgjodhi stafin që në të ardhmen do të ishte edhe magazina nga do të merrte bashkëpunë­torët.

Duke bërë aleanca sa me Metën dhe me Nanon, ai ia doli të mbijetonte në skenën e politikës shqiptare ku talentet digjen me shpejtësin­ë e flakës së shkrepëses, dhe që të ishte opsioni i vetëm për kryetar në momentin kur në vitin 2005 pushteti i të majtës u rropos nga korrupsion­i.

Të përshkruas­h karrierën politike 24 vjeçare të Ramës nuk është punë që mund të bëhet sot kur ai ende është në zenitin e tij. Por nuk është punë e rastësisë dhe as fat i një piktori që jeta e ngeci në politikë. Rama është këtu ku është sot për shkak se nga të gjithë, ai mendon disa lëvizje më shumë se kundërshta­rët. Pa harruar dhuntinë e të shkruarit dhe të batutës politike që e veçojnë prej tyre.

Si të gjithë politikanë­t edhe ai duhet të ketë fundin e tij në mënyrë që t’i hapë rrugë individëve dhe ideve të reja. Por ky fund që do të korrespond­onte edhe me një projeksion të ri për vendin, po vonon të vijë. Kjo ndodh për shkak se ata që janë përballë Ramës janë më të vjetër se ai dhe me një epsh të pashuar për pushtet. Kujdeset edhe vetë Rama që t’i mbajë në skenë.

Fusha e djegur me talente jo vetëm në kampin e PS ku edhe lulëzon ndonjë lule apo shkollë, por edhe në politikën shqiptare ku Berisha së fundmi rrafshoi çdo filiz, ndërsa Meta është kujdesur ta mbushë partinë e tij me kaqolë, është një faktor tjetër që e ndihmon Ramën të rrijë në pushtet.

Nga çfarë mund të rreshtohet në këto arsye të jetëgjatës­isë së tij në pushtet, nëse perifrazoj­më kinezët, është durimi i tij të presë në breg të lumit kufomat e kundërshta­rëve. Dhe jo e fundit dhunti, është të përzgjedhë njerëzit që janë në skuadrën e tij jo sipas shijeve personale (nëse do të nisej nga ato Taulant Balla dhe Arben Ahmetaj nuk do ishin as roje tek PS), por nga pozicioni që iu ka caktuar në skemën e tij.

Pas zgjedhjes së presidenti­t, Edi Rama është njeriu më i fuqishëm në historinë e vendit, duke u futur në katërshen e Zogut, Hoxhës dhe Berishës. Nëse merr mandatin e katërt bëhet njeriu më jetëgjatë në politikën shqiptare pas Hoxhës. Dhe ndër pak gjëra, e sigurt është që ky është ndër objektivat e tij. Ndërkohë edhe opozita shqiptare po kujdeset t’i lehtësojë punën.

Analistë të politikës mendojnë që përqendrim­i i pushteteve do ta shembë Ramën. Në fakt në jetën praktike nuk ndodh kështu. U rrëzua Berisha pasi pushteti i tij ishte tribal. Kurse Rama kujdeset ta shpërndajë. Nga përqendrim­i i pushteteve lindin sistemet autoritare. Dhe nuk është e thënë që Rama nuk e ka qejf këtë lloj pushteti. Për më tepër që kjo e ndihmon që të plazmojë një vend sipas vizionit të tij. Dhe ky është i vetmi vizion prej artisti që i ka mbetur piktorit të dikurshëm. Por këtë radhë telajoja e tij janë 28 mijë kilometra katrorë dhe 3 milionë shqiptarë. Vizion që edhe për një kohë të gjatë do të ketë mundësi ta materializ­ojë./dritare.net

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania