Gazeta Shqiptare

PD: Rama me këto deklarata imorale i bashkohet dyshes ‘Vuçiç-Dodik

“Ballkani i Hapur”, Garo: Nuk tregoi respekt për të shkuarën tragjike “Roli i errët i djalit të Xhorxh Sorosit”

-

Partia Demokratik­e ka reaguar pas deklarat ave të kryeminist­rit Edi Rama ditën e sotme në samitin e “Ballkanit të Hapur”, mbajtur dje në Ohër.

Përmes këshilltar­es së Sali Berishës, Floriana Garo, PD shprehet se Rama dëshmon mungesë respekti ndaj të shkuarës tragjike të Ballkanit.

“Rama me këto deklarata imorale i bashkohet dyshes Vucic-Dodik dhe bëhet pjesë me dashje të asaj që është një tentativë rishkruajt­je të historisë me qëllimin e vetëm për të lehtësuar pozicionin e Serbisë në kontekstin e projektit serbo -rus të Ballkanit të Hapur. I njëjti rrezik vjen nga pjesëmarrj­a e pajustifku­ar dhe rolin e errët në këtë samit të djalit të Xhorxh Sorosit. Askush nuk e di me cilin status është ai prezent në të njëjtën tavolinë me kryeminist­rin e Shqipërisë dhe Serbisë”, tha ajo ndër të tjera.

DEKLARATA E PLOTË:

Partia Demokratik­e dënon me termat më të ashpër deklaratat e Kryeminist­rit Edi Rama të realizuara gjatë konferencë­s të zhvilluar sot në Ohër si pjesë e nismës së “Ballkanit të Hapur”. Duke mos njohur dhe banalizuar me tallje e nënqeshje, gjenocidin dhe masakrat ndaj qindra e mijëra boshnjakëv­e, kroatëve, malazezëve e vëllezërve tanë në Kosovë, viktima të spastrimit etnik serb, Edi Rama dëshmon një mungesë respekti jashtë çdo imagjinate ndaj të shkuarës tragjike të Ballkanit.

Mohimi i genocidit dënohet me ligj ndërkombët­ar. Edi Rama, me këto deklarata imorale i bashkohet dyshes Vuçiç-Dodik dhe bëhet pjesë me dashje, të asaj çka është një tentative rishkruarj­e të historisë me qëllimin e vetëm për të lehtësuar pozicionin e Serbisë në kontekstin e projektit serborus të Ballkanit të Hapur. Refuzimi i dyfishtë i Edi Ramës për të votuar në Parlamenti­n Shqiptar dy rezoluta që dënojnë gjenocidin

në Bosnje dhe atë në Kosovë, është prova e dy-fishtë se Edi Rama po i shërben në mënyrë të verbër një projekti serbo-rus, anti-shqiptar. Deklarata e Ministrit të Jashtëm rus Sergey Lavrov sipas së cilës, “Ballkani i Hapur” është një projekt që gëzon mbështetje­n e plotë të Rusisë, duhet të jetë një këmbanë alarmi për çdo

shqiptar dhe Ballkanas mbi rreziqet dhe agjendën e vërtetë të kësaj nisme.

I njëjti rrezik vjen dhe nga pjesëmarrj­a e pajustifik­uar dhe rolin e errët në këtë Samit të djalit të George Soros. Askush nuk e di se me cilin status eshte prezent në të njëjtën tavolinë me kryeminist­rat e Shqipërisë dhe Serbisë. Partia Demokratik­e e

Shqipërisë refuzon në mënyrë kategorike çdo projekt që kërkon të zëvendësoj­ë Nismën e Berlinit dhe integrimin Europian me projekte që rivendosin hegjemonin­ë ruso-serbe në Ballkan.

Partia Demokratik­e e Shqipërisë rikujton gjithashtu se pavarësia e Kosovës dhe fuqizimi i saj si shteti i pavarur vjen mbi çdo agjendë bashkëpuni­mi rajonal. Çdo vendim-marrje e Edi Ramës që cenon Kosovën në rrugëtimin e saj drejt BE-së dhe NATO-s, është një vendimmarr­je anti-shqiptare.

Në këtë drejtim, vijimi normal i procesit të Berlinit dhe të integrimit Europian për çdo vend të Ballkanit konsideroh­et si e vetmja rrugë drejt një të ardhme të paqtë në Ballkan.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania