Gazeta Shqiptare

Edi Rama ironizon krimet e luftës në Ballkan: Ke vrarë këtë, ke therur atë

Kryeminist­ri flet me shifra: Ja sa kemi fituar nga “Ballkani i Hapur” Konflikti Kosovë-Serbi zgjidhet duke u afruar

-

Kryeminist­ri Edi Rama ka ironizuar krimet e luftës në Ballkan nga Serbia në takimin e Ballkanit të Hapur të mbajtur në Ohër.

Teksa fliste nga foltorja ku përballë tij ndodhej i ulur Aleksandër Vuçiç, masakrat serbe, në Kosovë, Bosnje e më gjerë ai i përmblodhi me fjalët “ke vrarë këtë, atje ke therur atë”

Vetëm në Kosovë janë të regjistrua­r zyrtarisht të paktën 13.500 viktima nga masakrat serbe, ku në mesin e tyre ka fëmijë, pleq e gra. Gjatë luftës së fundit 98/99, në fshatrat e qytetet e Kosovës janë kryer mbi 400 masakra nga forcat ushtarake, policore e paramilita­re serbe.

Për të mos folur më pas për masakrat në Bosnje dhe Hercegovin­ë ku vetëm në Srebrenicë u vranë 8 mijë burra e djem.

“Duke qenë burri, burrë me gjithë këto probleme, me gjithë këto historira, “ke qenë atje dhe ke vrarë këtë, atje ke therur atë, këtu ke hedhur në erë këtë”, është problem i madh. Por ne e kemi shumë të qartë këtë. Ne duhet ta ndërtojmë Europën këtu”, tha Rama.

Kreu i Qeverisë vijoi edhe më tej kur hoqi shenja barazie mes genocidit serb në Kosovë dhe Ballkan dhe hedhjes së bombës atomike nga SHBA-ja në Japoni në Luftën e Dytë Botërore.

“Po i kthehem prapë ambasadori­t Chris Hill, i cili më tha diçka që nuk e kisha menduar asnjëherë, shumë e thjeshtë. Shtetet e Bashkuara kanë hedhur dy bomba atomike në Japoni dhe një nga aleancat strategjik­e më të forta dhe nga miqësitë më të ngushta sot dhe jo sot, por prej shumë vitesh në arenën ndërkombët­are është aleanca dhe miqësia e Shteteve të Bashkuara me Japoninë, pas dy bombave atomike. Urdhëroni se ku është sot Japonia dhe nuk do ishte sot aty nëse do të vazhdonte ende sot e gjithë ditën të qëndronte me kurriz nga Shtetet e Bashkuara duke i kërkuar më parë që Shtetet e Bashkuara të uleshin në

gjunjë për bombat atomike. Të gjitha gjërat kanë radhën e tyre”, tha Rama.

Mesazhe të qarta ka dhënë kryeminist­ri Edi Rama në Samitin e Ohrit, ku iu bëri thirrje të gjitha vendeve të rajonit të bëhen pjesë e “Ballkanit të Hapur”.

Sipas kryeminist­rit shqiptar, konfliktet e të shkuarës zgjidhen më mirë duke u afruar vendet me njëri-tjetrin.

Për Ramën, “Ballkani i Hapur” është një nismë, ku

nuk fiton vetëm Serbia apo Vuçiç, por të gjitha vendet që janë pjesë, pasi sipas tij, eksportet e fermerëve mes Shqipërisë dhe Serbisë janë rritur në 63%+, ndërsa shifrat e turistëve janë rritur në 110% nga Serbia në Shqipëri dhe 51%+ nga Maqedonia e Veriut në Shqipëri.

“Këtu do të jemi dhe sërish, njësoj si me grurin, do të provohet sa e vërtetë është që Ballkani i Hapur nuk është as i imi, asi i Vuçiç, as i Zaev apo Kovaçevski, as i

Abazoviç, dhe as i askujt tjetër, por është i njerëzve, i familjeve. “Ballkani i Hapur” është i fermerëve shqiptarë. Kjo i thyen të gjitha llojet e pasqyrave të rreme, që janë ngritur kundër “Ballkanit të Hapur”.

Eksportet në përqindje të fermerëve, mes Shqipërisë dhe Serbisë, janë rritur 63%+. Kjo do të thotë se është një treg, ku fermerët tanë po shesin dhe po fitojnë. Kjo është përgjigje për ata që thonë se do shesë e do fitojë Serbia. Natyrisht se Serbia nuk ka hyrë këtu për të humbur, por këtu jemi të gjithë për të fituar me punë, bashkëpuni­m dhe liri lëvizjeje. 110% rritje në shifra turistë nga Serbia në Shqipëri, 51%+ nga Maqedonia e Veriut në Shqipëri. Kush fiton nga kjo, Vuçiç që po i merr Shqipërisë detin, si ai bajlozi që doli nga uji? Apo fitojnë shqiptarët, aty ku turistët vijnë dhe paguajnë?

Zjarret. Ne kemi ndërtuar një mekanizëm sot që flasim dhe këtë verë do shihni provat, për të ndihmuar njëri-tjetrin me logjistikë, me mjete nga ajri kundër zjarri. Më mirë t’i lëmë të digjen pyjet, se sa të na ndihmojë shkaju? Unë besoj se sa më shumë të afrohemi, aq më shumë shanse ka për të zgjidhur konfliktet, edhe mes Serbisë e Kosovës. Të afrohemi sa më shumë, që të kuptojmë sa më shumë njëritjetr­in dhe në fund vetë njerëzit të jenë të vetëdijshë­m se e ardhmja është më e rëndësishm­e se e shkuara”, tha Rama.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania