Gazeta Shqiptare

Lavrov qëndron pas nismës Open Balkan? Rama: Po të ishte, do ishte në samit

“Një peshkaqen i nivelit të lartë në oqeanin e diplomacis­ë botërore”

-

Kryeminist­ri Edi Rama në konferencë­n e përbashkët të Open Balkan , iu përgjigj pytjes nëse pas kësaj nisme qëndron ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov. Kryeminist­ri Rama u shpreh se ministri i Jashtëm rus është një peshkaqen të nivelit shumë të lartë në oqeanin e diplomacis­ë botërore, por ai sipas Ramës nuk qëndron pas kësaj nisme, pasi nëse kjo do të ishte e vërtetë, atëherë Lavrov tha ai, do të ishte prezent. Pyetje: Sa e komproment­on deklarata e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov i cili tha se e mbështet Open Balkan. Kë favorizon Serbinë apo të gjitha vendet? A ka pasur reagim nga ndërkombët­arët? Rama: Falënderoj Ali Ahmetin për praninë e tij këtu dhe dua të them që Ahmeti është një nga pionerët e “Ballkanit të Hapur” edhe kur nuk ishim akoma këtu ku jemi. Tani mjafton të shohim se çfarë është sot. Ali Ahmetit i thonin po ulesh me armiqtë me armiq. Ishte një kohë kur as nuk imagjinohe­j se gjuha shqipe do të ishte gjuhë zyrtare…Këto i them sepse kush do të dijë çfarë është Ballkani i Hapur mund të shohë rrugëtimin e Ali Ahmetit, është sot më mirë Maqedoia në bashkëjete­sën mes shqiptarëv­e dhe maqedonasv­e apo më keq. Ky është Ballkani i hapu. Ti nuk e zgjedh se më kë të ndash qiellin apo tokën, por t’i zgjedh se si të bashkëjeto­sh. Për ata që bëjmë pyetje për daljen apo hyrjen në “Open Balkan” . Kjo nismë nuk është as OKB dhe as BE, nuk ka proces anëtarësim­i, integrohes­h sipas dëshirës…Ne nuk kemi në dorë ta ndryshojmë BE, por se si e bëjmë punën në Ballkan e kemi në dorë. Ne Ballkanin e Hapur e kemi krijuar për të zbatuar ato që janë aty. Sa për ministrin e Jashtëm rus, bëhet fjalë për një peshkaqen të nivelit shumë të lartë në oqeanin e diplomacis­ë botërore dhe shumë peshq kanë rënë në rrjedhën e trukeve të tij sepse nëse ai do të ishte mbështetës i Open Ballkan, do të ishte këtu. SHBA dhe BE nuk e duan Open Balkan, por ata janë këtu sot dhe ai nuk është. Këto lloj fabule, apo ushqimi e hanë vetëm peshqit e Ballkanit të Mbyllur. Peshqve të Ballkanit të Mbyllur nuk kemi çfarë i bëjmë. Ballkani i Hapur është me njerëzit dhe për të gjithë njerëzit. Dua të them që të peshkosh në këtë ujin e historisë së marrëdhëni­eve Ballkani për të dëmtuar procese që janë në thyerje me të shkuarën dhe në ngjitje me të ardhmen është e lehtë, por nuk ka për të funksionua­r. Ne nuk kemi pritur që Rusa të sulmojë Ukraina, për të marrë vesh që Serbia ka marrëdhëni­e të veçantë me Rusinë. As nuk na ka penguar dhe as nuk na pengon kjo histori. Ne duhet të vazhdojmë këtë rrugë që të ndërtojmë një histori…

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania