Gazeta Shqiptare

2.5 miliardë lekë për shëndetësi­në, qytetarët: Na mungojnë shërbimet!

Kontratat koncesiona­re gjatë dy viteve të pandemisë morën rreth 40 milionë euro buxhetit Raporti i KLSH-së zbulon problemati­kën

-

Në raportin e fundit të paraqitur nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshë­m të Kujdesit Shëndetëso­r theksohet se 2.5 miliardë lekë nga buxheti i shtetit është vënë në dispozicio­n këtë vit për medikament­e, aparatura dhe urgjenca të ndryshme shëndetëso­re. Megjithatë duket se këto shërbime mungojnë. Qytetarët shprehen të indinjuar se në spitale shërbimet mungojnë ose janë shumë larg standardev­e normale.

Problemati­kat e tyre ishin nga më të ndryshmet, duke nisur që nga urgjencat bazë e deri në trajtimet më të specializu­ara.

Edhe implementi­mi i kontratës koncesiona­re për shërbimin laboratori­k në një periudhë emergjence shëndetëso­re të krijuar nga COVID-19, ka sjellë kosto shtesë për taksapague­sit.

Sipas KLSH-së, gjatë transferim­it të laboratorë­ve të QSUNT-së tek kompania koncesiona­re kanë mbetur miliona lekë materiale mjekësore të papërdorur­a në farmacinë qendrore.

“Nga auditimi është konstatuar menaxhim jo efektiv i fondeve buxhetore në vlerën totale prej 23.2 milionë lekë, vlerë e stokut të materialev­e laboratori­ke gjendje në Farmacinë Qendrore të QSUNT të papërdorur­a dhe të pashpërnda­ra, i krijuar si rrjedhojë e zbatimit të marrëveshj­es koncesiona­re për shërbimin laboratori­k në këtë institucio­n”, shkruhet në raportin e KLSH-së.

Gjatë dy viteve të pandemisë 2020-2021, kontratat PPP në sistemin shëndetëso­r kanë marrë në total 4.8 miliardë lekë (rreth 40 milionë euro).

Në një monitorim në qendrën e konsultave pranë QSUT-së, është vënë re një numër i lartë qytetarësh të cilët ishin në pritje të kryerjes së analizave, disa prej të cilëve kanë bërë me dije se janë në radhë që nga mëngjesi.

Ata kanë deklaruar se iu është kërkuar që të kryejnë analizat pranë spitaleve private, fakt i cili edhe i ka indinjuar, referuar faktit që ky shërbim duhet të ofrohet nga spitali shtetëror.

“Ambulanca më tha që duhet të bëj analizat, ndërsa tani më thonë që nuk bëhet këtu, por në privat. Po pse ta bëj në privat, kur spitali e ka këtë, pse mos e bëj këtu?” , tha një qytetare.

Disa pacientë të cilët kishin ardhur nga qytete të tjera, u shprehën se kanë pasur problemati­ka në marrjen e rekomandim­eve dhe për ta siguruar atë janë paraqitur në spital në më shumë se në një shumë se një ditë.

“Shumë vështirësi. Shko andej e këndej, jo po nuk bëhen këtu analizat, jo bëhen vend tjetër, nuk e di”, u shpreh një nga pacientet.

Kishte edhe nga ata pacientë që vlerësuan rolin e mjekëve dhe angazhimin e tyre në zgjidhjen e kësaj problemati­ke. Ata u shprehën se përfituan shërbim pasi janë pjesë e grupit të rriskuar dhe i konsiderua­r si raste emergjence.

“Kam rezervuar, jam i kënaqur nga shërbimi. Po pres mjekun”, tha pacienti.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania