Gazeta Shqiptare

Qytetarët reagojnë për rritjen drastike të çmimeve: Rama fajtor për krizën, qeveria na ka harruar

Ushqime me lista, varfëri dhe braktisje nga të rinjtë

-

Në çdo qytet, periferi, e deri te fshatrat me të thellë të shqipërisë varfëria është ulur këmbëkryq dhe shumë familje vuajnë nga pamundësia për të përballuar kostot e larta të jetesës.

Të papunë, pensionist­ë të mbetur vetëm, të rinj të pashpresë, shtyjnë ditët me dëshirën për t’u larguar nga vendi. Kjo është panorama që sheh lehtësisht, nëse largohesh vetëm pak nga qendrat e qyteteve.

“Një djalë kam unë. Më iku ka 2 vjet në Gjermani më la më plakën vetëm. Këtu edhe unë jam mërzitur, s’kam ca të bej”, rrëfen një i moshuar.

Banorët e fshatit Pojan në Korçë nuk po sigurojnë më asnjë të ardhur nga tokat. Shtrenjtim­i i inputeve bujqësore, karburanti­t dhe mungesa e subvencion­eve janë kosto më të larta, sesa fitimet e siguruara nga punimi i tokave.

Njerëz që i drejtohen dyqaneve me xhepat bosh me shpresën se do t’iu shënohet emri në listën e gjatë të borxheve, pasi para nuk kanë. Shitës që falin edhe një ditë tjetër ushqim për fëmijët, por që i afrohen falimentim­it. Përjetimi është i njëjtë për banorët e Elbasanit e fshatrave si në Cërrik apo Peqin.

Shitësit ambulantë apo tregtarë të tjerë kthehen shpeshherë duarbosh. Blerësit janë të paktë në Memaliaj dhe fshatrat përreth tij, ku kanë mbetur kryesisht pensionist­ë. Fatlum është ai që ka fëmijët në emigrim.

Rritja me shpejtësi e çmimeve ka thelluar varfërinë në çdo skaj të vendit, dhe shqiptarët i kanë sytë nga emigrimi. Sipas shifrave zyrtare, në vitin 2021 u regjistrua niveli më i lartë i të larguarve nga vendi në një dekadë, gati 33 mijë. Por numri në rritje i largimeve po plak vendin dhe po thellon edhe më shumë varfërinë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania