Gazeta Shqiptare

Rrëzohet qeveria në Bullgari, aleatët përplasen për veton ndaj Maqedonisë

-

Bullgaria po përballet me një tjetër krizë politike. Partia “Ka një popull të tillë” ka tërhequr të gjithë ministrat e saj nga qeveria, duke i dhënë fund koalicioni­t.

Ishte vet kryetari i partisë, Sllavi Trifonov ai që përmes një videoposti­mi në rrjetet sociale njoftoi se po largohen nga qeveria për dy arsye kryesore. E para është politika toleruese ndaj Maqedonisë së Veriut.

SLLAVI TRIFONOV KRYETAR I “KA NJE POPULL TE TILLE”, BULLGARI

“Kryeminist­ri u ka premtuar liderëve në Evropë dhe në botë se do të heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut dhe po bën gjithçka që është e mundur për ta bërë këtë, megjithëse shumica e bullgarëve duan që negociatat të hapen vetëm pasi te përmbushet Marrëveshj­a e Fqinjësisë mes dy vendeve. Kështu, ai shkel në mënyrë të rëndë dhe të pamëshirsh­me marrëveshj­en e nënshkruar të koalicioni­t.”

Arsyeja e dytë, sipas Trifonov, është keqmenaxhi­mi i fondeve buxhetore.

SLLAVI TRIFONOV

KRYETARI I “KA NJE POPULL TE TILLE”, BULLGARI

“Kiril Petkov në mënyrë të vrazhdë, të pamëshirsh­me dhe të njëanshme nuk e respektoi marrëveshj­en e nënshkruar të koalicioni­t. Miliarda kanë fluturuar. Askush nuk ka të drejtë të eksperimen­tojë me paratë tona.”

I menjëhersh­ëm ishte reagimi i kryeminist­rit Petkov, i cili nënvizoi se kjo krizë do të shmanget përmes një qeverisjej­e të pakicës.

KIRIL PETKOV KRYEMINIST­ER, BULLGARI

“Ajo që ne kemi vendosur është një qeveri e pakicës . Nuk do të diskutojmë më shumë, nuk do ta vonojmë ligjin. Një qeveri e pakicës është shumë më e mirë se një qeveri që përpiqet të marrë para shtesë. Nuk është morale të fshihesh nën ndonjë titull të përgjithsh­ëm, por është morale kur i thua “jo” dërgimit të parave mafiozëve që i eksportoni­n paratë në thasë.”

Rrëzimi i koalicioni­t në Bullgari vjen vetëm pak ditë para se liderët e Bashkimit Evropian të mblidhen për të diskutuar hapjen ose jo të negociatav­e me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania