Gazeta Shqiptare

I shpëtoi atentatit në Fushë-Krujë në vitin 2019, plagoset me armë zjarri në fytyrë anëtari i bandës së Niklës

Në janar të këtij viti u arrestua nga RENEA për drogë dhe armëmbajtj­e pa leje I plagosuri dhe autori njiheshin me njëri-tjetrin

-

Marklen Haka, anëtar i bandës së Niklës është plagosur me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në hyrje të fshatit Nikël të Krujës. Mësohet se i “forti” i Niklës, ishte duke lëvizur me makinë, kur është qëlluar me pistoletë në nofull nga një person ende i paidentifi­kuar, i cili lëvizte në këmbë. Ai është transportu­ar me urgjencë në spitalin e traumës në Tiranë për mjekim të specializu­ar. Policia njoftoi se i plagosuri ndodhet aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Sipas bluve, i plagosuri dhe autori njiheshin me njëri-tjetrin. dhe “Në Nikël, Krujë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi M.H., i cili është transportu­ar për në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore dhe për momentin ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë në vendngjarj­e kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po vijon krehja e zonës, me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokuroris­e së Rrethit Gjyqësor Krujë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe identifiki­min e kapjen e autorit”, njoftoi policia e Durrësit. Marklen Haka, anëtari i bandës së Niklës që u plagos me një plumb në fytyrë ditën e djeshme nuk është një emër i panjohur për drejtësinë dhe forcat e rendit. Përveçse i ka shpëtuar një atentati me armë në vitin 2019 përpara shtëpisë së tij, Haka rezulton edhe i arrestuar më 7 janar të këtij viti. Në një prej operacione­ve të forcave RENEA, që u shtri në të gjithë Shqipërinë, anëtari i bandës së Niklës u ndalua pranë zonës ku ai banonte. Sipas policisë, 31-vjeçari së bashku me dy persona të tjerë është arrestuar, pasi mbi të rëndojnë disa akuza, si prodhimi i narkotikëv­e dhe armëmbajtj­a pa leje. “Në Nikël u kapën dhe u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionev­e” dhe “Moskallëzi­m krimi”, shtetasit Z. H., 22 vjeç, G. H., 23 vjeç dhe M. H., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit në një lokal, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestrua­n një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza gati për shitje”, njoftonin asokohe forcat e rendit. Përveç këtij arrestimi në dosjen e Marklen Hakës rezulton dhe një ndalim i realizuar nga uniformat blu më 19 shkurt të vitit 2021. Në atë kohë, personazhi­t në fjalë dhe 3 personave të tjerë u janë gjetur në posedim armë, stema policie dhe mijëra euro. Për më tepër n¸ zon¸n pran¸ “Xhamllikut”, Marklen Haka dhe 3 t¸ rinjt¸ teksa kan¸ qen¸ duke udh¸tuar me nj¸ mjet “Volsëagen”, jan¸ ndaluar nga nj¸ patrull¸ e forcave “Shqiponja”, por nuk i jan¸ bindur urdh¸rit t¸ polic¸ve dhe jan¸ konfrontua­r fizikisht me ta, duke u ndar¸ n¸ 2 grupe. Gjat¸ kontrollit n¸ mjetin ku ndodhej dhe Haka, policia sekuestroi sasi të konsiderue­shme të hollash në euro dhe lekë, celularë dhe gërshërë, të cilat u përdoren për prerjen e lëndës narkotike Canabis Sativa si dhe 1 portofol me stemën e policisë. Hakaj gjithashtu ka qenë i arrestuar edhe për një vrasje të ndodhur në Qershor të viti 2011 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, por ishte liruar për mungesë provash. Ndërkohë sa i përket atentatit të realizuar ndaj tij në derë të shtëpisë në vitin 2019, vlen të theksohet se mbeti e vdekur halla e tij, Shpresa Basha. Vetë Haka asokohe arriti të shpëtonte, pasi nga sulmi ku u qëlluan më shumë se 80 gëzhoja nga 4 armë automatike, mori vetëm një plumb në krah.

 ?? ?? ARRESTIMI
Marklen Haka që njihet dhe me emrin Mariglen Haka është arrestuar disa herë dhe por ka arritur të dalë duke sfiduar organet e drejtësisë. Më 7 janar të këtij viti gjatë një aksioni të forcave RENEA në Fushë-Krujë u prangos bashkë me dy të tjerë për armë pa leje dhe kokainë në doza të vogla për shitje. Më 19 shkurt të vitit 2021 ishte arrestuar tek Xhamlliku në Tiranë me armë por sërish ka fituar lirinë. Hakaj gjithashtu ka qenë i arrestuar edhe për një vrasje të ndodhur në Qershor të viti 2011 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, por është liruar për mungesë provash.
ARRESTIMI Marklen Haka që njihet dhe me emrin Mariglen Haka është arrestuar disa herë dhe por ka arritur të dalë duke sfiduar organet e drejtësisë. Më 7 janar të këtij viti gjatë një aksioni të forcave RENEA në Fushë-Krujë u prangos bashkë me dy të tjerë për armë pa leje dhe kokainë në doza të vogla për shitje. Më 19 shkurt të vitit 2021 ishte arrestuar tek Xhamlliku në Tiranë me armë por sërish ka fituar lirinë. Hakaj gjithashtu ka qenë i arrestuar edhe për një vrasje të ndodhur në Qershor të viti 2011 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, por është liruar për mungesë provash.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania