Gazeta Shqiptare

“Hajde se vdiqa”/ Si tentuan të vrisnin në derën e shtëpisë Marklen Hakën, plumbat i mori halla

-

KRUJË – Pak minuta para se kryeminist­ri Edi Rama të njoftonte anulimin e vizitës së tij në spitalin e Traumës për të vizituar personat e lënduar nga tërmeti i 21 shtator 2019, një tjetër ngjarje e rëndë do të trondiste vendin. Dy persona të plagosur u transportu­an në spitalin e Traumës me plagë plumbi, ndërsa vinin nga Nikël në Fushë-Krujë. Në dyert e ish-ushtarakut zbarkuan dhjetëra gazetarë e kamera, për të kuptuar më qartë pasojat që mund të kishin sjellë lëkundjet sizmike. Pranë të lënduarve u njoftua se do të mbërrinte edhe kryeminist­ri Edi Rama, por në fakt zbarkuan dy automjete luksoze, me të plagosurit. Hallë e nip, Shpresa Basha dhe Marklen Haka, u transportu­an në spital, ndërkohë që Basha ndërroi jetë në duart e mjekëve në këtë spital, ndërsa nipi u tentua të vritej sërish sot. Marklen Haka dhe Shpresa Basha u shoqëruan për në Tiranë nga vëllai i Durim Bamit, Valter Bami. Durim Bami është personi që u dënua me 8 muaj për kallëzim të rremë ndaj atentatit të ish-deputetit Tom Doshi. Ndërkohë që një tjetër personazh krahas Valter Bamit, që rezulton njohje e Marklen Hakës, në këtë histori është edhe Indrit Rraja, i cili sot nuk jeton më, por dëshmia e tij atëkohë konsideroh­ej kyçe për hetuesit për zbardhjen e vrasjes. “Rreth orës 23:00 të datës 21 shtator 2019 më ka marrë ne telefon Marklen Haka dhe më ka thënë ‘hajde se vdiqa, më kanë gjuajtur para shtëpisë’. Jam nisur me makinën time dhe i kam shkuar tek shtëpia. Sapo kam ndaluar pashë Marklenin që e kishin nxjerrë të porta familjarët e tij dhe e futën në makinë. U nisëm për në Spitalin Ushtarak. Në makinë hipi edhe motra dhe nipi i tij dhe e trasportua­m për në spital. Kur mbërritëm e futën me urgjencë në sallën e operacioni­t. Marklenin e kam shok të ngushtë dhe vjen shpesh në lokalin tim te ‘Ura e Gjolës’”. Por 30-vjeçarit duket se i është bërë një tjetër atentat teksa kanë qenë së bashku në rrugë, ndërsa paraprakis­ht dyshohet se Haka e njihte autorin. Tani, aktualisht ai po merr mjekim në spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetëso­re. Dosja.al

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania