Gazeta Shqiptare

Grabitja me maska të ‘Scary Movie’ e bankës në Koplik, gjykata lë në burg tre përsonat e arrestuar

“Ishin 10 mijë euro, lekë e USD, familjes i dhashë 500 mijë lekë” Zbardhet dëshmia e Bekim Gurrës: Paratë i ndamë bashkë, unë i shpënzova me shoqërinë në Tiranë

-

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka vendosur dje masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për tre personat e arrestuar, të cilët dyshohet se janë autorët e grabitjes së filialit të BKT-së në Koplik. Bëhet fjalë për shtetasit Bekim Gurra, Admir Shaba dhe Armir Shaba. Ngjarje kjo e ndodhur më 9 maj të këtij viti. Mësohet se Armir Shaba dhe Admir Shaba kanë mohuar akuzat ndaj tyre, ndërsa Bekim Gurra nuk ka folur gjatë masë së sigurisë, duke u përfaqësua­r nga avokati i tij Ndue Pjetra. Në dëshminë e tij në polici, Gurra, i cili është personi kryesor në grabitjen e bankës në Koplik, ka treguar detaje duke thënë se familja e tij është në vështirësi ekonomike.

Ai ka thënë se paratë e grabitura sipas tij i ka shpenzuar në Shkodër dhe Tiranë në klube të ndryshme dhe se familjes i ka dhënë një shumë prej 500 mijë lekë të vjetra. Pas rreth një muaji në datën (5 qershor) policia arriti të zbardhë grabitjen e bankës në Koplik të Malësisë së Madhe. Policia arrestoi si autor të dyshuar dy vëllezër dhe bashkëpunë­torin e tyre dhe ka shpallur në kërkim një tjetër. Në pranga kanë rënë dy vëllezërit Armir Shabaj, 25 vjeç dhe Admir Shabaj, 19 vjeç, si edhe shoku i tyre Bekim Gurra, 22 vjeç. Grabitja me armë ndodhi mesditën e 9 majit, ku hajdutët brenda 7 minutave arritën të marrin në bankën e nivelit të dytë në Koplik 10.000 euro, 1000 dollar dhe rreth 400.000 leke (të reja). Para këto të grabitura nga sportelet e bankës. Burime pranë vendit të ngjarjes thanë se autorët hynë të maskuar në bankë, ku kanë marrë paratë dhe janë larguar. Ato kërcënuan me armë punonjësit dhe klientët që ndodheshin aty ndërkohë, dhe më pas u larguan.

DËSHMIA E BEKIM GURRËS

“Unë jetoj me dy prindërit dhe dy vëllezërit. I vetmi krah pune në familje është babai dhe jemi në vështirësi ekonomike për të siguruar jetesën. Duke qenë në këto kushte mua më ka lindur mendimi që të grabisja filialin e bankës Koplik. Këtë gjë e kam biseduar me Admir Shaba dhe Armir Shabaj. Me këto dy persona kam lidhje të largët.

Takohesha shpesh me ta dhe më thanë se do të mbështesim për këtë punë. Unë i thashë se do gjej një mjet në zonën e Kosanit sepse aty lëvizin shumë mjete pa targa dhe një muaj përpara kam vjedhur aty mjetin tip GOLF 3. Pas një muaji kemi shkuar bashkë me Admirin dhe Armirin drejt bankës dhe kemi bërë 6 xhiro dhe më pas e kam fshehur sërish makinën tek i njëjti vend në pyll. Më pas kemi folur për maskat dhe armët. Unë kam pasur prej kohësh një pushkë njëzetëshe karabinë dhe një armë zjarri automatik i shkurtër. Me datë 9 kam shkuar tek shtëpia e Armirit dhe Admirit për ta realizuar atë ditë vjedhjen e bankës dhe ata më thanë se kanë edhe një shokun e tyre të besuar.

Unë i thashë se do futemi në bankë vetëm për të marrë lekët dhe se armët nuk do përdoreshi­n dhe se nëse policia do vinte do dorëzohesh­im.

Nuk kishim ndonjë plan konkret por do vepronim sipas situatës. Kemi shkuar rreth orës 14:00 dhe jemi futur brenda bankës dhe ata u frikësuan.Armiri shkoi dhe mori vlerat monetare ndërsa Admiri qëndroi në rolin e shoferit. Kemi ikur dhe tek rrethrrotu­llimi i Bajzës u futëm shumë shpejt duke rrezikuar jetën dhe aty na u ça goma.

Kemi zbritur dhe unë kam djegur makinën me benzinë. Më pas kemi ndal makinat e rastit, mjeti i parë që i drejtuam armën nuk u ndal ndërsa mjeti i dytë po.

Më pas kemi shkuar drejt Sheganit dhe aty kemi zbritur. Unë mora rrugën në Shegan i vetëm ndërsa Admiri, Armiri dhe personi tjetër në drejtime të ndryshme.

Unë kam marrë armën, çantën e rrobave dhe kam shkuar në vendin e quajtur Shegan poshtë. Lekët i kanë patur tre të tjerët. Armët i hodha në ujë në vendin e quajtur Hurdllana ndërsa çantën e kam djegur.

Shkova në shtëpi bëra një dush dhe dola në lagje. Pas dy orësh shkuam në një kodër të katërt dhe ndamë paratë. Kanë qenë 10 mijë euro, 4-5 milion të vjetër dhe 300-440 dollarë.

Pasi ndamë paratë jemi shpërndarë. Jemi takuar të katër më pas por kemi bërë biseda të zakonshme nga frika se na dëgjon kush. Unë i kam shpenzuar lekët duke dalë me shoqërinë në Shkodër dhe Tiranë. 500 mijë lekë të vjetër ia dhashë prindërve por pa i thënë se ku i kam gjetur. Kam qenë në Tiranë disa herë nën shoqërinë e një vajze”, thotë në dëshminë e tij Bekim Gurra.

ARRESTIMI I AUTOREVE

Nga veprimet hetimore të kryera është dokumentua­r me prova ligjore se autorët e sipërpërme­ndur, për kryerjen e aktiviteti­t kriminal, kanë përdorur 2 armë zjarri dhe një automjet tip “Golf 3”, pa targa, të cilin pas realizimit të grabitjes, e kanë braktisur dhe e kanë djegur tek vendi i quajtur “Rrethrrotu­llimi i Bajzës”, Koplik.

Pas djegies së mjetit, nën kërcënimin e armëve, kanë ndaluar në rrugë automjetin me drejtues shtetasin T. L., të cilit ia kanë marrë me forcë automjetin dhe më pas janë larguar më shpejtësi në drejtim të fshatit Shegan, Njësia Administra­tive Kastrat, ku dhe e kanë braktisur këtë mjet. Po nga hetimet rezultoi se këta shtetas, armët e zjarrit, pas ngjarjes, i kanë hedhur në ujë, në vendin e quajtur “Syri i Sheganit”, degëzim i liqenit të Shkodrës. Aktualisht është duke vijuar kontrolli nga polumbarët e RENEA-s, për të bërë të mundur gjetjen e tyre. Deri tani, polumbarët kanë bërë të mundur gjetjen e njërës prej armëve të zjarrit, konkretish­t një armë zjarri kallashnik­ov.

Gjatë operacioni­t, nga kontrolli i banesave të shtetasve të lartpërmen­dur, u gjetën dhe u sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale, konkretish­t: Në banesën e shtetasit Bekim Gurraj u gjetën dy radio marrësedhë­nëse si të Policisë, bluzë dhe kapele si të Policisë dhe disa veshje të përdorura nga ky person disa ditën para ngjarjes, kur ka studiuar ambientin e jashtëm të filialit, me qëllim realizimin e vjedhjes. Po në vijim të operacioni­t për kontrollin në në banesat e autorizuar­a nga Gjykata, rezultoi se gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Albin Shabaj, i cili ka lidhje shoqërore me autorët e dyshuar të grabitjes së bankës, u gjetën dhe u sekuestrua­n 9 kilogramë kanabis. Për këtë u arrestuan në flagrancë vëllezërit Albin Shabaj dhe Altin Shabaj, si dhe babai i tyre, Ermir Shabaj, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpuni­m. Ndërsa gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Ramiz Nikdukaj, 64 vjeç, banues në Koplik, u zbulua një ambient i përshtatur për kultivim të bimëve narkotike nëpërmjet llambave. Në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestrua­n rreth 22 kilogramë kanabis sativa, 455 bimë narkotike të kultivuara në ambientin me llamba, si dhe 245 bimë të tjera narkotike të kultivuara në oborrin përreth banesës së këtij shtetasi.

Shtetasi Ramiz Nikdukaj u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Kultivmimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpuni­m dhe “Vjedhja e energjisë elektrike.” U arrestuan në flagrancë edhe shtetasit A. L, 43 vjeç, banues në Cërrik, Elbasan, dhe B. K., 64 vjeç, banues në Cërrik, Elbasan, pasi u kapën në flagrancë duke punuar në ambientin në të cilin kultivohes­hin bimët narkotike, me anë të llambave. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi Almir Nikdukaj (djali i Ramiz Nikdukaj), dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasja E. N.(vajza e shtetasit Ramiz Nikdukaj). Si dhe u proceduan në gjendje të lirë, për shpërdorim detyre, 2 elektricis­të të zonës, shtetasit P. I. dhe G. B.

 ?? ?? GRABITJA E BANKËS
Grabitja me armë ndodhi mesditën e 9 majit, ku hajdutët brenda 7 minutave arritën të marrin në bankën e nivelit të dytë në Koplik 10.000 euro, 1000 dollar dhe rreth 400.000 leke ( te reja). Para këto të grabitura nga sportelet e bankës. Burime pranë vendit të ngjarjes thanë se autorët hynë të maskuar në bankë, ku kanë marrë paratë dhe janë larguar. Ato kërcënuan me armë punonjësit dhe klientët që ndodheshin aty ndërkohë, dhe më pas u larguan. Më 5 qershor, policia arriti të zbardhte grabitjen e bankës.
GRABITJA E BANKËS Grabitja me armë ndodhi mesditën e 9 majit, ku hajdutët brenda 7 minutave arritën të marrin në bankën e nivelit të dytë në Koplik 10.000 euro, 1000 dollar dhe rreth 400.000 leke ( te reja). Para këto të grabitura nga sportelet e bankës. Burime pranë vendit të ngjarjes thanë se autorët hynë të maskuar në bankë, ku kanë marrë paratë dhe janë larguar. Ato kërcënuan me armë punonjësit dhe klientët që ndodheshin aty ndërkohë, dhe më pas u larguan. Më 5 qershor, policia arriti të zbardhte grabitjen e bankës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania