Gazeta Shqiptare

Dy ditë pas sherrit me reperin Cllevio, shpërthim me tritol në Butikun dhe lokalin e Noizyt në Durrës,

“O p*derast, ta bëj kafkën shportë!”/ Noizy kërcënohet pas tritolit në lokal Rigels Marku: Isha në gjumë kur ndodhi shpërthimi. Policia sekuestron kamerat e sigurisë, merret në pyetje edhe “rivali” i tij

-

Një shpërthim me eksploziv u shënua në lagjen nr.13 të qytetit të Durrësit. Burime nga policia bënë me dije se shpërthimi me tritol ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në bizneset e reperit të njohur Rigels Rajku, njohur me emrin e artit “Noizy”. Si pasojë e shpërthimi­t të lëndës plasëse janë shënuar dëme të mëdha në dyqanin e veshjeve dhe lokalin që ndodhen në katin e parë e të dytë të një pallati. Fatmirësis­ht nuk ka pasur persona të lënduar. Nga dëshmitë e fqinjëve, shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm, aq sa ka shkatërrua­r edhe banesat e bizneset e tyre aty pranë, ndërsa ka shkaktuar edhe shumë panik për banorët. Sipas policisë, dyqanin në katin e parë e kishte me qira Bashkim Rajku, i cili është edhe babai i reperit. “Më datë 08.06.2022, rreth orës 04:24, në lagjen Nr.13, në një ambient (butik rrobash) të marrë me qira nga shtetasi B.R., ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokuroris­ë vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes, identifiki­min e kapjen e autorit/ve+, njoftoi policia e Durrësit. Ndërkohë, burime nga policia bënë me dije se nuk kanë arritur të zbulojnë element të rëndësishë­m për hetimin. Pas ngjarjes në fjalë, Noizy ka deklaruar se ka probleme vetëm me reperin Cllevio, me të cilin bëri sherr tri ditë më parë, ku në një video u shfaq duke e goditur me grushte para lokalit të tij. Gjithashtu, reperi është shprehur se ishte në gjumë kur ndodhi shpërthimi dhe nuk e ka drejtuar gishtin tek askush. Ndërkaq, policia ka sekuestrua­r pamjet e kamerave të sigurisë, teksa burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se autori është drejt identifiki­mit. Dy ditë më parë Noizy dhe babai i tij u vunë në qendër të vëmendjes mediatike, pas një konflikti që patën ndaj, Clevio Serbiano, një personazh i njohur kryesisht për videot në rrjetin social “TikTok” që gjithashtu merret me muzikë. Video teksa Noizy grushtonte të riun përpara lokalit të tij në zonën e Currilave, u publikua në rrjetet sociale, dhe policia i vuri në hetim në gjendje të lirë, babë e bir. Sipas asaj që ka shkruar reperi në Instagram, gjithçka ndodhi pasi Cllevio me emrin e vërtetë, Kleviol Ahmeti, i ofendoi familjarët. Por teksa zihej me Noizyn, Kleviol Ahmeti duhej të ishte në shtëpi, pasi Gjykata e Lushnjes kishte caktuar ndaj tij masë arresti shtëpiak për posedim të lëndëve narkotike dhe armë të ftohta pa leje. Ai është vënë në pranga menjëherë pas sherrit për thyerje të masës së sigurisë, ndërsa do të hetohet edhe për përplasjen me Noizyn.

36-vjeçari nuk është i njohur vetëm për këngët. Në vitin 2014, emri i Clevios, u përfshi në historinë e avionit Piper që u rrëzua në Divjakë

teksa transporto­nte drogë dhe armë. Bashkë me pilotin Italian Giorgio Riformato dhe disa shqiptarë të tjerë, Cllevio u hetua dhe u dënua me 10 vite burg, por përfitoi ulje me 1/3 e dënimit pasi iu pranua gjykimi i shkurtuar, duke u liruar në vitin 2020.

PËRPLASJA MES RREPERËVE

Kryefjala e ditëve të fundit ka qenë sherri i bujshëm midis Noizyt dhe Kleviol Ahmetit.m Ngjarja u thellua më tej mëngjesin e djeshëm, ku lokalit të reperit iu vendos tritol. Në dëshminë e tij Noizy ka deklaruar se ka probleme vetëm me Cllevion. Nga ana tjetër, armiqësia e hershme midis grupeve OTR dhe TBA, mesa duket është zgjuar sërish. Së fundmi, një anëtar i grupit që bën pjesë edhe Cllevio, TBA-së ka dalë më një kërcënim për Noizyn. Më anë të një videoje, Benardin Simoni ose Biiemtii deklaron se Noizy do ta paguaj që preku një anëtar të TBA-së dhe e paralajmër­on që do ta godasë aty ku i dhemb zemra. Biiemtii nuk mjaftohet me kaq ai e akuzon reperin edhe për pastrim parash. “Përshëndet­je miqtë e mi shqiptar. Një fjalë pata për këtë Noizyn edhe për krej grupin OTR. Ti e bone tënden me Cllevion, mirë s’ke bo, gjithsesi është rrethi aq i ngushtë i shoqnisë. Ta psh*rri karrierën! Nëse duam ne, ti s’bën koncert as në Gjermani, as në Londër, as në Amerikë, as në Itali. Do ta paguash shumë shpejt dhe shumë keq, do të godas aty ku të dhemb zemra. Ti mund të kesh miliona euro por mos harro se je t’u pastru lekët e boloshave. Edhe mos të shkojë mendja se të mbron as ai në Athinë dhe as ai në Londër.

Ata janë çuna të mirë, i respektoj, por kur vjen puna për një anëtar të grupit TBA ta bëj kafkën shportë. Po pastron lekët e atyre çunave, se t’i morr je. Edhe del thu nëpër mesazhe se ke 20 milionë euro, por t’i dy milionë euro ke o p*derast. Ne po lemë 400 mijë nëpër kazino. Do të godas aty ku të dhemb zemra dhe mbaje mend dhe sa për ju grupi OTR që doni me u kap me TBA, ju psh*rri në gojë nga tri herë, çdo ditë nga një herë dhe vdisni brenda 24 orëve. Unë jam Biiemtii, anëtar i TBA-së, të fala mamës,”- shprehet Biiemtii.

 ?? ?? ARRESTIMI I CLLEVIOS
Teksa zihej me Noizyn, Kleviol Ahmeti duhej të ishte në shtëpi, pasi Gjykata e Lushnjes kishte caktuar ndaj tij masë arresti shtëpiak për posedim të lëndëve narkotike dhe armë të ftohta pa leje. Ai është vënë në pranga menjëherë pas sherrit për thyerje të masës së sigurisë, ndërsa do të hetohet edhe për përplasjen me Noizyn. 36-vjeçari, në vitin 2014 u përfshi në historinë e avionit Piper që u rrëzua në Divjakë teksa transporto­nte drogë dhe armë.
ARRESTIMI I CLLEVIOS Teksa zihej me Noizyn, Kleviol Ahmeti duhej të ishte në shtëpi, pasi Gjykata e Lushnjes kishte caktuar ndaj tij masë arresti shtëpiak për posedim të lëndëve narkotike dhe armë të ftohta pa leje. Ai është vënë në pranga menjëherë pas sherrit për thyerje të masës së sigurisë, ndërsa do të hetohet edhe për përplasjen me Noizyn. 36-vjeçari, në vitin 2014 u përfshi në historinë e avionit Piper që u rrëzua në Divjakë teksa transporto­nte drogë dhe armë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania