Gazeta Shqiptare

Arrestimi i Nevila Pjetrit dhe i të motrës për prostituci­on, vëllai: I zgjidhnin vetë burrat, nuk u ndërhynim

-

ITALI - E ndjera Nevila Pjetri dhe motra e saj, Anila Pjetri u arrestuan rreth 13 vite me parë nën akuzën e ushtrimit të prostituci­onit. Dy motrat në atë periudhë, përkatësis­ht 22 dhe 25-vjeç, sipas policisë “u kapën në flagrancë duke ushtruar prostituci­on në banesën e shtetasit Qemal Yzeiri”. I vëllai i viktimës u shpreh se ato shkonin për qejf në banesën e kushëririt të saj, por “s’bënin gjë”. Sipas tij, të motrat i futën në burg por i liruan rreth 2 javë më vonë pasi dolën të pastra. Dritan Pjetri rrëfeu në emisionin “Me zemër të hapur” në Neës24 se të dyja motrat i zgjidhnin vetë partnerët e tyre dhe vëllezërit nuk ndërhynin. Sa i përket Nevilës, ai theksoi se ka pasur bashkëjete­sa të mëparshme, një prej tyre rumun, por vëllezërit e tjerë nuk ia pranuan marrëdhëni­en me bashkëshor­tin, Leonard Marku.

“Ajo ka qenë, hynin tek kushëriri i vetë, ai fuste njerëz. Motra e madhe shkonte për qejf dhe nuk bënte gjë. Të dy motrat i futën në burg, ne i nxorëm. Shteti i arrestoi për prostituci­on. Qëndruan 2 javë dhe më pas i liruan. Më pas shteti tha se ka dalë e pastër.

Njerëzit e tij e donin shumë, ajo më informoi që do martohej me Leonardon. Kishte jetën e vet i thashë bëni ç’të doni. Vëllezërit e tjerë se donin, nuk e di pse. Edhe motra tjetër i zgjidhte vetë burrat, si thoshin gjë. Kjo ka dy fëmijë. Lidhjet e tjera Nevila si ka pasur shqiptarë. Bashkëjete­sat e tjera të

Nevilës s’i kemi pasur problem. Të tjerët nuk i ka pasur me celebrim, këtë po. Jam keq, kam folur me Leonardon: Tha vetëm po nuk vdiqa trupin do e sjellë. Shteti nuk besoj se e sjell, s’kemi shpresë tek shteti shqiptar. Ai më tha do e sjell trupin e motrës ta varrosim aty ku është varrosur nëna. Ma ka premtuar, ai e mban premtimin. E përjashtoj që motra punonte si punonjëse seksi, thjesht për të mbushur lajmet e thonë. Ajo është kujdesur për momentet e fundit të nënës dhe babait”, tha ai.

Njoftimi i policisë për arrestimin e dy motrave në vitin 2009

Seksioni Kundër Trafiqeve të Paligjshme arrestoi në flagrancë katër shtetas, të cilët akuzohen për veprat penale “ushtrim prostutici­oni” si edhe “mbajtja e ambienteve për prostituci­on”. U arrestuan në flagrancë shtetasit Qemal Yzeiri, 77vjeç, Fatmira Koçi,43 vjeç, Nevila Pjetri, 22 vjeç, si edhe motra e saj Anila Pjetri, 25 vjeç, që të katër me banim në Elbasan. Arrestimi i tyre u bë, pasi gjatë një operacioni të kryer nga ana e policisë dhe mbi bazën e informacio­neve të marra në rrugë operative u kapën në flagrancë duke ushtruar prostituci­on në banesën e shtetasit Qemal Yzeiri. Tre shtetaset akuzohen për veprën penale “ushtrim prostutici­oni”, ndërsa shtetasi Qemal Yzeiri, akuzohet për veprën penale “mbajtja e ambjenteve për prostutici­on”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania