Gazeta Shqiptare

U vra me plumb në kokë, flet bashkëshor­ti i 35-vjeçares shqiptare: Nuk kishim fëmijë, sa kam bërë për të nuk do e bënte askush

-

TIRANË - Bashkëshor­ti i Nevila Pjetrit, Leonard Marku ka rrëfyer në emisionin “Me zemër të hapur” në Neës 24 se me 35-vjeçaren ishte njohur në Itali dhe kanë bashkëjetu­ar për një vit. Ai rrëfeu se kanë pasur një marrëdhëni­e shumë të mirë me njëri-tjetrin, por s’kanë pasur fëmijë së bashku. Sa i përket lajmeve në media italiane se shqiptarja punonte si prostitutë, ai theksoi se nuk ka pasur dijeni dhe se këto raportime e kanë kaluar në depresion. “Jo, s’kemi fëmijë së bashku. Unë vetë kam një fëmijë. Për sa ka qenë me mua, s’kam asnjë lloj keqkuptimi. Në Itali jemi njohur. Unë sikurse e thashë për kaq kohë sa kemi jetuar kemi pasur marrëdhëni­e të mirë, dhe me fëmijën. Jam vetëm këtu, kam babain e sëmurë. I kanë vendosur baltë, ajo ka vdekur është në varr. Më kanë lënë në depresion, kam një vit me të, sa kam bërë unë për s’të nuk do kishte bërë njeri”, theksoi Leonard Marku. 35-vjeçarja u gjet e pajetë në orët e para të mëngjesit të së dielës. Gruaja shqiptare është vrarë me dy plumba, një në ballë dhe një tjetër pas veshit të majtë. Gjithashtu në trup kishte shenja dhune dhe ishte e gjakosur. Pas 24 orësh, u gjet një transgjino­r i vrarë i identifiku­ar si Carlo Bertolotti. Trupi i tij u gjet në Sarzanë, jo shumë larg vendit ku u gjet trupi i Nevilës. Zona ku u gjet trupi i 43-vjeçarit frekuentoh­ej nga tranvestit­ë që prostituoj­në në rrugë. Si autor i krimit të dyfishtë, është vënë në pranga 32-vjeçari Daniele Bedini. Ky i fundit ka mohuar akuzat dhe avokati i tij Rinaldo Reboa u shpreh për mediat: “I vetmi element që i ka shtyrë hetuesit të ndalojnë klientin tim është kallëzimi i vjedhjes së armës në pronësi të babait të Danieles, pak ditë para se të ndodhnin vrasjet.”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania