Gazeta Shqiptare

SPAK heq dorë nga pyetja e Ardian Çapjas, Etien Cani mohon gjithçka: Nuk kam lidhje me ekzekutimi­n e babë e bir

Seanca e radhës me 15 qershor, do pyetet i pandehuri Klajdi Dokoli

-

Ditën e djeshme ka vijuar gjyqi për vrasjen e babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqirit, ndërkohë që njëri prej dëshmitarë­ve ka ndryshuar versionin e dhënë fillimisht në Prokurorin­ë e Elbasanit. Gjatë seancës së djeshme, Etien Cani është shprehur se nuk njeh asnjë person që i penduari i drejtësisë Ervis Bardhi ka përmendur. Etien Cani, ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje dhe asnjë njohje me Ardjan dhe Florenc Çapjan, due mohuar kategoriki­sht se kanë qenë ata që kanë dhënë urdhërin për të hequr qafe babë e bir në banesën e tyre. Pasi ka përfunduar deklaratën e tij, ishte radha e Çapjas për t’u marrë sërish në pyetje para togave të zeza, por Prokuroria hoqi dorë.

Pas përfundimi­t të dhënies së deklarimev­e nga Etien Cani, radhën për t’u marrë në pyetje nga prokuroria, e ka në seancën e ardhshme të datës 15 qershor, i pandehuri Klajdi Dokoli. Dukoli njihet edhe si mik i ngushtë i Elvis Bardhit dhe Etjen Canit. Ervis Bardhi, i penduari i policisë ka përmendur emrin e Klajdi Dukolit si person që përpara vrasjes, deri në momentin e kryerjes së saj ka qenë në rolin e vëzhguesit, në emër të familjes Çapja.

Ervis Bardhi dhe Etien Cani dyshohet se kanë qenë personat e vetëm që kishin akses për të hyrë tek familja ky edhe u realizua vrasja. Bardhi është kthyer në “pentito”, ndërsa shoku tjetër nuk ka pranuar të bashkëpuno­jë me drejtësinë. Ndërsa Jorgo Leku është gjithashtu bashkëpunë­tor në krim. Ata ishin paraqitur në shtëpinë e Nezir Beqirit si miqtë e djalit, Gentianit i cili ndodhej i paralizuar dhe në arrest shtëpie, pas një përplasje me policinë pasi ishte në kërkim për një tjetër ngjarje të rëndë të ndodhur në Elbasan.

Vrasja ndodhi më 15 gusht të vitit 2012, kur e ëma e Gentian Beqirit kishte dalë për të bërë pazaret, ndërsa i biri i paralizuar prej kohësh qëndronte nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, por ruhej nga efektivë policie. Dëshmitar i ngjarjes së rëndë, ka qenë babai i tij, Nezir Beqiri, i cili ndërroi jetë pak minuta pas të birit.

Fillimisht u dyshua se Nezir Beqiri kishte pësuar infarkt pas ngjarjes, por ekspertiza mjekoligjo­re përcaktoi se i moshuari ka humbur jetën si pasojë e plagëve të shumta që mori nga atentatotr­ët. Dyshohet se vrasjet janë kryer për motive hakmarrjej­e, pasi në 2005-ën, Gentian Beqiri është akuzuar nga organet e drejtësisë për vrasjen e biznesmeni­t Sokol Çapja, vrasje e cila ka ndodhur në një prej bareve të Elbasanit, pranë Universite­tit “Aleksandër Xhuvani”. Për disa kohë 40vjeçari, Gentian Beqiri, ishte në “Arrest shtëpie” për këtë vrasje. Ai vuante nga një dëmtim në shtyllën kurrizore, për shkak të një tentative arratisjej­e nga qelitë e paraburgim­it.

Për vrasjen e tij, u dyshua se kishte të bënte me faktin se Beqiri i kishte ngacmuar të dashurën Bardhit, por në fakt rrëfimi që ai bëri në organet e drejtësisë ka ndryshuar rrjedhën e krimit. Për ngjarjen në kërkim është shpallur edhe Florenc Çapja, por ky i fundit ndodhet në Dubai, vend me të cilin Shqipëria nuk ka marrëveshj­e ekstradimi.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania