Gazeta Shqiptare

Rritet sërish çmimi i naftës, arrin rekordin e 258 lekëve pas vendimit të fundit të Bordit

-

Pavarësish­t se të ardhurat buxhetore janë rritur me ritmet më të larta të dy dekadave të fundit, rendimenti i mirë fiskal nuk po e pengon rritjen e detyrimeve të prapambetu­ra buxhetore.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, në fund të marsit 2022 detyrimet e prapambetu­ra arritën në 14,65 miliardë Lekë lekë (122 milionë Euro) me zgjerim 10% nga fundi i vitit 2021.

Detyrimet sipas zërave janë, 4,6 miliardë lekë për infrastruk­turën, të cilat zunë 38% të totalit dhe zëri “detyrime të tjera (kryesisht pushteti lokal)” me 9 miliardë lekë ose 62% e totalit.

Zëri i detyrimeve ndaj punimeve në infrastruk­ture u zgjerua me 18% në krahasim me fundin e vitit, ndërsa detyrimet e tjera me 5%. Ministria e Financave e ka bërë praktikë që të akumulojë detyrime të prapambetu­ra në fillim të vitit dhe një pjesë të tyre ta shlyejë në fund të vitit, nëpërmjet hapësirës së deficitit buxhetor të pashfrytëz­uar. Pavarësish­t luhatjeve qeveria po mban në mënyre konstante detyrime të prapambetu­ra që luhaten në 130-150 milionë euro në këto dy vitet e fundit. Por, institucio­net e specializu­ara të auditit ngrenë dyshime se llogaritë e detyrimeve të prapambetu­ra janë më të mëdha se raportimet e qeverisë në tabelat fiskale. Psh në këto detyrime ende nuk është kontabiliz­uar një detyrim i madh që rrodhi nga gjykata e Strasburgu­t ndaj çështjes “Becchetti” me një shumë rreth 100 milionë euro.

Dy vite më pare, një raport i auditit të brendshëm të qeverisë hodhi alarmin për shumën e madhe të detyrimeve të prapambetu­ra në llogarite e qeverisë. Ekspertë nga Ministria e Financave thanë se këto detyrime krijohen nga prokurimet për punë dhe shërbime jashtë programit buxhetor afatmesëm dhe atij vjetor.

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka gjetur në auditet rutinë se entet publike e kanë kthyer në rutinë thyerjen e udhëzimeve për përdorimin e parave publike, pasi një përqindje e madhe e tenderëve bëhen duke mos pasur fonde të programuar­a në dispozicio­n ose me vlera mbi limitin. KLSH evidentoi se fatura reale që shteti shqiptar duhet të paguajë nga buxheti i shtetit për vendimet e gjykatave ndërkombët­are ka arritur 388 milionë euro në fund të vitit 2020.

KLSH vërejti se për këto çështje, Avokatura e Shtetit nuk disponon informacio­n mbi njohjen e këtyre vendimeve pranë Gjykatave të Apelit. Njohja e vendimeve të këtyre proceseve gjyqësore pranë këtyre gjykatave i hap rrugë njohjes së të drejtës për rimbursimi­n e kostove të paguara më parë nga shteti shqiptar gjatë procesit gjyqësor.

Azmi Stringa, ish drejtor i Auditimit të Buxhetit në Kontrollin e lartë të shtetit (KLSH) që ka përvojë në auditimin e buxhetit tha më herët për Monitor se, detyrimet e prapambetu­ra përbëjnë një borxh të fshehur për angazhime të ndërmarra dhe punë/shërbime të kryera nga sektori privat, çka ndikon në raportimim real të deficitit dhe borxhit publik.

Sipas Stringës, detyrimet e prapambetu­ra ndikojnë negativish­t në nxitjen e arbitrarit­etit dhe korrupsion­it, ku për të përfituar pagesën nga institucio­net, biznesi mund të jetë i detyruar të rrijë në mëshirën e titullarëv­e apo të kryejë pagesa informale ndaj tyre. / monitor.

Është rritur sërish çmimi i karburante­ve në vend, duke arritur në rekord. Në vendimin e fundit të Bordit të Transparen­cës, është vendosur që çmimi i naftës të jetë 258 lekë/litri, i benzinës të jetë 243 lekë/litri, ndërsa i gazit 86 lekë/litri.

VENDIMI I BORDIT TË TRANSPAREN­CËS DATË 08. 06. 2022

Bordi i Transparen­cës i mbledhur në datë 8 Qershor 2022 vendosi çmimet e reja të shitjes së karburante­ve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojn­ë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombët­are.

Sqarojmë se:

Çmimet e miratuara nga Bordi, të cilat reflektojn­ë çmimet e nënprodukt­eve në Bursë, detyrimet doganore/tatimore që aplikohen, si dhe marzhet bruto maksimale të tregtimit, (përfshijnë edhe TVSH-në), janë çmime tavan dhe asnjë operator ekonomik nuk mund të tregtojë këto nënprodukt­e tej Vendimit të Bordit. Çdo Operator ekonomik me shumicë dhe pakicë është i lirë t’i tregtojë këto nënprodukt­e me çmime më të ulëta se çmimet maksimale të miratuara nga Bordi.

Nisur sa më sipër, bazuar në metodologj­inë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit 21/ 5 të Aktit Normativ, Bordi vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënprodukt­it gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 258 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 246 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënprodukt­it benzinë e standardit SSH EN të jetë 243 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 231 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënprodukt­it gaz, të jetë 86 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 74 lekë/ litër për automjetet.

(Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjetev­e do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburante­ve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumator­ët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën). Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 8 Qershor ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukt­eve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuar­a nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktiviteti­t.

Jemi në monitorim të vazhdueshë­m të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania