Gazeta Shqiptare

105 ditë luftë/ Zelensky: Ukrainasit do përballen me dimrin më të vështirë gjatë gjithë viteve të pavarësisë

Paralajmër­imi i kreut të OKB-së: Lufta mund të sjellë valë të papreceden­të urie dhe mjerimi Von der Leyen: Ushqimi, pjesë e ‘arsenalit’ të terrorit të Putinit

-

S ulmet e ushtrisë ruse nuk kanë të ndalur. Ditën e djeshme, rusët kanë goditur të paktën dy spitale në qytetet ukrainase të Severodone­tsk dhe Rubizhne. Ndërsa, pjesë të konsiderue­shme të Severodone­tsk janë shkatërrua­r nga luftimet midis forcave ukrainase dhe ruse. Ukrainasit kanë ruajtur pozicionet e tyre mbrojtëse në qytet, duke penguar deri tani përpjekjet e rusëve për të marrë qytetin. Ndër të tjera Kievi bën me dije se janë vrarë më shumë se 31 mijë ushtarë rusë ndërsa Moska thotë se rreth 1000 ukrainas po hetohen në Rusi. Ndërkaq, presidenti Volodymyr Zelensky ka deklaruar se ukrainasit do të përballen me dimrin më të vështirë gjatë gjithë viteve të pavarësisë. Ai tha se Ukraina nuk do të jetë në gjendje që të shesë gaz dhe qymyr jashtë vendit për shkak se do t’i nevojitet të përmbush nevojat brenda vendit. Gjithashtu, Zelensky njoftoi se po zhvillohen bisedime që Ukraina të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian. Shpresat e Ukrainës për t’i rezistuar dhe rifituar territoret e pushtuara nga trupat e Moskës lidhen me dërgimin e furnizimev­e të reja me armë, veçanërish­t nga SHBA dhe Britania e Madhe. Nga ana tjetër, Brukseli akuzon Rusinë për shkatërrim­in e terminalit të dytë më të madh të grurit. Dhe një nga problemet më të mëdha të konfliktit është shantazhi që bën Rusia me ushqimet, një situatë që rrezikon të destabiliz­ojë jo vetëm vendet më të varfra ku ka mungesë ushqimi. Kurse kreu i OKB-së paralajmër­oi se lufta mund të sjellë valë të papreceden­të urie dhe mjerimi

ZELENSKY: UKRAINASIT DO TË PËRBALLEN ME DIMRIN MË TË VËSHTIRË GJATË GJITHË VITEVE TË PAVARËSISË

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka deklaruar se ukrainasit do të përballen me dimrin më të vështirë gjatë gjithë viteve të pavarësisë. Gjithashtu ai bëri të ditur se Ukraina nuk do të jetë në gjendje që të shesë gaz dhe qymyr jashtë vendit për shkak se do t’i nevojitet të përmbush nevojat brenda vendit.

MË SHUMË SE SHTATË MLN QYTETARË JANË LARGUAR NGA UKRAINA QË NGA FILLIMI I LUFTËS

Më shumë se shtatë milion njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus. Agjensia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët ka bërë me dije se gjithsej janë regjistrua­r 7.023.559 kalime kufitare nga Ukraina që nga data 24 shkurt që përkon me fillimin e luftës. Numri i refugjatëv­e individual­ë nga Ukraina të regjistrua­ra në të gjithë Evropën ishte 4,712,076, me Poloninë, Rusinë dhe Moldavinë ndër vendet kryesore pritëse.

LAVROV PARALAJMËR­ON PERËNDIMIN: DËRGIMI I ARMËVE NË UKRAINË DO TË SJELLË MË SHUMË VDEKJE MES UKRAINASVE

Ambasada e Rusisë në Londër ka postuar një mesazh nga ministri i jashtëm i vendit Sergei Lavrov. Ai ka qenë në bisedime këtë mëngjes me homologun e tij në Turqi për të diskutuar një plan për rifillimin e eksporteve të grurit ukrainas. Në Tëitter, ai duket se po paralajmër­on Perëndimin për lëvizjen e tij për të dërguar armë në Ukrainë për të ndihmuar vendin të luftojë kundër forcave ruse.

“Ukraina është duke u përmbytur me armë dhe pajisje të rënda,” tha ai.

SHKRIHEN AKUJT/ ZELENSKY BISEDON ME SCHOLZ: NDIHMË PËR TË BURGOSURIT E LUFTËS

Në muajin maj, kancelari gjerman Olaf Scholz e refuzoi ftesën e Volodymir Zelenskyt për të vizituar Kievin, në përgjigje të kundërshti­mit që presidenti ukrainas i bëri vizitës së kreut gjerman të shtetit, Frank-Ëalter Steinmeier. Megjithatë, dy liderët kanë zhvilluar së fundi një bisedë telefonike, ku sic tha Zelensky, ka biseduar hapur me shefin e ekzekutivi­t gjerman për shqetësime­t e tij lidhur me trajtimin e të burgosurve të luftës nga Rusia. “Diskutova për rritjen e mbështetje­s së mbrojtjes për Ukrainën dhe për t’u siguruar për sigurinë globale të ushqimit. Ngrita çështjen e respektimi­t të ligjeve ndërkombët­are nga ana e Rusisë

në trajtimin e të burgosurve të luftës. Theksova rëndësinë për vendimet për integrimin e Ukrainës në Bashkimin Europian”, tha Zelensky.

Zelensky nuk dha detaje të mëtejshme për këtë bisedë. Media shtetërore ruse TASS raportoi një ditë më parë se mbi 1,000 ushtarë ukrainas, të cilët janë dorëzuar në qytetinpor­t të Mariupolit, tani po mbahen në territorin rus dhe po hetohen. Rusia sakaq pretendon se ka hapur një korridor tokësor nga Krimeja e aneksuar prej saj në 2014-tën, duke lejuar civilët dhe mallrat të kalojnë nëpër territorin lindor të Ukrainës. Ministri rus i mbrojtjes tha se ushtria, në bashkëpuni­m me kompaninë qendrore ruse të hekurudhav­e ka rikthyer 1200 kilometra shina treni dhe ka hapur rrugë për të lejuar “një qarkullim të plotë” midis Rusisë, rajonit të Donbasit të Ukrainës lindore dhe Krimesë.

ISH-OFICERI BRITANIK: PUTIN DO TË LARGOHET NGA PUSHTETI BRENDA GJASHTË MUAJSH

Ish-oficeri britanik Christophe­r Steele, ka deklaruar ditën e djeshme se sipas tij presidenti rus Valdimir Putin do të jetë në pushtet deri pas gjashtë muajsh. Teksa po fliste për programin “World at One” në BBC Radio 4, Christophe­r Steele tha se sapo sanksionet perëndimor­e ndaj Rusisë, veçanërish­t masat energjetik­e, të fillonin të hynin plotësisht në fuqi, ditët e Putinit do të numërohen me gishta, Steele, i cili ishte autor i dosjes Trump-Rusi, vuri në dukje se duke parë shenjat që ka shfaqur Putin me shëndetin e tij, nuk do ta ketë të gjatë. Nëse burimet e SHBA dhe Britanisë së Madhe kanë të drejtë, tha ai, udhëheqësi rus mund të “dorëzohet” nga naa shëndetëso­re deri në atë kohë.

KANADAJA VENDOS SANKSIONE TË REJA NDAJ RUSISË

Kanadaja ka njoftuar se do të vendosë sanksione të reja ndaj Rusisë, sipas deklaratës së ministres së jashtme kanadeze Melanie Joly.

Masat do të parashikoj­në një ndalim të eksportit të 28 shërbimeve, duke përfshirë kontabilit­etin dhe reklamat që nevojiten për funksionim­in e industrive ruse të naftës, gazit dhe kimike.

Në një deklaratë, Joly tha se pushtimi rus i Ukrainës ka zgjatur mbi 100 ditë. Në atë kohë, Vladimir Putin dhe regjimi i tij kanë shkaktuar dhimbje dhe vuajtje të patreguesh­me në Ukrainë dhe në mbarë botën.

“Ne do të vazhdojmë të ndjekim pamëshirsh­ëm përgjegjës­inë për luftën e pakuptimtë të Vladimir Putin. Kanadaja do të bëjë gjithçka në fuqinë e saj për të parandalua­r aftësinë e Putinit për të ushqyer dhe financuar makinën e tij të luftës.”tha Joly.

VON DER LEYEN: USHQIMI ËSHTË PJESË E ‘ARSENALIT’ TË TERRORIT TË PUTINIT

“Kriza e ushqimit dhe drithit është rezultat i një rrethimi të ftohtë, të pashpirt dhe të llogaritur nga Putin mbi disa nga njerëzit që janë të cenueshëm në botë”, tha ajo. Ushqimi është pjesë e arsenalit të terrorit të Kremlinit kështu deklaroi presidentj­a e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen duke folur në seancën plenare të Parlamenti­t Evropian.

PARALAJMËR­IMI I KREUT TË OKB-SË: LUFTA MUND TË SJELLË VALË TË PAPRECEDEN­TË URIE DHE MJERIMI

Pasojat për botën e pushtimit rus të Ukrainës po përkeqësoh­en. Kështu deklaron shefi i OKB-së, Antonio Guterres, krizë që sipas tij prek 1.6 miliardë njerëz. “Ndikimi i luftës në sigurinë ushqimore, energjinë dhe financat është sistematik, i rëndë dhe i përshpejtu­ar”, -thotë Sekretari i Përgjithsh­ëm i OKB-së, teksa paraqet raportin e dytë të OKB-së për pasojat e konfliktit. “Lufta “kërcënon të lëshojë një valë të papreceden­të urie dhe mjerimi, duke lënë kaos social dhe ekonomik pas saj”, thotë Guterres. Ndërsa, kriza e këtij viti duket se ka të bëjë me mungesën e aksesit në ushqim, kriza e vitit të ardhshëm mund të jetë për mungesën e vetë ushqimit, paralajmër­on ai. “Ka vetëm një mënyrë për të ndaluar këtë stuhi grumbullue­se, pushtimi rus i Ukrainës duhet të përfundojë”, përfundoi kreu i OKB-së.

TURQIA “TRADHËTON” PERËNDIMIN, PALË ME RUSINË: KËRKESAT E SAJ, LEGJITIME

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov përcolli mesazhe pozitive pas takimit të shumëpritu­r me homologun turk, Mevlut Cavosoglu në Ankara, të fokusuara tek përpjekjet për çeljen e një korridori që të lejojë dërgesat e grurit ukrainas, të bllokuar në portet e vendit të përballur që prej muajit shkurt me agresionin e Moskës. Bisedimet vijnë në kohën kur dhe vetë Turqia përballet me presionin të hapë Detin e Zi për anijet e NATOs për të thyer bllokadën e Rusisë ndaj Ukrainës. “Ne jemi të gatshëm të garantojmë sigurinë e anijeve që largohen nga portet ukrainase. Jemi gati ta bëjmë këtë në bashkëpuni­m me kolegët tanë turq”, tha Lavrov. Kryediplom­ati turk i cilësoi të drejtë kërkesat e Moskës për fundin e sanksionev­e, në mënyrë që të ndihmohet zhbllokimi i drithit dhe mbërritja e tij në tregje.

“Nëse na duhet të hapim tregun ndërkombët­ar ndaj drithit apo vajit të luledielli­t ukrainas, ne e shohim heqjen e pengesave në rrugën e eksporteve të Rusisë si një kërkesë legjitime”,

Ekspertet thonë se një marrëveshj­e e tillë shmang rrezikun e konfrontim­it midis NATO-s dhe Rusisë, duke pasur parasysh praninë e fortë detare të Rusisë në Detin e Zi. Por analistët dyshojnë se Rusia është e angazhuar për të lehtësuar krizën e grurit dhe shtojnë se Moska mund ta shfrytëzoj­ë situatën për interesat e saj.

MERKEL DËNON AGRESIONIN RUS: S‘KAM FAJ PËR SITUATËN NË UKRAINË

Në intervistë­n e saj të parë që prej lënies së postit, ishkancela­rja gjermane, Angela Merkel, e mbrojti politikën që ka ndjekur ndaj Rusisë dhe e bëri të qartë se nuk fajëson aspak veten për situatën në Ukrainë. Merkel tha se ndien një “trishtim të madh” që përpjekjet gjermano-franceze rreth marrëveshj­es së paqes të Minskut me Rusinë nuk funksionua­n. Megjithatë, ajo insistoi për ARD se nuk ka qenë naive lidhur me presidenti­n rus dhe se “diplomacia nuk mund të jetë gabim gabim për faktin që nuk funksionoi”.

“Nuk e kuptoj pse duhet të them se ishte gabim dhe të kërkoj falje për këtë. Nuk e di çfarë do të ishte fituar nëse Putini thjesht do të bënte si të donte në 2014-tën, pa e vënë askush ujin në zjarr”, tha Merkel. Marrëveshj­et e paqes të Minskut, të arritura më 2014 dhe 2015, kishin për qëllim të zgjidhnin konfliktin në lindje të Ukrainës midis separatist­ëve të mbështetur nga Rusia dhe forcave qeveritare ukrainase. Liderët e Ukrainës, Rusisë, Gjermanisë dhe Francës u takuan nën të ashtuquajt­urin Format të Normandisë, duke kërkuar që t’i jepnin fund konfliktit. Por, këto pakte nuk u zbatuan plotësisht. Duke folur për situatën aktuale, Merkel tha se nuk ka asnjë justifikim për “mospërfill­jen brutale të ligjit ndërkombët­ar” nga Rusia.

“A kemi mundur të bëjmë më shumë që të parandaloj­më këtë, që unë tani po e quaj tragjedi të madhe. Prandaj ju vazhdoni të pyesni pse, dhe unë natyrisht që vazhdoj t’i bëj këto pyetje”, tha Merkel.

Ish-kancelarja e pohoi se ka qenë kundër idesë për anëtarësim­in e Ukrainës në NATO, pikërisht me qëllimin të shmangej një përshkallë­zim i situatës me Rusinë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania