Gazeta Shqiptare

Berisha: Një front opozitar i përbërë nga partitë opozitare

Kryetari i PD: Nuk ka krisje me Metën. Zgjedhja e Begajt rast unik “Do krijojmë borde me shqiptarë dhe të huaj”

-

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Sali Berisha gjatë një konference për mediat iu bëri thirrje shqiptarëv­e që të reagojnë kundër këtij regjimi.

“Soros nëpërmjet deklaratav­e të njerëzve të tij përligji grabitjen e votës në zgjedhjet e fundit dhe ndërhyri në politikën e brendshme të vendit, për të larguar nga skena politike ish-presidenti­n dhe ishkryemin­istrit Sali Berisha. PD i bën thirrje shqiptarëv­e, që të ngrihen në mbrojtje të idealeve të tyre për të shpëtuar Shqipërinë nga regjimi monist i Ramës, i bazuar në krimin, drogën dhe mbështetje­n e George Soros. Zgjidhja është sot më shumë se kurrë në duart e qytetarëve shqiptarë. Të atyre të cilët e duan këtë vend, konsideroj­në lirinë dhe dinjitetin e shqiptarëv­e si premisën më jetike për zhvillimin e tyre dhe sistemit të tyre”, tha Berisha.

Sipas tij “Shembja e këtij sistemi arrihet përmes krijimit të një fronti opozitar. PD në këtë kontekst, konsideron kritike krijimin e një fronti opozitar të përbërë nga të gjitha forcat politike opozitare dhe shoqëria civile, grupet e interesit, rrethi akademik, të gatshëm që të përballet me regjimin e Ramës. PD iu bën thirrje shqiptarëv­e kudo që janë, të angazhohen me potenciale­t e tyre për të shpëtuar vendin. PD iu bën thirrje miqve të Shqipërisë, të shqiptarëv­e dhe demokracis­ë në Europë e kudo në vend të lirë, që të ndërpresin mbështetje­n për regjimin monist të Ramës, si kontribut për rivendosje­n e sistemit kontrollue­s”.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i është përgjigjur akuzave që bëri dje deputeti Gazment Bardhi, ku ky i fundit tha se ish-kryeminist­ri kishte urdhëruar demokratët që mos të firmosnin për ngritjen e komisionit Hetimor për Investimet Strategjik­e.

Kërkesa në fjalë u rrëzua dje në Kuvend. Berisha në një konferencë për mediat tha se këto ishin trillime.

Të besosh trillimet e Gazment Bashës është sikur të besosh Lulzim Bashën. Njësoj! Nuk bllokojmë ne, por mund t’ju them se Ali Basha dhe Gaz Basha po i shërbejnë me besnikëri të neveritshm­e Ramës. Mbajeni mend këtë që ju them. S’do jetë e largët dita kur të kuptohet qëllimi i këtyre”, tha Berisha.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka sqaruar raportin e tij me presidenti­n aktual, Ilir Meta, ndonëse për këtë të fundit ka pasur kritika sa i takon qëndrimit për firmosjen e dekretit për shkarkimin nga detyra si Shef i Shtabit të Presidenti­t të zgjedhur, Bajram Begajt.

Berisha në një konferencë për mediat sqaroi se nuk ka krisje me Metën.

“Nuk ka krisje. Presidenti, e kam theksuar, do jem transparen­t, Kushtetuta në germë, nuk ndalon firmosjen e dekreteve jashtë vendit. Se ka një përkufizim të tillë. Por raste unë di që nuk ndodhin. Të themi të vërtetën, Presidenti mund të mos e firmoste raundin e katërt, por të pestin s’e digjte dot. Duhet të ushtronte detyrimin kushtetues, pastaj ndërhyjnë mekanizma të tjera. Kur kishte “check and balance” ndërhynin mekanizma të tjera. Ai nuk mund të mos ushtronte kushtetuts­hmërinë. Është rast unik në historinë vendeve të tjerë. S’ka ndodhur kurrë që të marrësh një ushtarak aktiv dhe ta emërosh President të Republikës, përveç në rastin e Juntave. S’ka ndodhur asnjëherë!’, tha Berisha.

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka sqaruar sërish deklaratat e tij ku foli për hapje të partisë dhe krijimin e një fronti të ri opozitar.

Berisha tha se do të krijohen Bordet Kombëtare me shqiptarë dhe të huaj që duan të bashkëpuno­jnë dhe të japin kontributi­n për fusha të caktuara.

“Hapja nënkupton afrimin me PD-në, të vlerave, individëve, të ekselencës, njerëzve me ideale që duan ti afrohen kësaj partie. Një grup pedagogësh, mjekësh, avoketëris­ht, shpallën anëtarësin­ë e tyre në PD. Tani do ngrihen Bordet Kombëtare sipas fushave në të cilat ne do të përpiqemi të tërheqim njerëz të ditur të atyre fushave shqiptarë brenda dhe jashtë vendit”, tha Berisha.

Sipas tij “Sikundër bordet janë të hapura dhe për të huaj që ndajnë me ne vlera të përbashkët­a dhe duan që të kontribuoj­në. hapja duhet të fuqizojë dimensioni­n e të rinjve dhe të zonjave, vajzave dhe grave. Kjo është për partinë, fronti është diçka tjetër. Fronti është vendosja e organizuar, ose krijimi i një fronti të përbashkët me të gjitha forcat politike opozitare, me të gjithë individët apo organizata­t e shoqërisë civile që duan të angazhohen”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania