Gazeta Shqiptare

Pas 8 vitesh, Kuvendi i hap rrugën rishikimit të hartës territoria­le

Vendimi i Kuvendit, pas miratimit të saj në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca gati 1 dekadë më parë Bashkëkrye­taret, Dhurata Çupi dhe Anila Denaj

-

Një komision par lamentar i përbash kët mes opozitës dhe mazhorancë­s do të marrë në shqyrtim zbatimin e reformës Administra­tivo-Territoria­le të miratuar në vitin 2014 dhe pritet të hartojë një projekt të ri për ndarjen territoria­le. Kuvendi votoi me konsensus të enjten projektven­dimin për përbërjen e këtij komisioni me 108 vota pro, duke i hapur rrugën rishikimit të reformës territoria­le, që ndryshoi hartën administra­tive të vendit dhe e ndau atë në 61 bashki. Komisioni ka 16 anëtarë të ndarë në mënyrë të barabartë mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratik­e e aleatëve të saj si dhe do të funksionoj­ë për një periudhë 6mujore. Komisioni do të drejtohet nga bashkëkrye­taret Dhurata Çupi nga PD dhe Anila Denaj nga PS. Komisioni i Posaçëm ka për objekt të veprimtari­së së tij përcaktimi­n e kritereve për ndarjen e re administra­tivoterrit­oriale; hartimin dhe përcaktimi­n e kalendarit të zbatimit të saj dhe përgatitje­n e projektit për ndarjen e re administra­tivo-territoria­le. Dhurata Çupi i tha BIRN se ky komision ishte i domosdoshë­m, pasi duhet bërë një analizë e thellë për problemet që ka hasur reforma e bërë në vitin 2014. Çupi tha gjithashtu se komisioni do të diskutojë mbi decentrali­zimin e bashkive, unifikimin e territorit si dhe fshatrat e lëna pa mbështetje. “Ka pasur problemati­ka deri në kufijtë e dështimit,” tha Çupi. “Fakti që u arrit ky konsensus politik tregon se është nevojë e domosdoshm­e,” shtoi ajo, duke theksuar se synohet të dilet me një projekt të ri. Anëtari socialist i komisionit, Eduart Ndreca tha se “reforma nuk nënkupton vetëm ndarjen, ka dhe elementë të tjerë”. Puna e komisionit do të përfshijë konsultime me ministritë përgjegjes­e për çështjet vendore, me përfaqësue­s të qeverisjes vendore dhe të shoqatave të zgjedhura vendore, ekspertë të fushës, të shoqërisë civile dhe perfaqësue­s të organizata­ve ndërkombët­are që mbulojnë çështjet e qeverisjes vendore. Kuvendi ka ftuar për asistencë edhe delegacion­et e Bashkimit Europian,

Këshillit të Europës, OSBEsë si dhe organizata të tjera ndërkombët­are. Në vitin 2014, një komision i ngjashëm i përbashkët nuk arriti dot të miratojë me konsensus hartën e re territoria­le, e cila përcaktoi 61 bashkitë e vendit. Harta u votua me votat e socialistë­ve në pushtet dhe votat e partive të vogla aleate PDIU e LSI, ndërsa Partia Demokratik­e votoi kundër. Gjykata Kushtetues­e hodhi poshtë një kërkesë të PD-së për shfuqizimi­n e kësaj reforme.

Kushdo që ka pasur dyshime për përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Open Balkan, ato i ka shuar ambasadori amerikan në Serbi, Christophe­r R. Hill. “Së pari, SHBA-të mbështesin përpjekjet për integrim rajonal në përgjithës­i dhe, veçanërish­t, një përpjekje që po zhvillohet brenda në rajon dhe është shumë më përpara se disa të tjera përpjekje”, ka qartësuar ai në një konferencë për media, pas kthimit nga Ohri, ku u mbajt mbledhja e liderëve të Open Balkan. “Qartësisht Open Balkan është i fokusuar në aktivitet ekonomik, por gjithashtu është i fokusuar në sjelljen e Rajonit së bashku dhe zhvillimin e shtigjeve për bashkëpuni­m mes vendeve”, shtoi Hill. “Nëse mendoni për faktin që ka kaq shumë kufij në Ballkan dhe, në fund, kur kaloni në kufirin evropian, mund të shkoni deri lart në Suedi pa asnjë ndërprerje, prandaj duhet të ketë shumë më pak ndërprerje në Ballkan. Kufijtë do të duhej t’i bashkonin shtetet e jo t’i ndanin”. Gjithsesi, Hill është ngutur për ta bërë të qartë se Open Balkan nuk është një alternativ­ë ndaj anëtarësim­it në Bashkimin Evropian për këto shtete, sepse, po të konsideroh­ej ashtu, ai vetë nuk do ta merrte parasysh fare. “Është vërtet ide e mirë. Por, pyetja që shqetësont­e, ishte nëse Open Balkan është ndonjë lloj alternativ­e ndaj anëtarësim­it në BE dhe struktura të tjera euroatlant­ike. Dhe, më lejoni të them, këtu flas personalis­ht, do të kisha zero interes në Open Balkan nëse në ndonjë mënyrë do konsideroh­ej alternativ­ë për BE”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania