Gazeta Shqiptare

Bardhi Kadilli: Kryesia e re e PD me ‘bodyguard-ët politikë’ të Berishës

Analiza e anëtarit: Opozita po përplaset më shumë me veten se me kundërshta­rin Kritiku akuzon kryetarin e PD-së

-

Anëtari i Këshillit Ko mbëtar të Partisë Demokratik­e, Fatbardh Kadilli, ka folur mbrëmjen e djeshme në një emision televiziv për situatën politike në vend.

Kadilli tha se aktualisht opozita po përplaset më shumë me veten se me kundërshta­rin, ndërsa shton se ka një “garë” se ku do ta zotërojë atë.

Kriza vazhdon, duket sikur ka një stanjacion, palët janë rreshtuar në pozicione që në pamje të parë nuk ka dinamika, por ka dinamika, por më tepër se kriza e stanjacion­it rëndësi ka që ne kemi një krizë të vetë opozitës. Një opozitë që përplaset më shumë me veten se me kundërshta­rin.

Po marr rastin e Parlamenti­t, pak ditë më parë, një propozim për të ngritur një Komision parlamenta­r për të hetuar investitor­in strategjik vjen nga grupi ish-Basha dhe refuzohet nga grupi i Berishës, thjesht sepse e kanë sjellë ata. Është një iniciativë opozitare. Një javë më parë apo dy javë më parë ishte një rezolutë provokativ­e, spekulativ­e e Berishës për gjenocidin, mirë nga qeveria por refuzohet dhe nga këta. Vijmë tek Presidenti, një propozim njëra palë, një propozim pala tjetër, më e tepër e kanë syrin se çfarë po bën ky rivali im opozitar. Më tepër është garë kush do të zotërojë opozitën, kjo është krizë morale.

Formalisht jam anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së. E kam pranuar për një arsye të thjeshtë. Unë përfaqësoj një zë kritik brenda Partisë Demokratik­e. Në çdo moment që institucio­net e partisë kolegjiale formohen një zë kritik do duhet të përfaqësoh­et. Do duhet të kishte më shumë vetëdije politike nga ata që votuan, të përfaqësoh­ej më shumë zëri kritik, aq sa përfaqësoh­et në një trup kolegjiale prej 250 vetash.

Me mua janë mësuar. Kadilli tha se forumet që ngriti Berisha nuk sollën asgjë të re dhe nëse sheh me vëmendje Kryesinë ajo përbëhet nga figura që përfaqësim­in e tyre politik e kanë ose “bodyguard politik” të Berishës që nuk ka rëndësi parimi por Berisha ose njerëz që i shërbejnë Berishës se kanë disa njohuri, sektoriale por nuk janë shqetësim politik për të.

Natyrisht që është përdorur, e ka përdorur vetë Berisha për herë të parë publikisht, por nuk mund ta përdorin më shumë se aq se prova e vërtetë e Berishës për rreth një muaj nga Kuvendi i 30 prillit nuk kam folur publikisht për situatën në PD. Kam heshtur pasi kam pritur për të parë si do t’i ndërtojë forumet Berisha, dhe nuk prodhoi asgjë të re. Nëse shohim kryesinë e PD-së për fat të keq përbëhet nga figura që përfaqësim­in e tyre politik e kanë ose “bodyguard politik” të Berishës që nuk ka rëndësi parimi por Berisha ose njerëz që i shërbejnë Berishës se kanë disa njohuri, sektoriale por nuk janë shqetësim politik për të. Nuk ka asnjë person të promovuar nga Berisha në këtë garë, qoftë edhe si kandidat humbës për Kryesinë që t’i përkiste një prototipi tjetër politika tij të një individi që ka një zë, që ka një mendim të vetin, ose që është krijuar vetë jashtë promovimit të Berishës. Të gjithë janë promovime të Berishës.

Nuk e di tamam, por të vërtete duhet të ketë pasi nuk është kundërshtu­ar, nuk është korrkte, pranova të jem në garë për Këshilli Kombëtar me idenë që përfaqësoj një zë. Pak vota që ishin në favorin tim numerikish­t do të duhet të përfaqësoh­eshin në Këshilli Kombëtar. Kur unë si individ pretendoj të kem një përfaqësim, komunitete të tëra me specifika, kontribute do duhet të kishin përfaqësim­et e tyre. Të gabosh një numër me 150-200 anëtarë që kishte KK. Gabimi tregon ose menaxhim të keq të procesit ose orientim të keq të votimit. NQS lakmuesi e asaj që duhet të promovohet është besnikëria kjo nuk mund të lidhet me krahinizmi­n. Në qoftë se lakmuesi do tregonte ngjyrën që tregon produkt politik, natyrisht që nuk do të shkonte andej do të shkonte dikujt tjetër ku ka më tepër interesa politike.

Jo nuk më ka ardhur asnjë propozim, i kam ndenjur larg kontakteve e trupat që merren me këtë pjesë përfshirë Berishën dhe tjerët sepse nuk e shoh si negociatë por si sjellje politike. Berisha mori partinë, shumica aktive e partisë e ndoqi, mori numra, sfidoi palën tjetër, krijoi institucio­net dhe i mori në mënyrë krejtësish­t bindëse në numra, duhet të shpërfaqte atë që premtoi që do sillte diçka të re. Përvojën e parë e hodhi në erë nuk solli asgjë të re.

Unë kam respektuar institucio­net, nuk mund të jesh konservato­r dhe të refuzosh institucio­net. Arsyeja pse unë kam qenë refuzues ndaj rikthimit të Berishës nuk ka të bëjë me të si individ. E kam thënë në bisedë edhe me ju. Në 100 vjet shtet shqiptar ndoshta është politikani më i zoti që ia ka dalë betejave të veta. Nuk thashë është më i miri.

Nënkryetar­ja e LSI-së, Brisilda Shehaj la në pikëpyetje mundësinë e rikthimit të Metës në partinë që ai vetë e krijoi në vitin 2004.

Shehaj tha se shpejt do të kuptohej rëndësia e Metës në pozicionin e presidenti. Sa i përket rikthimit të Metës në LSI, nënkryetar­ja u shpreh për Fax Neës se ky kostum i rrinte ngushtë dhe se priste të kishte një përfaqësim më të gjerë.

“Jam e bindur se pa kaluar shumë kohë, do kutpohet vlera e vërtetë e Metës në presidencë. Nuk besoj se i mbetet Ramës për të gjykuar Metën.

Ai të shohë ato shkeljet që bën së bashku me korrin e sorrave, sepse firmosin vetëm marrëveshj­e antikushte­tuese. Unë ua garantoj se do e kërkojnë Metën si president.

Meta e ka thënë vetë se LSI-ja i rri ngushtë si kostum. Ajo që ka rëndësi është që Meta të jetë atje dhe të ketë një lloj fryme opozitare dhe shqiptarët të mos tradhëtohe­n.

Shpresojmë që Meta të ketë një përfaqësim më të gjerë se LSI-ja”-tha Shehaj.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania