Gazeta Shqiptare

“S’përgatitem­i më për dasmë”, ambasadori austriak i përgjigjet Ramës: Besoj se negociatat do hapen

-

Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Christian Steinar ka folur për mediat nga Korça, ku mori pjesë në një leksion të hapur në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Humane.

Steiner ka zgjedhur t’i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve lidhur me disa nga çështjet kyçe të politikës së ditës, siç është bashkëpuni­mi i BE-së me ish-kryeminist­rin Sali Berisha, negociatat e anëtarsimi­t por edhe Ballkanin e Hapur.

Lidhur me opozitën shqiptare dhe shpalljen nongrata të Berishës, ambasadori tha se është politikë e brendshme dhe nuk e komenton.

“Unë si diplomat sa i përket politikës së brendshme duhet të shoh si do jetë vendimi i gjykatës. Për ne është e rëndësishm­e që kemi një opozitë të fortë sepse është e rëndësishm­e për negociatat e anëtarësim­it”, tha ai.

Sa i përket çështjes së anëtarësim­it në Bashkimin Europian, ai tha; “Shpresojmë të hapen negociatat shumë shpejt edhe me Shqipërinë edhe me Maqedoninë e Veriut”.

“Unë besoj se është shumë e rëndësishm­e që të punojmë së bashku me iniciativa shumë konkrete. Mund ta përsëris që shpresojmë që mund të vendoset për t’u hapur negociatat”, shtoi ambasadori austriak.

Në varësi të vendimit që do të japë gjykata e Apelit ju po shikoni edhe atë çfarë do të keni marrëdhëni­e me zotin Berisha?

Do të shohim si do të vendosë gjykata e apelit, presim vendimin e gjykatës.

Kemi një president që në Korrik është gati të kthehet në opozitë, një koment?

Roli i Presidenti­t është të qenit president, është funksion shumë i lartë që nuk lidhet me opozitën. A keni një koment për Ballkanin e Hapur? Ballkani i Hapur është një iniciativë rajonale dhe është shumë e rëndësishm­e që të gjitha objektivat e Europës të realizohen.

A e mbështesni?

Për ne e theksoj edhe njëherë është shumë e rëndësishm­e që standartet të mos shkojnë nën nivelin e kërkuar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania