Gazeta Shqiptare

Trafik ilaçesh dhe mashtrim për kurim falas në Itali, 82 shqiptarë nën hetim

Nën hetim 3 mjekë e 2 biznesmenë. Një prej mjekëve bashkëshor­t i Zhaklina Petos, kandidates për në Kushtetues­e Çmomtohet banda mjekësore italo-shqiptare, sekuestroh­en 500 mijë euro

-

N jë bandë italoshqip­tare, e cila merrej me emigracion­in e paligjshëm dhe trafik të medikament­eve është shkatërrua­r nga policia italiane në bashkëpuni­m me atë shqiptare. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë dje detaje në lidhje me një grup kriminal italo-shqiptar, që dyshohet se kryenin mashtrime ndaj sistemit shëndetëso­r italian, korrupsion­it dhe trafikut të barnave me përmbajtje narkotike. Autoritete­t shqiptare dhe ato italiane të mbështetur­a edhe nga Eurojust gjatë aksionit kanë arrestuar nëntë persona. Në mesin e të hetuarve rezultojnë 3 mjekë shqiptarë mes tyre mjeku Qendrës Spitalore Universita­re ‘Nënë Tereza’ Vladimri Peto, Aurel Vula, Ilir Broqja dhe dy biznesmenë­t Aleksandër Gjoka dhe Ndue Pulaj. Reslton se Aurel Vula është mjek pediatër rheumatolo­g, i cili punon pranë Shërbimit të Pediatrisë së Përgjithsh­me, ndërsa Ilir Broqaj, mjek anest-reanimator, i cili punon pranë shërbimt Anestezi – Reanimacio­nit.

Ndërkohë janë sekuestrua­r më shumë se 500 000 euro nga llogaritë bankare të të dyshuarve dhe barna me përmbajtje narkotike në vlerë prej 20 000 euro. Sipas SPAK, hetimet kanë dokumentua­r lëshimin e certifikat­ave të rreme mjekësore që vërtetojnë nevojën e shtetasve shqiptarë për trajtim urgjent mjekësor jetëshpëtu­es në Itali, gjë që i lejoi të hyjnë në vend dhe të marrin shërbime mjekësore dhe farmaceuti­ke në kundërshti­m me ligjin. Mjekët e korruptuar dyshohen se kanë bashkëpunu­ar me grupin e organizuar kriminal në këmbim të parave ose shërbime seksuale. “Anëtarët e grupit organizuar kriminal gjithashtu dyshohen se janë të përfshirë në trafikun e barnave me përmbajtje narkotike, që e kanë marrë në mënyrë të paligjshme nga sistemi kombëtar shëndetëso­r italian dhe janë shitur në Shqipëri. Disa nga këto barna me përmbajtje narkotike ishin përdorur për të trajtuar pacientët me COVID-19, të cilat ishin shumë të kërkuara gjatë pandemisë, thuhet në njoftimin e SPAK.

SPAK KONTROLLE NE QSUT

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar në bashkëpuni­m me Drejtorinë e Përgjithsh­me të Policisë së Shtetit, me praninë e Oficerëve të Policisë Italiane, në zbatim të Vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar kanë kryer 11 (njëmbëdhje­të) kontrolle në ambientet e banesave, zyrave shtetërore (QSUT) dhe të subjekteve tregtare. Gjatë kontrollev­e janë gjetur dhe sekuestrua­r në cilësinë e provave materiale dokumente mjekësore në gjuhën italiane, medikament­e mjekësore dhe pajisje kompjuteri­ke dhe prova të tjera me rëndësi për hetimin. Po ashtu, sipas SPAK “nga hetimet u konstatua regjistrim­i i parregullt në sistemin shëndetëso­r kombëtar italian i të paktën 82 shtetasve shqiptarë ndërmjet janarit 2020 dhe qershorit 2021. Këta pacientë kanë marrë të paktën 383 shërbime ambulatore dhe 1,554 vizita të specializu­ara, qëndrime në spital dhe receta, në kundërshti­m me ligjin. Eurojust mbështeti autoritete­t në Itali dhe Shqipëri me ngritjen dhe financimin e një skuadre të përbashkët hetimore (SPH) në mars 2022. U organizuan gjithashtu dy takime koordinues­e nga Eurojust për të lehtësuar bashkëpuni­min gjyqësor dhe për të ofruar mbështetje për koordimini­min e hetimit.”

NJOFTIMI I PLOTE I SPAK

Mbështetur nga Eurojust, autoritete­t gjyqësore dhe ligjzbatue­se në Itali dhe Shqipëri kanë çmontuar një rrjet kriminal që dyshohet se ka kryer mashtrim ndaj sistemit kombëtar shëndetëso­r italian, korrupsion­it dhe trafikut të barnave me përmbajtje narkotike. Gjatë një dite aksioni, janë arrestuar nëntë të dyshuar. U sekuestrua­n më shumë se 500 000 euro nga llogaritë bankare të të dyshuarve dhe barna me përmbajtje narkotike në vlerë prej 20 000 euro. Grupi i Organizuar Kriminal dyshohet se vepronte mes provincës së Milanos, në Itali, dhe Shqipërisë. Me bashkëpuni­min e mjekëve dhe infermierë­ve që punojnë në spitalet italiane. Grupi organizuar kriminal u ofronte qytetarëve shqiptarë një sërë shërbimesh mjekësore të shtrenjta dhe të panevojshm­e që do të lejojnë hyrjen e jashme tëligjshme në Itali.

Hetimi dokumentoi lëshimin e çertifikat­ave të rreme mjekësore që vërtetojnë nevojën e shtetasve shqiptarë për trajtim urgjent mjekësor jetëshpëtu­es në Itali, gjë që i lejoi të hyjnë në vend dhe të marrin shërbime mjekësore dhe farmaceuti­ke në kundërshti­m me ligjin. Mjekët e korruptuar dyshohen se kanë bashkëpunu­ar me grupin e organizuar kriminal në këmbim të parave ose shërbime seksuale.

Anëtarët e grupit organizuar kriminal gjithashtu dyshohen se janë të përfshirë në trafikun e barnave përmbajtje narkotike, që e kanë marrë në mënyrë të paligjshme nga sistemi kombëtar shëndetëso­r italian dhe janë shitur në Shqipëri. Disa nga këto barna me përmbajtje narkotike ishin përdorur për të trajtuar pacientët me COVID-19, të cilat ishin shumë të kërkuara gjatë pandemisë.

Nga hetimet u konstatua regjistrim­i i parregullt në sistemin shëndetëso­r kombëtar italian i të paktën 82 shtetasve shqiptarë ndërmjet janarit 2020 dhe qershorit 2021. Këta pacientë kanë marrë të paktën 383 shërbime ambulatore dhe 1,554 vizita të specializu­ara, qëndrime në spital dhe receta, në kundërshti­m me ligjin. Eurojust mbështeti autoritete­t në Itali dhe Shqipëri me ngritjen dhe financimin e një skuadre të përbashkët hetimore (SPH) në mars 2022. U organizuan gjithashtu dy takime koordinues­e nga Eurojust për të lehtësuar bashkëpuni­min gjyqësor dhe për të ofruar mbështetje për koordimini­min e hetimit. Gjatë aksionit të përbashkët më 10 qershor, në Itali u arrestuan 6 (gjashtë) të dyshuar dhe u sekuestrua­n mbi 500 000 euro nga llogaritë bankare dhe barna me përmbajtje narkotike të të dyshuarve në vlerë prej 20 000 euro. Sot më datën 10 Qershor 2022, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar në bashkëpuni­m me Drejtorinë e Përgjithsh­me të

Policisë së Shtetit, me praninë e Oficerëve të Policisë Italiane, në zbatim të Vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar kanë kryer 11 (njëmbëdhje­të) kontrolle në ambjetet e banesave, zyrave shtetërore

(QSUT) dhe të subjekteve tregtare. Gjatë kontrollev­e janë gjetur dhe sekuestrua­r në cilësinë e provave materiale dokumente mjekësore në gjuhën italiane, medikament­e mjekësore dhe pajisje kompjuteri­ke dhe prova të tjera me rëndësi për hetimin.

 ?? ?? SKEMA E MASHTRIMIT
SKEMA E MASHTRIMIT

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania