Gazeta Shqiptare

Vodhi paratë e pensioneve dhe u zhduk, si u vu policia në lëvizje pas denoncimev­e

Drejtori i Postës në Peshkopi: Lekët do i kthej kur të marrë kredinë

-

Një punonjës i Postës Shqiptare në Peshkopi ka grabitur një shumë të madhe parash që ishin të destinuara për pensionist­ët në zonë dhe është zhdukur pa gjurmë. Policia e Dibrës ka shpallur penale në kërkim shtetasin, Gazmir Hasi, i cili akuzohet për vjedhjen e një shume prej 50 milionë lekësh të vjetra të pensionist­ëve dhe familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike në Njësinë Administra­tive Kastriot.

“Specialist­ët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, pas transmetim­it në emisionin investigat­iv “Fiks Fare”, të një rasti të dyshuar korruptiv në zyrën postare Dibër, referuan materialet në Prokurori, për veprat penale

“Vjedhja e kryer duke shpërdorua­r detyrën” dhe “Falsifikim­i i dokumentev­e”, dhe shpallën në kërkim shtetasin Gazmir Hasi, 33 vjeç, banues në Peshkopi. Shpallja në kërkim e këtij shtetasi u bë sepse dyshohet se ka shpërdorua­r detyrën si punonjës i Zyrës Postare Dibër, duke mos dorëzuar pagesat e pensioneve dhe të ndihmës ekonomike, si dhe ka falsifikua­r mandatpage­sat, duke firmosur në emër të përfituesv­e”, bënë me dije burime nga Policia e Dibrës. Gjithashtu, ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë edhe për shtetasin Xh. D., 64 vjeç, banues në Peshkopi, me detyrë shef i Zyrës së Shërbimit dhe Marketingu­t pranë Postës sh.a. filiali Mat, dega Dibër, pasi dyshohet se ka konsumuar elemente të veprës penale “Shpërdorim­i i detyrës”. Posta Dibër ka zëvendësua­r lekët e vjedhura dhe ka nisur shpërndarj­en e tyre për çdo përfitues që ankohet se nuk i ka marrë lekët.

DENONCIMI

Kanë qenë banorë të Njësisë Kastriot ata që kanë denoncuar pak ditë më parë se nuk kishin marrë pensionet që duhet të merrnin në muajin maj, të cilat 33-vjeçari, Gazmir Hysi duhet t’i dorëzonte. Ata thanë se postieri ishte zhdukur pa gjurmë, duke deklaruar se kishte blerë shtëpi në Tiranë me paratë e vjedhura, ndërsa të tjerë pretendoni­n se ka ikur në Dubai sipas ankesave në “Fiks Fare”. Nga ana tjetër, drejtori i Postës, Ilir Vranici, tregoi shumën që kishte tërhequr punonjësi. “Punonjësi Gazmir Hasi ka tërhequr 11.4 milionë lekë të reja pensione dhe 5.7 milionë lekë ndihmë sociale për muajin maj 2022. Ka filluar t’i shpërndajë. Kemi pasur probleme me vonesa”, tha drejtori. Më tej, pohon se ka urdhëruar që ky punonjës mos të tërheqë më para nga arka e Postës, por të merret dikush tjetër. “Kam ngritur grup pune për të verifikuar rastin. Nuk e kam denoncuar në polici se s’ka dalë raporti i kontrollit”, thotë drejtori. Ai pranon faktin që punonjësi ka blerë shtëpi në Tiranë, por sipas tij, ka marrë një pjesë të vogël me qëllim për t’i rikthyer sërish. “Të thashë ka probleme financiare, a më kupton. Dhe është e vërtetë që ka blerë shtëpi në Tiranë, po jo me lekët e kësaj, se shtëpia në Tiranë bën 50 milionë. Ai s’ka marrë 50 milionë! Por, më fal, ka përdorur pak nga këto dhe pret të marrë kredinë ditën e hënë a të martë, ta rregullojë…”, shton ai.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania