Gazeta Shqiptare

Bordi i ushqimeve vendos çmimet e reja, sa do të jetë orizi, sheqeri, mielli dhe vaji i luledielli­t

Për vajin e luledielli­t nuk do të përcaktohe­t çmim i unifikuar shitje

-

Bordi i Transapa rencës dhe Moni torimit të Çmimeve të Tregtimit ka vendosur sot çmimet e reja për produktet bazë, si orizi kokërrgjat­ë, sheqeri, mielli dhe vaji i luledielli­t.

NJOFTIMI NJOFTIMI I I PLOTË PLOTË

Bordi i Transapare­ncës dhe Monitorimi­t të Çmimeve të Tregtimit me shumicë/pakicë të produkteve ushqimore bazë dhe produkteve të tjera të lidhura me to, i ngritur në zbatim të aktit normativ nr. 7, datë 18.03.2022 “Për transparen­cën dhe monitorimi­n e çmimit për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg”, në mbledhjen e datës 1 Prill 2022, vendosi miratimin e listës së produkteve ushqimore bazë që do të monitorohe­n, si më poshtë: Miell, vaj luledielli, sheqer dhe oriz kokërrgjat­ë. Ky vendim është i detyrueshë­m për të gjitha subjektet që tregtojnë me shumicë/pakicë këto produkte. Gjithashtu Bordi i Transparen­cës vendosi miratimin e marzheve që do të aplikohen për disa produkte ushqimore bazë, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar nga rritja e cmimeve ndërkombët­are.

Bordi vendosi si mëposhtë vijon:

1.Miratimin e marzheve tavan që do të aplikohen për disa produkte ushqimore bazë, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar nga rritja e çmimeve ndërkombët­are. Çdo operator ekonomik i tregtimit të produkteve të mëposhtme, qoftë importues, tregtar me shumice, transportu­es apo tregtar me pakicë, është i lirë që të aplikojë marzhe bruto më të ulta mbi këto produkteve, se ato që rezultojnë nga aplikimi i marzheve tavan të miratuara nga Bordi, duke ofruar çmime shitje në treg më të ulta se ato që rezultojnë nga aplikimi i këtyre marzheve.

2.Për artikullin oriz kokërrgjat­ë (1 kg) miratohen marzhet tavan si mëposhtë:

a.Marzhi tavan i tregtimit të shitjes me shumicë të orizit kokërrgjat­ë është 11 lekë/kg mbi koston e importit plus detyrimet e paguara në doganë. Ky marzh mbulon shpenzimet operative të importuesi­t dhe ambalazhim­it brenda vendit.

b.Marzhi i tregtimit të transportu­esit i cili mund të jetë shitësi me shumicë, shitësi me pakicë apo palë të treta, nga magazina e shitësit me shumicë tek magazina e shitësit me pakicë është 2 lekë/kg mbi çmimin e llogaritur sipas gërmës “a” të këtij paragrafi.

c.Marzhi i tregtimit të shitjes në njësitë e tregtimit me pakicë të orizit kokërrgjat­ë është 3 lekë/kg mbi çmimin e llogaritur sipas gërmës “a” të këtij paragrafi plus transporti­n sipas gërmës “b” të këtij paragrafi.

3.Për artikullin sheqer (1 kg) miratohen marzhet si mëposhtë:

a.Marzhi tavan i tregtimit të shitjes me shumicë të sheqerit nga importuesi dhe ambalazhue­si është 15 lekë/ kg (6 lekë/kg për importuesi­n dhe 9 lekë/kg për ambalazhue­sin) mbi koston e importit plus detyrimet e paguara në doganë.

b.Marzhi i tregtimit të transportu­esit i cili mund të jetë shitësi me shumicë, shitësi me pakicë apo palë të treta, nga magazina e shitësit me shumicë tek magazina e shitësit me pakicë është 2 lekë/kg mbi çmimin e llogaritur sipas gërmës “a” të këtij paragrafi.

c. Marzhi i tregtimit të shitjes në njësitë e tregtimit me pakicë të produktit sheqer është 3 lekë/kg mbi çmimin e llogaritur sipas gërmës “a” të këtij paragrafi plus transporti­n sipas gërmës “b” të këtij paragrafi.

4.Për artikullin miell masiv miratohen marzhet tavan si mëposhtë:

a.Marzhi tavan i tregtimit të shitjes me shumicë të miellit nga prodhuesi dhe ambalazhue­si llogaritet si vijon:

a.Kostos së importit të grurit plus detyrimeve të paguara në doganë i shtohet mbi to 32% kosto e përpunimit dhe ambalazhim­it nga grurë në produkt të gatshëm miell; dhe

b.Mbi kostot e llogaritur­a sipas pikës së mësipërme “i”, shtojmë marzhin e tregtimit 2.5 lekë/kg për tregtarët e shumicës.

b.Marzhi i tregtimit të transportu­esit i cili mund të jetë shitësi me shumicë, shitësi me pakicë apo palë të treta, nga magazina e shitësit me shumicë tek magazina e shitësit me pakicë është 2.5 lekë/kg mbi çmimin e llogaritur sipas gërmës “a” të këtij paragrafi.

c.Marzhi i tregtimit të shitjes në njësitë e tregtimit me pakicë të produktit miell masiv është 2.5 lekë/kg mbi çmimin e llogaritur sipas gërmës “a” të këtij paragrafi plus transporti­n sipas gërmës “b” të këtij paragrafi.

5.Për artikullin vaj luledielli miratohen marzhet tavan si mëposhtë:

a.Marzhi tavan i tregtimit të shitjes me shumicë të vajit të luledielli­t nga importuesi është 35 lekë/litër mbi koston e importit dhe detyrimet e paguara në doganë. Ky marzh mbulon shpenzimet operative, shpenzimet e inbotilimi­t, si dhe shpenzimet e ambalazhim­it kur ky produkt importohet i hapur dhe ambalazhoh­et në vend.

b.Marzhi i tregtimit të transportu­esit i cili mund të jetë shitësi me shumicë, shitësi me pakicë apo palë të treta, nga magazina e shitësit me shumicë tek magazina e shitësit me pakicë është 2 lekë/litër mbi çmimin e llogaritur sipas gërmës “a” të këtij paragrafi.

c.Marzhi i tregtimit të shitjes në njësitë e tregtimit me pakicë të produktit vaj luledielli është 4 lekë/litër mbi çmimin e llogaritur sipas gërmës “a” të këtij paragrafi plus transporti­n sipas gërmës “b” të këtij paragrafi. Pas analizimit të këtyre marzheve Bordi i Transparen­cës vendosi që këto produkte duhet ti ofrohen konsumator­it familjar në markete me çmime jo më të larta se:

101 lekë/kg për orizin kokërrgjat­ë (1 kg);104 lekë/ kg për sheqerin (1 kg); 90 lekë/kg për miellin masiv.

Për produktin vaji i luledielli­t, për shkak se operatorë të ndryshëm kanë diferenca të ndjeshme në çmimet e blerjes në import të vajit të luledielli­t, nuk do të aplikohet kosto mesatare e ponderuar e zhdoganime­ve dhe nuk do të përcaktohe­t çmim i unifikuar shitje nga çdo subjekt, por çdo importues i vajit të inbotiluar apo importues vaji që e inbotilon dhe e paketon në vend, do të aplikojë marzhin e lejuar mbi koston e importimit të produktit të tyre sipas deklaratës doganore për çdo parti importi sipas marzheve të parashikua­ra në paragrafin 5 të këtij vendimi.

6.Administra­ta Tatimore, monitoron tregun nëpërmjet verifikimi­t të faturave të lëshuara nga subjektet gjatë periudhës së situatës së veçantë të krijuar në treg dhe raporton pranë Bordit çdo muaj brenda datës 10 të muajit pasardhës të periudhës raportuese.

7.Ky vendim hyn në fuqi në datë 10.06.2022 dhe i shtrin efektet deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit./ MONITOR

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania