Gazeta Shqiptare

Nga Genc Tafili, te Rexhep Rraja/ Liroi nga burgu “të fortët”, GJKKO nxjerr nga qelia ish-gjyqtaren e Krujës, Enkeleda Hoxhën

-

TIRANË - Gjykata e posaçme e Apelit ka liruar nga qelia ish-gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxhën dhe sekretaren e gjykatës, Manuela Mallkuçi. Një ditë më parë gjykata e refuzoi lirimin, sepse nuk ishte plotësuar afati për shuarjen e masës së sigurisë. Disa muaj më parë, Gjykata e Posaçme e dënoi ish-gjyqtaren Hoxha me 3 vite, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, përfitoi 1/3 e uljes së dënimit. Hoxha akuzohet për veprën penale “Korrupsion­i pasiv i gjyqtarëve, prokurorëv­e dhe funksionar­ëve të tjerë të drejtësisë”. Enkelejda Hoxha u shkarkua nga detyra e gjyqtares më 17 mars dhe u la në burg nga Gjykata e Apelit, edhe pse disa herë kërkoi lirinë me pretendimi­n se kishte dy fëmijë të mitur për të cilët duhet të kujdesej. Ajo u arrestua nga SPAK-u më 11 shkurt të vitit 2021, pas një superopera­cioni të bërë në Gjykatën e Krujës, teksa do të lironte të dënuarin për vrasje, Saimir Petani. Hoxha prej kohësh ishte kthyer në “fenomen” në drejtësinë shqiptare, duke u njohur si gjyqtarja “dorëlëshua­r”, e cila lironte persona të rrezikshëm në këmbim të parave. Përveç saj, në pranga ra edhe avokati i saj, Tabaku, i cili luante rolin e sekserit mes gjyqtares dhe avokatëve të palës tjetër. Gjyqtarja Enkelejda Hoxha ka marrë shuma nga 6 mijë deri në 12 mijë euro në këmbim të lirimit të të dënuarve për vrasje. Në skemë u zbulua edhe mjeku kardiolog Edvin Prifti, pasi nga përgjimet rezultoi se kishte marrë ryshfet për të operuar në QSUT nënën e sekretares së gjykatës, Manuela Mallkuçi, por më vonë ai u la i lirë. Sekretarja e gjykatës, Manuela Mallakuçi, merrte përsipër të fiksonte shortin, në mënyrë që çështjet të kalonin te gjykatësja Enkelejda Hoxha.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania