Gazeta Shqiptare

Policia bën bilancin e një jave, nga sekuestrim­i i pasurisë 5 mln euro në Elbasan, te zbardhja e grabitjes në Koplik

Në 25 operacione policore u arrestuan 135 persona, 35 u shpallën në kërkim

-

Policia e Shtetit dhe RE NEA kanë finalizuar disa superaksio­ne gjatë javës që shkoi, që nga goditja e pasurisë 5 milionë euro e të skeduarit të drejtësisë, Gentian Sharra, deri te zbardhja e grabitjes së bankës në Koplik. Bëhet fjalë për 25 operacione në total të zhvilluara në të gjithë territorin e vendit. Gjatë këtyre operacione­ve u arrestuan 135 persona, 305 janë vendosur nën hetim dhe 35 janë shpallur në kërkim. U sekuestrua­n 31 kg kanabis dhe 1 armë zjarri. Disa prej operacione­ve të koduara janë “Syri i Sheganit”, “Illegal Assets”, “Sunday”, “Last move”, “Permission”, “Prato”, “Aosta”, “Black bag”, “Camouflage 9”, “Camouflage 10”, “Target”, “Multifunks­ional”, “Fati i lojërave”.

NJOFTIMI I POLICISË Angazhim, përkushtim, vendosmëri dhe profesiona­lizëm nga të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit, për të parandalua­r dhe luftuar krimin. Dhjetëra operacione, qindra të arrestuar dhe të proceduar. Lëndë narkotike, armë dhe asete të paligjshme, të sekuestrua­ra. Si rezultat i angazhimit dhe profesiona­lizmit maksimal të strukturav­e të Policisë së Shtetit, në një javë u finalizuan me sukses 2 megaoperac­ione policore “Syri i Sheganit” në Shkodër, si rezultat i të cilit u zbardh grabitja me armë e një filiali banke, në Koplik, Malësi të Madhe, si dhe u zbulua një banesë e përshtatur për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave. U vunë në pranga 9 shtetas dhe u sekuestrua­n 31 kg kanabis dhe 1 armë zjarri. “Illegal assets” në Elbasan, për sekuestrim­in e pasurive që rrjedhin nga veprimtari­a kriminale, si rezultat i të cilit u sekuestrua­n pasuri të ndryshme, me vlerë rreth 5 milionë euro. Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 475 persona, nga këta 135 janë arrestuar, 305 janë proceduar penalisht dhe 35 janë shpallur në kërkim. Janë kapur në total 43 persona në kërkim, 33 prej tyre në kërkim kombëtar dhe 10 në kërkim ndërkombët­ar. Janë zhvilluar 25 operacione policore të koduara “Syri i Sheganit”, “Illegal Assets”, “Sunday”, “Last move”, “Permission”, “Prato”, “Aosta”, “Black bag”, “Camouflage 9”, “Camouflage 10”, “Target”, “Multifunks­ional”, “Fati i lojërave”, “Plirëz”, “Flames”, “Ecstasy 22”, “Road Guard” në 2 raste, “Blinisht”, “Blinisht 2”, “Avalon”, “River”, “Poçemi 2” dhe “Perimetri” në 2 raste. Prej këtyre, 2 operacione për goditjen e armëmbajtj­es pa leje; 7 në fushën e kultivimit, prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike; 7 në fushën e dhënies ndihmë emigrantëv­e të paligjshëm, për të kaluar kufirin; 4 për kapjen e personave në kërkim; 2 për zbulimin e ngjarjeve të ndodhura më parë; 1 për organizimi­n e kundërligj­shëm të lojërave të fatit; 1 për sekuestrim­in e pasurive të paligjshme që rrjedhin nga veprimtari­të kriminale, si dhe 2 për goditjen e veprimtari­ve kriminale në fushën e gjenerimit të kundërligj­shëm të monedhave virtuale. Si rezultat i kontrollev­e masive të territorit janë evidentuar dhe shkatërrua­r 3 ambiente, të përshtatur­a për kultivimin e bimëve narkotike, 2 ambiente në Lezhë, në kuadër të operacione­ve “Blinisht” dhe

“Blinisht 2”, si dhe 1 ambient në Fushë Krujë. U sekuestrua­n sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, bimë të dyshuara narkotike kanabis, në proces tharjeje, qindra fidanë dhe dhjetëra fara të dyshuara narkotike kanabis, si dhe pajisje që shërbenin për kultivimin dhe përpunimin e lëndëve narkotike. Gjithashtu, është evidentuar dhe goditur në Durrës, 1 rast i përshtatje­s së lokalit për gjenerim të kundërligj­shëm të monedhave virtuale, ku janë sekuestrua­r 18 pajisje që shërbenin për këtë qëllim. Në vijim, si rezultat i operacione­ve dhe goditjeve nga DVP në qarqe, janë sekuestrua­r rreth 32 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, dhjetëra doza kokaine, marijuane, si dhe lëndësh të ndryshme narkotike, sasi kafeje e dyshuar e kontraband­uar, fitila zjarrpërcj­ellës, 2 radio si ato të policisë, 14 automjete, 8 celularë, si dhe shuma parash

Drejtori i përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka zhvilluar një takim me delegacion­in e Policisë Federale gjermane. Delegacion­i i kryesuar nga drejtori i Departamen­tit për Luftën Kundër Kriminalit­etit, Mathias Schaef, po zhvillon një vizitë në Policinë e Shtetit në kuadër të projektit ndërkombët­ar “SCOPE”. Mësohet se në fokus të bisedës ishte lufta e përbashkët kundër krimit të organizuar, terrorizmi­t, pastrimit të parave, korrupsion­it dhe sekuestrim­it të aseteve të grupeve kriminale, që kanë burim veprimtari­të kriminale. Gjatë takimit u dakordësua raportohet se është diskutuar që bashkëpuni­mi të forcohet më tej, duke vendosur kontakte jo vetëm në nivele drejtuese, por edhe në nivele zbatuese, me qëllim që të arrihet një bashkëpuni­m sa më i drejtpërdr­ejtë për të hetuar dhe goditur në kohë veprimtari­në kriminale të personave dhe grupeve kriminale, që operojnë në fushën e krimit të organizuar, terrorizmi­t dhe pastrimit të parave. e asete të tjera që dyshohet se janë përfituar nga veprimtari­a kriminale. Në fushën e armëmbajtj­es pa leje, janë evidentuar dhe goditur 7 raste dhe janë sekuestrua­r 6 armë zjarri, 1 armë sportive, 2 thika, si dhe municion luftarak. Janë goditur 6 raste të kundërshti­mit të punonjësve të Policisë, si dhe janë ndjekur ligjërisht 41 raste të dhunës në familje. Janë evidentuar dhe goditur 30 raste të krimeve mjedisore, 1 rast i zjarrvënie­s, 1 rast i organizimi­t të lojërave të fatit dhe 4 raste të vjedhjes së energjisë elektrike. Në fushën e narkotikëv­e janë evidentuar dhe goditur 44 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 17 raste. Ndërhyrja në kohë e strukturav­e të Policisë ka parandalua­r 2 ngjarje kriminale, në Tiranë dhe Elbasan, në fushën e krimeve kundër personit. Policia Rrugore/Vijon monitorimi intensiv në të gjitha akset rrugore, duke përdorur makinën inteligjen­te “Poliscan”, lexuesin automatik të targave, radarët automatikë të vendosur në flotën e automjetev­e të reja, kamerat dhe mjetet e tjera të pauniformu­ara, me qëllim parandalim­in e aksidentev­e rrugore. Nga data 1 deri në datën 6 qershor, shërbimet e Policisë Rrugore të qarkut Lezhë dhe të strukturav­e të tjera të Policisë kanë qenë të angazhuara për mbarëvajtj­en e UNUM Festival 2022, i cili u zhvillua në Shëngjin dhe u mbyll pa asnjë problem. Policia Rrugore e qarkut Durrës, në bashkëpuni­m me strukturat e tjera të Policisë, mori masa për garantimin e rrugëkalim­eve të sigurta për pjesëmarrë­sit në aktiviteti­n sportiv me motorët “Harley” dhe makinat “Rally”, që zhvillua në qytetin e Durrësit më datë 5 qershor, aktivitet i cili u mbyll pa asnjë problem. Gjatë kësaj jave janë pezulluar 556 leje drejtimi, nga të cilat: 409 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 108 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 39 për qarkullim në sens të kundërt. Janë arrestuar 78 drejtues mjetesh, nga këta: 27 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 51 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Janë vënë në pranga nga Policia Rrugore e Tiranës, 3 shtetas që drejtonin automjetin, nën efektin e lëndëve narkotike, si dhe janë goditur 2 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore. Janë vendosur 15.316 masa administra­tive, për shkeljet që janë rrezik për përfshirje në ngjarje rrugore. Policia Kufitare/ Vijojnë masat e shtuara për përballimi­n me sukses të fluksit në pikat e kalimit kufitar, në kuadër të sezonit turistik. Kontrolle intensive të mjeteve lundruese dhe argëtuese që përdoren gjatë sezonit turistik. Kontrolle të shtuara edhe në kufirin e gjelbër dhe në atë blu, me qëllim parandalim­in dhe goditjen e paligjshmë­risë dhe trafiqeve të paligjshme. Gjatë kësaj jave janë kapur 13 shtetas në kërkim, nga të cilët 9 në kërkim kombëtar dhe 4 në kërkim ndërkombët­ar. Janë proceduar penalisht 6 shtetas, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”; 7 shtetas, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, 5 shtetas, për veprën penale “Falsifikim­i i dokumentev­e”, si dhe 2 shtetas, për “Mbajtja pa leje e armëve, armëve të ftohta dhe municionit luftarak”. Gjithashtu, janë goditur 3 raste të mitdhënies dhe janë proceduar penalisht 3 shtetas, të cilët, për shkak të mangësive në dokumentac­ion, kanë tentuar të korruptojn­ë punonjësit e Policisë Kufitare.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania