Gazeta Shqiptare

Atentati me tritol, 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj dyshohet se u ekzekutua nga vrasës me pagesë

Dëshmia e familjarëv­e: Nuk kemi konflikte, nuk e dimë kush e organizoi Shpërthimi i fortë lëndoi një grua e një fëmijë. I riu mbante pistoletë në brez

-

Një ditë pas atentatit të ndodhur pranë rrethrrotu­llimit të TEG-ut në Tiranë, ku mbeti i vrarë Aleksandër Sadikaj janë zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë. Mësohet se shpërthimi me tritol që i mori jetën 27vjeçarit ka qenë shumë i fortë, duke u ndjerë në të gjithë zonën. Sipas dëshmitarë­ve okularë, shpërthimi i telekomand­uar ka qenë i frikshëm, aq sa ka lënduar edhe një grua dhe një fëmijë të cilët ndodheshin në një makinë pranë makinës së viktimës. Edhe pse makina e tyre ndodhej larg vendit ku shpërtheu mjeti i Sadikajt, ata kanë marrë dëmtime të lehta. Gjithashtu, mësohet se në automjetin me të cilin po udhëtonte 27-vjeçari, të cilit iu vendos dhe shpërtheu një sasi prej 150 gr tritol, u gjet edhe një armë zjarri. Sipas burimeve nga policia, arma është e llojit pistoletë dhe dyshohet se viktima e mbante në makinë për vetëmbrojt­je, për shkak të ngjarjeve që kishte përjetuar në të kaluarën. Pistoleta që i kanë gjetur ka qenë në tokë jashtë makinës, e cila i ka rënë Sadikajt, pasi e ka pasur në brez. Pistoleta e gjetur ishte me krehër të dëmtuar. Makina të cilës iu vu sasia e tritolit rezulton në emër të Petrit Osmanit. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se dyshimet e para janë për vrasës me pagesë, por gjithçka është në fazë fillestare hetimi. Autorët janë kujdesur të mos lënë gjurmë. Bomba me celularë dyshohet se i është vendosur nga persona që kishin akses te makina. Hetimet janë përqendrua­r te kamerat e sigurisë pranë shtëpisë për të zbuluar autorët, pasi mund të jetë vendosur tritoli gjatë natës kur makina ishte e parkuar ose në ndonjë lavazh. Hetuesit po punojnë për gjurmimin përmes kamerave të sigurisë të lëvizjeve që ka kryer viktima me automjetin e tij për të zbuluar në çfarë vendi është instaluar lënda plasëse.

EKZEKUTIMI

27-vjeçari Aleksandër Sadikaj ishte nisur drejt Memaliajt, por në aksin Sauk-TEG, makina me targa AB077PO me të cilën ai po lëvizte shpërtheu si pasojë e sasisë së tritolit. Autorët janë treguar të kujdesshëm, pasi kanë vendosur që të bëjnë shpërthimi­n e komanduar në një moment kur nuk ka pasur në rrugë asnjë makinë tjetër përreth Sadikajt, duke

shmangur rrezikun që nga ai shpërthim të vritej një person i pafajshëm. Mësohet se lënda plasëse ishte vendosur në anën e shoferit. Nga shpërthimi, Sadikaj ka humbur 2 gjymtyrët e poshtme, por ia ka dalë që të dilte vetë nga makina. Ai është ndihmuar edhe nga kalimtarët, teksa është dërguar me urgjencë në spital, por për fat të keq nuk ia ka dalë që t’u mbijetonte plagëve të marra. Pas vrasjes, grupi hetimor ka shkuar në vendngjarj­e për mbledhur prova që mund t’i çojnë drejt autorëve të mundshëm, ndërsa janë marrë edhe kamerat e sigurisë së një karburanti aty pranë. I pranishëm ishte edhe drejtori i Policisë Kriminale Tiranë, Tonin Vocaj. Pistë kryesore e hetimeve mbetet e shkuara e të

riut. Megjithatë, pritet që të shikohet nëse ai ka pasur ndonjë konflikt së fundmi. Ndërkohë, për të hedhur dritë mbi ngjarjen janë marrë në pyetje familjarët dhe të afërmit e viktimës. Kjo për të ditur lëvizjet e tij të fundit dhe a kishte pasur ndonjë kërcënim apo konflikt. Sipas familjarëv­e, ata nuk kanë asnjë dyshim se kush mund të jetë autori i ngjarjes, ndërsa janë shprehur se nuk kanë pasur ndonjë konflikt. Në dëshminë e tyre, ata theksojnë se nuk e kanë idenë se kush mund të kenë qenë personat që kanë dashur vdekjen e Sadikajt.

KUSH ISHTE ALEKSANDËR SADIKAJ

Ndonëse vetëm 27 vjeç, Aleksandër Sadikaj ishte emër i njohur i njohur për drejtësinë shqiptare, i skeduar

disa herë për ngjarje kriminale në vend si në fushën e krimeve ndaj njeriut, ashtu edhe në atë të narkotikëv­e. I lindur në Berat dhe së fundi banues në Tiranë, Aleksandër Sadikaj ishte një person me precedentë të theksuar kriminalë. “Gazeta Shqiptare” sjell të gjitha ngjarjet, ku Sadikaj ishte përfshirë dhe ishte dënuar, që nga vjedhja, te tentativa e vrasjes. Por, e kaluara e errët e 27-vjeçarit nuk ishte vetëm brenda kufijve të Shqipërisë, pasi ai ishte akuzuar për vrasje edhe në vendin fqinj, Greqi. Sadikaj akuzohej për një vrasje të ndodhur 6 vite më parë në Athinë, për prishjen e pazareve të drogës. 27-vjeçari i

vrarë në atentat ishte njeri i afërt i shtetasit Q.R., i cili vite më parë ka kryer vrasje në Gjirokastë­r. Po ashtu, Sadikaj është njeri i afërt me të fortin e Memaliajt, me inicialet A.K., i cili është nën akuzë nga belgët për vrasjen e dy vëllezërve Çaça, të ekzekutuar në 13 prill të viti 2001 në Belgjikë.

Ngjarjet, ku ishte përfshirë Sadikaj në Shqipëri:

-Më 09.04.2011 është arrestuar në Berat, pasi së bashku me një person tjetër kanë tentuar të vishnin në subjektin “AlbTelecom” në Berat.

-Më 30.04.2011 është shpallur në kërkim nga Komisariat­i i Policisë Vlorë, pasi Gjykata e Vlorës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpuni­m.

-Më 31.05.2017 është shpallur në kërkim nga Komisariat­i i Policisë Nr.2 Tiranë, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kundërshti­mi i punonjësit të rendit publik”. Më 23.08.2018, Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 8 muaj burgim, për këtë vepër.

-Më 29.05.2017 është shpallur në kërkim nga Komisariat­i i Policisë Nr.2 Tiranë për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kundërshti­mi i punonjësit të rendit publik”.

-Më 09.07.2019 është shpallur në kërkim nga Komisariat­i i Policisë Sarandë, pasi në bashkëpuni­m me një shtetas tjetër, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë plagosur me thikë shtetasin A. D., duke i shkaktuar dëmtime serioze në trup. Më datë 30.07.2019, për këtë ngjarje, Gjykata e Sarandës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

PASURIA DHE LIDHJET E 27-VJEÇARIT ME REPERËT

I apasionuar pas kuajve, Aleksandër Sadikaj ishte pronar i një ferme kampingu “Sancho Farm Albania”, në Memaliaj, që sipas të dhënave nga QKB, rezulton e regjistrua­r në janar të këtij viti. Prej moshës 20vjeçare, ai u kishte hyrë bizneseve të paligjshme dhe e ndante jetën e vet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Në faqen e “Instagram”-it të biznesit të tij në sektorin e agrikultur­ës janë postuar dhjetëra foto dhe video, ku Sadikaj shfaq pasionin e tij për kuajt. Teksa resorti i 27vjeçarit ofron edhe xhiro me kuaj, ai vetë shihet në një prej fotove krah një kali, që ka zgjedhur ta quajë Dajan, që siç duket, ka qenë edhe i preferuari i Aleksandri­t. Ndërkohë në një video, i riu shihet duke kalëruar një tjetër kalë, këtë herë me ngjyrë gri, të cilin e quan Sheiku. Në faqen e “Instagram”-it gjithashtu shihet se 27-vjeçari ka pasur në rrethin e tij shoqëror dy reperët e njohur nga Tirana, Finem dhe Solo. Këta të fundit kanë xhiruar njërin prej videoklipe­ve të këngëve të tyre në ambientet e “Sancho Farm Albania” dhe për më tepër kanë postuar disa foto, ku në duar mbajnë edhe armë të ndryshme.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania