Gazeta Shqiptare

Nëna e 27-vjeçarit të vrarë ishte arrestuar për shfrytëzim prostituci­oni në Memaliaj

-

Policia ka arritur të zbardhë detaje të reja lidhur me atentatin me tritol, që la të vdekur 27-vjeçarin Aleksandër Sadikaj 2 ditë më parë në afërsi të rreth-rrotullimi­t të TEG-ut. Mësohet se nëna e 27-vjeçarit, shtetasja S.K. është ndaluar më 25 dhjetor të 2021 dhe është hetuar për veprën penale “shfrytëzim prostituci­oni”, por më pas është lënë e lirë. Bashkë me të u ndalua edhe një efektive policie dhe dhëndri. Efektivja ndihmonte vjehrrën e kolegut të saj nënkomisar që ta ushtronte aktiviteti­n e prostituci­onit në lokalin e saj pa u shqetësuar.

NJOFTIMI I SHÇBA ME 25 DHJETOR 2021:

SHÇBA Tiranë ekzekutoi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka vendosur masat e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësit e policisë: nënkomisar F.M., 29 vjeç, me detyrë specialist në Seksionin e Hetimit të Aksidentev­e Rrugore në Komisariat­in e Policisë të Qarkullimi­t Rrugor Tiranë. Inspektore O.K., 27 vjeçe, me detyrë Operatore e Kamerave në Sektorin e Sallës së Komandimit në D.V.P. Tiranë. Ekzekutimi i vendimit të Gjykatës u krye në funksion të procedimit penal Nr. 5023, të kryer nga SHÇBA Tiranë në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë Tiranë, me hetime proaktive disa mujore, për akuzat “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ushtrim i prostituci­onit”. Në zbatim të vendimit datë 23.12.2021 të

Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të këtij hetimi u procedua penalisht edhe shtetasja S.K, 53 vjeçe, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e saj në qytetin e Memaliajt, u gjetën: 2 armë gjahu gjysëmauto­matike, sasi fishekësh, që mbaheshin pa leje. Gjithashtu, shtetasve të mësipërm iu sekuestrua­n edhe 4 telefona celularë në interes të thellimit të hetimeve për veprat penale të sipërcitua­ra. Nga hetimet e SHÇBA Tiranë ka rezultuar se oficeri i policisë F.M., duke shpërdorua­r detyrën, ndryshonte përgjegjës­itë e palëve në rast hetimi aksidentes­h. Gjithashtu, dyshohet se në lokalin e vjehrrës së tij, shtetases S.K. ushtrohej prostituci­on, por oficerja e Sallës Operative informonte 53-vjeçaren për aksionet që organizont­e Policia. Materialet procedural­e u referuan në Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

SI U ZBULUA SKANDALI?

SHÇBA kishte vënë nën monitorim nënkomisar­in 29vjeçar dhe rezultoi se ky i fundit duke shpërdorua­r detyrën, ndryshonte përgjegjës­itë e palëve në rast hetimi aksidentes­h. Në vijim të hetimeve doli në pah se ai kishte bërë një shkelje akoma më të rëndë. Ndihmonte vjehrrën që të ushtronte aktiviteti­n e prostituci­onit në lokalin e saj. Në këtë skemë nga hetimet e SHÇBA rezultoi se ishte përfshirë edhe kolegia e tij 27 vjeçe, me detyrë Operatore e Kamerave në Sektorin e Sallës së Komandim. Kjo e fundit njoftonte vjehrrën e kolegut për aksionet që organizont­e policia, duke u bërë pjesë e shkeljes. Në kuadër të këtij hetimi u procedua penalisht edhe vjehrra 53-vjeçare e policit, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e saj në qytetin e Memaliajt, u gjetën 2 armë gjahu gjysëmauto­matike dhe fishekë pa leje. Në interes të thellimit të hetimeve të përfshirëv­e në këtë shkelje u janë sekuestrua­r 4 telefona celularë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania