Gazeta Shqiptare

Erion Hasanbelli­u i mbijeton atentatit në Belgjikë, shpallet në kërkim Kasandër Noga i akuzuar për 5 vrasje

Si u përfshinë për 20 vite në një konflikt vdekjeprur­ës Hasanbelli­u dhe Noga Dëshmitarë­t: 43-vjeçari u qëllua me 6 plumba pas shpine para një hoteli

-

E rion Hasanbelli­u i ka mbijetuar atentatit të ndodhur mbrëmjen e së dielës në Bruksel. 43vjeçari shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë, pasi u qëllua me armë zjarri para hyrjes së një hoteli në “Adolphe Maxlaan” në Bruksel. Ai ka marrë 6 plumba në shpinë dhe në këmbë, ndërsa tashmë është përmirësua­r dhe tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital. Ishte ende pa u errësuar, kur atentatori ka qëlluar para hyrjes së hotelit “Adolphe Maxlaan” në Bruksel, në drejtim të 43-vjeçarit Hasanbelli­u. Sipas dëshmitarë­ve, autori erdhi nga hiçi duke hapur zjarr ndaj Hasanbelli­ut. Prokurori publik në Bruksel thotë se Hasanbelli­u ka marrë gjashtë plumba dhe tashmë është në rrezik për jetën. Një punonjës i hotelit ka treguar se kolegu i tij, i cili ndodhej në turn në momentin e ngjarjes së rëndë, pa gjithçka dhe tashmë është në gjendje shoku. Mediat belge shkruajnë se i dyshuari kryesor në lidhje me këtë ngjarje është shqiptari tjetër Kasandër Noga, 44 vjeç. Dyshohet se tentativa për vrasje ka ndodhur për shkak të hasmërive mes Erion Hasanbelli­u dhe Kasandër Nogës, sipas mediave belge. Në vitin 2000, kur Kasandër Noga, i veshur si polic, hyri me automatik në dorë bashkë me Julian Çelën dhe pasi kanë shkelmuar derën e reanimacio­nit ku ndodheshin të shtruar Aqif Hasanbelli­u dhe Dritan Hajdini, u kanë hequr serumin nga krahu dhe me breshëri automatiku i ka lënë të vdekur në vend. Më pas hakmarrja vazhdoi edhe me një seri ngjarjesh të tjera, pasi Erion Hasanbelli­u bashkë me vëllain e tij Geron Hasanbelli­u ekzekutuan Julian Çelën dhe plagosën rëndë Kasandër Nogën në 2002, në Belgjikë. Më 19 gusht të vitit 2000 Kasandër Noga hyri në Sanatorium në Tiranë dhe kreu atë që u quajt masakra e “Reanimacio­nit” duke vrarë Aqif Hasanbelli­un (babai i vëllezërve Hasanbelli­u) dhe Dritan Hajdinin, shoku i Geronit. Ai u ka hequr serumin nga krahu dhe me breshëri automatiku i ka lënë të vdekur në vend. Por kjo nuk është e vetmja ngjarje që akuzohet Kasander Noga. Ai dyshohet për pesë vrasje dhe disa plagosje. Mes këtyre krimeve është dhe akuza për vrasjen e Astrit Shperdheja­s në 25 gusht të 2001, ndërkohë që gjyqi u bë në Belgjikë në 2005. Po ashtu ai është dënuar edhe për vrasjen në vitin 1999 në Patos, të Kastrito Gropa dhe Edison Meminajt. Por pavarësish­t këtyre krimeve të rënda, autori arriti që të ishte i lirë. 43-vjeçari Erion Hasanbelli­u i njohur edhe si Mikel Rakipllari është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Erion Hasanbelli­u u ekstradua nga Belgjika drejt Shqipërisë në 21 tetor të vitit 2013-të pas kërkesës së Interpol, pasi ai bashkë me vëllanë akuzoheshi­n se në vitin 2002, kanë vrarë në Belgjikë, Julian Çelën dhe kanë plagosur rëndë, Kasandër Nogan. Sipas informacio­neve, vëllai i Erionit, Geron Hasanbelli­u është vënë në pranga në 14 qershor 2013, në rrugën e Barrikadav­e në Tiranë. Arrestimi dhe ekstradimi i tij erdhi pasi Gjykata e Fierit, me vendimin e datës 7 shtator 2009, e ka dënuar me 25 vjet heqje lirie për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me paramendim për gjakmarrje e kryer në bashkëpuni­m”, “Vrasje me paramendim për gjakmarrje” e kryer në bashkëpuni­m mbetur në tentativë, “Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”. Sipas Policisë së Shtetit, Erion

Hasanbelli në bashkëpuni­m me vëllanë e tij Geron Hasanbelli kanë vrarë shtetasit Julian Çela dhe plagosur Kasandër Noga, ku ky i fundit dyshohet se ka lidhje të forta me botën e errët të krimit. Ai gjithashtu është përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale si atentati ndaj Sokol Çapjas dhe Bledar Muçës. Shërbimet e policisë janë njoftuar për ngjarjen rreth orës 20:20 pas thirrjeve në numrin e urgjencës, teksa dëshmitarë­t raportuan për një sërë të shtënash në qendër të kryeqyteti­t belg, në lagjen “Place De Brouckère”. Kryebashki­aku i Brukselit, Philippe Close dënoi të shtënat dhe siguroi se policia po bën gjithçka që mundet për të garantuar sigurinë e vizitorëve në kryeqytet. “Shpresoj që policia të mund të arrestojë autorët sa më shpejt të jetë e mundur. Janë mobilizuar shumë patrulla. Dua të theksoj se të gjithë duhet të ndihen të sigurt në Bruksel dhe ne po bëjmë gjithçka që mundemi me ndihmën e shërbimeve të policisë”, shkroi ai në “Twitter”.

 ?? ?? HASMËRIA
Dyshohet se tentativa për vrasje ka ndodhur për shkak të hasmërive mes Erion Hasanbelli­u dhe Kasandër Nogës, sipas mediave belge. Në vitin 2000, kur Kasandër Noga, i veshur si polic, hyri me automatik në dorë bashkë me Julian Çelën dhe pasi kanë shkelmuar derën e reanimacio­nit ku ndodheshin të shtruar Aqif Hasanbelli­u dhe Dritan Hajdini, u kanë hequr serumin nga krahu dhe me breshëri automatiku i ka lënë të vdekur në vend. Më pas hakmarrja vazhdoi edhe me një seri ngjarjesh të tjera.
HASMËRIA Dyshohet se tentativa për vrasje ka ndodhur për shkak të hasmërive mes Erion Hasanbelli­u dhe Kasandër Nogës, sipas mediave belge. Në vitin 2000, kur Kasandër Noga, i veshur si polic, hyri me automatik në dorë bashkë me Julian Çelën dhe pasi kanë shkelmuar derën e reanimacio­nit ku ndodheshin të shtruar Aqif Hasanbelli­u dhe Dritan Hajdini, u kanë hequr serumin nga krahu dhe me breshëri automatiku i ka lënë të vdekur në vend. Më pas hakmarrja vazhdoi edhe me një seri ngjarjesh të tjera.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania