Gazeta Shqiptare

Ironia e Spiropalit: Fronti i ri opozitar? Ata janë UTUPIA

“Mund t’i sugjeronim ta quajnë Aleanca e Gjirit të Lalzit apo…!”

-

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëni­et me Parlamenti­n, Elisa Spiropali, tha mbrëmjen e së hënës se gjuha e përdoru nga Sali Berisha e ka “ndotur” ambientin e parlamenti­t. Duke folur për emisionin “Kontrast” në “Report TV”, Spiropali shtoi se Partia Socialiste nuk ka ndërmend t’i përgjigjet Berishës dhe mbështetës­ve të tij me të njëjtën gjuhë, pasi aleancën ajo e ka me publikun. “Opozita është në një situatë të vështirë dhe katandisje që ka filluar të ndikojë edhe aromën në parlament. Po të shihni është gjuha tipike e Sali Berishës që ka infektuar edhe plot të tjerë. Me njerëz që nuk kanë dalë nga emancipimi i ulët politik e ke gjithmonë e më të vështirë të komunikosh. Por ne kemi parasysh që përballë së pari kemi publikun. Nuk do të ketë asnjë shans që Partia Socialiste të transformo­het në atë nivel në skenën politike apo në qeverisje”, – tha ajo. Spiropali ironizoi edhe shpalljen e frontit të ri opozitar nga Sali Berisha. Ministrja deklaroi se ky front mund të kishte shumë mirë disa emra që përkojnë me sjelljen e PD-së dhe LSI-së.

“Mund t’i sugjeronim Aleanca e Gjirit të Lalzit apo Aleanca e Sovranistë­ve Shqiptarë. Sepse kanë shpallur sovranitet­in ndaj partnerëve amerikanë, edhe pse atyre u kemi borxh ekzistencë­n e dy shteteve shqiptare që kemi sot. Unë e shoh frontin e ri opozitar si ‘UTUPIA’ (Ushtria e Turpit të Ushtarëve Pa Ide e pa Atdhe)”, – tha Spiropali. E pyetur për ndryshime të mundshme në qeveri, ministrja u shpreh se ekipi aktual është në formë. Sipas Elisa

Spiropalit, Partia Socialiste është e gatshme në çdo moment që të formojë një kabinet të suksesshëm qeveritar, falë burimeve njerëzore që ka. “Unë i shoh ministrat në formë. Qeverinë e shoh të motivuar, kryeminist­rin dhe ekipin. Pastaj ne jemi lojtarë që kur japim shenja lodhjeje, vjen dikush tjetër në kabinet. Partia Socialiste i ka të gjitha kapacitete­t për të formuar në çdo moment një qeveri shumë të mirë”, – tha Spiropali.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania