Gazeta Shqiptare

Protesta para Kryeminist­risë: Rama, asnjë plan kundër krizës

“Jetoj me 7 mijë lekë në muaj”, invalidi në protestë për çmimet: Turp dhe qesharake! “Paga minimale nuk del as për të jetuar 15 ditë”

- SHPALLJE ANKANDI

“Pilafi s’mban më ujë”! Mbi këtë slogan është thirrur nga shoqëria civile protesta për rritjen e çmimeve. Protesta e paralajmër­uar në orën 18:00 ka nisur në sheshin “Skënderbej” e nga aty, qytetarët kanë marshuar për te Kryeminist­ria. Me pankarta në duar, ata janë mbledhur duke kërkuar masa nga qeveria. Qindra qytetarë janë mbledhur përpara Kryeminist­risë dhe për një orë kanë kërkuar që të ulen çmimet e produkteve të shportës e të karburante­ve. Me pankarta në duar, përmes të cilave japin mesazhe të ndryshme, qytetarët kërkojnë që jeta e tyre të bëhet më e “lehtë me uljen e çmimeve”. “Ulni çmimet ose do bjerë qeveria”, “Poshtë oligarkët”, janë vetëm disa prej mbishkrime­ve në pankartat e tyre. Njëri pas tjetrit, qytetarët kanë marrë mikrofonat dhe kërkojnë që të kenë paga e pensione më dinjitoze. Ata akuzojnë qeverinë e politikën se i ka vjedhur për 30 vite me radhë. Kjo protestë erdhi pasi çmimi i naftës shënoi rekord duke u shitur me 258 lekë për litër. Protestues­it kanë lajmëruar se do të grumbulloh­en edhe sot për të njëjtin qëllim. Protestues të shumtë janë mbledhur në shesh për të kërkuar masa për rritjen e çmimeve, që sipas tyre janë të papërballu­eshme. “Rënie dramatike në kursim dhe konsum. Një popull që nuk mund të kursejë as konsumojë është një popull që jo vetëm i është vënë në dyshim e ardhmja, por edhe ekzistenca”, - tha një nga folësit. “Ju jeni milionerë me vila dhe makina, s’paguaj më për ju, as unë dhe as familja”, kanë thirrur njëzëri protestues­it. Qytetar 1: “Duhet të ngrihet i gjithë populli për ta hequr qafe këtë qeveri që na mori në qafë. Jam këtu për të protestuar për çmimin e karburanti­t, të ushqimeve dhe të tëra. Kam punuar në nëntokë, marr 180 mijë lekë. Po kërkojmë të drejtat tona. Popullin e morën në qafë”. Qytetar 2: “Të ulet çmimi i karburanti­t se nuk po mundemi të shkojmë në punë. Jemi shumë më dobët se para 2 viteve. Kërkojmë të ulet çmimi i karburanti­t, të shkojmë në punë, të hamë bukë. Me çfarë do hamë, me këto çmime”. Qytetare 3: “Ne po fillojmë të organizohe­mi sërish. Situata është e rënduar, ka rritje të çmimeve të shportës së ushqimeve, të ardhurat të njëjta”. Qytetarë të të gjitha moshave kanë marrë pjesë në protestën e organizuar dje, mes tyre edhe invalidë dhe pensionist­ë. Një person me aftësi të kufizuara tha se qeveria nuk merr parasysh nevojat jetike dhe se megjithëse çmimet ngrihen janë të detyruar të jetojnë me 70 mijë lekë të vjetra në muaj. “Jam Genc Tepelena, kemi shumë probleme, por qeveria nuk merr parasysh asnjë nevojë jetike, por vetëm ngrenë çmime dhe japin minimumin jetik 70 mijë lekë të vjetra. Është turp dhe qesharake. Iu bëj thirrje të gjithëve të bashkohen në protestë që rinia shqiptarë të mos ikë”, - tha ai. Një pensionist­e u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë të përmbysin këtë qeveri, që sipas saj, kërkon që pensionist­ët të vdesin. “Të dashur qytetarë, çfarë presim nga kjo qeveri?! Ne po na vdes kjo qeveri me 100 mijë lekë pension. Të paguaj drita, të ha, qira apo çfarë të bëj më përpara. Rama e pi 5 mijë lekë kafen, kurse ne e kemi 2 mijë lekë ditën e pensionit. Do të na vdesë ne pensionist­ët që nuk ngre pensionet. Të ngrihet i gjithë populli, ta përmbysin këtë qeveri, këtë qeveri të qelbët! Po vija rrugës, më merret mendja se jam pa ngrënë. Ngrihuni gjithë populli, rrëzojeni këtë qeveri të qelbët, me në krye Ramën”, - tha pensionist­ja. Gjatë protestës para Kryeminist­risë, një qytetar ka deklaruar se politikanë­t kanë pasuruar veten e tyre si dhe kanë siguruar jetën e 7 brezave pas tyre. Ai ka shtuar se me rrogat që ata kanë nuk po ia dalin të jetojnë 15 ditë. Qytetari: “Pasuria e tyre del për shtatë breza, shtatë breza që të jetojnë 500 vjet. Por ata që marrin pagë minimale, nuk ia dalin dot, as që të jetojnë për 15 ditë. Të gjithë jemi të bindur që na kanë vjedhur për 30 vite. Vazhdojnë të na vjedhin edhe sot e kësaj dite. Kjo është padrejtësi të dashur qytetarë, rishpërnda­rje të asaj që brezat më parë kanë prodhuar dhe të asaj që brezat na prodhojnë çdo ditë. Ne kërkojmë minimum jetik, arsim dhe shëndetësi, taksim serioz, progesiv e shumë të tjerë. Ne kërkojmë Rama ik! E di njeri çfarë plani ka kryeminist­ri Edi Rama për të përballuar krizën? Plani i tij është që të pasurojë oligarkët”.

 ?? ?? “MBROJMË VLERAT TONA TË PËRBASHKËT­A KRISTIANO-KONSERVATO­RE”
“MBROJMË VLERAT TONA TË PËRBASHKËT­A KRISTIANO-KONSERVATO­RE”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania