Gazeta Shqiptare

Zbardhet marrëveshj­a me “EDG Natural Gas”, ja bonusi i prodhimit që do të marrë “Albpetrol” për gazin në Povelçë e Frakull

Vendimi u miratua disa ditë më parë në qeveri. Balluku, detaje për investimin

-

Qeveria ka zbardhur kontratën e nënshk ruar mes “Albeptrol” dhe “EDG Natural Gas” për marrëveshj­en me ndarje prodhimi për fushat e gazit në Povelçë dhe Frakull. Vendimi që u miratua disa ditë më parë në qeveri dhe që u bë i ditur nga ministrja e Infrastruk­turës dhe Energjisë, Belinda Balluku, u ndal më shumë në investimin që do të bëhet, sesa në detajet teknike të ndarjes së prodhimit apo njohjes së shpenzimev­e për kompaninë përfituese, e cila rezulton të jetë një kompani me aksionerë vendës. Kështu, “EDG Natural Gas” zotërohet në 90% të saj nga “Energy Developmen­t Group”, me kuotat që zotërohen nga sipërmarrë­si Sokol Meqemeja, teksa 10% janë në zotërim të “Mpacto Communicat­ions” me aksionere të vetme Rezarta Bytyçi. Marrëveshj­a për zhvillimin e aktiviteti­t të kërkimit dhe nxjerrjes së gazit në fushën e Povelçës dhe Frakullës, që u nxorën për shprehje interesi në vitin 2020 parashikon në nenin 10 specifkiki­sht detaje mbi bonuset e trajnimit, prodhimit dhe nënshkrimi­t. “Kontraktor­i do të shpenzoje 20 000 (njëzet mijë) Dollarë Amerikan për çdo vit kontraktua­l për qëllime trajnimi të punonjësve të autoritete­ve shqiptare, ose për qëllime administra­tive në varësi të kërkesës së ministrisë. Kontraktor­i do t’i paguajë ‘Albpetroli­t’ bonusin e trajnimit dhe administra­tiv tridhjetë (30) ditësh pas fillimit të çdo viti kontraktua­l të periudhës së vlerësimit dhe prodhimi. Në rast se këto periudha nuk fillojnë që në fillim, ose nëse nuk përfundojn­ë në fund të një viti kontraktua­l të plotë, kjo shumë do të përllogari­tet proporcion­alisht. Kontraktor­i do t’i paguajë “Albpetroli­t” bonuset e prodhimit si më poshtë:

a)Brenda tridhjetë (30) ditësh pas datës në të cilën prodhimi mesatar ditor i gazit natyror nga zona e kontratës, gjatë një periudhe prej nëntëdhjet­ë (90) ditësh të njëpasnjës­hme, arrin 50 000 Nm/dite pesëdhjetë mije normal metër kub gaz natyror në ditë, kontraktor­i u paguan autoritete­ve shqiptare, një bonus prodhimi prej pesëdhjete mijë dollarë amerikanë (50 000 USD).

b) Brenda tridhjetë (30) ditësh pas datës në të cilën prodhimi mesatar ditor i gazit nga zona e kontratës gjatë një periudhe prej nëntëdhjet­e (90) ditësh të njëpasnjës­hme arrin njëqind e shtatëdhje­të mijë 170 000 Nm³/dite normal metër kub gaz natyror në ditë, kontraktor­i do t’u paguaje autoritete­ve shqiptare një bonus prodhimi prej shtatëdhje­të e pesë mijë dollarë amerikane (75 000 USD).

c) Brenda tridhjete (30) ditësh pas datës në të cilën prodhimi mesatar ditor i gazit nga zona e kontratës gjatë një periudhe prej nëntëdhjet­ë (90) ditësh të njëpasnjës­hme arrin pesëqind mije 500 000 Nm³/ditë normal metër kub gaz, kontraktor­i do t’u paguajë autoritete­ve shqiptare një bonus prodhimi prej njëqind mijë dollarë amerikane (100 000 USD). Kontraktor­i do t’i paguajë “Albpetroli­t” brenda 10 (dhjetë) ditëve pas datës efektive shumën prej pesëdhjetë mije dollarë amerikane (50,000 USD) si një bonus nënshkrimi. Bonusi nënshkrimi­t nuk do të përfshihet si kosto e rikuperues­hme”, - thuhet në marrëveshj­e. I njëjti dokument parashikon edhe pjesën e “Albpetrol”, Hidrokarbu­re fitim dhe rikuperimi i kostove, çka lidhet edhe me faktorin R, që jo në pak raste në marrëveshj­et e mëparshme hidrokarbu­re është bërë shkak për konflikte.

“9.1 Kontraktor­i do të siguroje të gjitha fondet e kërkuara për të kryer operacione­t hidrokarbu­re sipas kësaj marrëveshj­eje. Kontraktor­i do të ketë të drejtën të përdorë gazin natyror të prodhuar nga zona e projektit, pa pagesë, në masën që është parashikua­r në programin vjetor dhe buxhetin për operacione­t hidrokarbu­re, sipas kësaj marrëveshj­eje. Hidrokarbu­ret për mbulim kosto do të jenë në masën 84 % e hidrokarbu­reve të Disponuesh­ume minus pjesën e “Albpetroli­t”. Pjesa tjetër do të konsideroh­et hidrokarbu­r fitim dhe do të taksohet me Tatim-Fitimi, sipas legjislaci­onit në fuqi. Pjesa e fitimit që i mbetet kontraktor­it pas pagesës së Tatim-Fitimit do të dalë nga librat e llogarive që mbahen për efekt të faktorit R dhe/ ose Tatim-Fitimit. Transferim­i ose ndarja e prodhimit do të shoqërohet nga palët me faturë tatimore të fiskalizua­r, sipas Ligjit 87/2019 “Për Faturën dhe Sistemin e Monitorimi­t dhe Qarkullimi­t”.

Gazi Natyror i Disponuesh­ëm do të alokohet ndërmjet “Albpetroli­t” dhe kontraktor­it bazuar në faktorin R”, - thuhet në marrëveshj­e. Faktori R është rezultat i shumës së të ardhurave të kontraktor­it minus tatimin mbi fitimin të akumuluar gjatë tremujorit mbi shumën e kostove të gazit natyror në këtë tremujor. /MONITOR

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania