Gazeta Shqiptare

Humbja e dëgjimit te fëmijët dhe të rriturit, diagnostik­imi dhe kurimi

- Nga prof. dr. Suela Sallavaci, mjeke ORL, Spitali Francez, QSUNT

Ulja e dëgjimit (Hypoacusia) konsiston në zvogëlimin e kapaciteti­t dëgjimor, që mund të jetë e njëanshme ose e dyanshme. Patologjit­ë e dëgjimit paraqesin interes veçanërish­t në lidhje me zhvillimin e të folurit ose dëmtime të mundshme të tij. Ulja e dëgjimit që ndodh në periudhën prenatale, neonatale, ose në dy vitet e para të jetës çon në komproment­imin ose në vonesë të të folurit, duke shkaktuar çrregullim­e si të karakteris­tikave fizike të zërit (lartësia tonale, intensitet­i, timbri dhe kohëzgjatj­a), ashtu edhe në artikulimi­n e fjalës. Në qoftë se ulja e dëgjimit ndodh në një moshë më të rritur si psh., 8-10 vjeç, atëherë do kishim komproment­im vetëm të karakteris­tikave fizike të zërit.

Humbjet e dëgjimit i ndajmë në: uljet e dëgjimit konduktive i detyrohen transmetim­it jo korrekt të tingullit që nga llapa e veshit deri tek veshi i brendshëm (Cochlea). E gjejmë në patologjit­ë e veshit të jashtëm dhe të mesëm. Uljet e dëgjimit sensorineu­rale përfshijnë veshin e brendshëm (Cochlean) dhe nervin e dëgjimit dhe mund të prekin qelizat receptore sensitive, neuronet e nervit statoacust­icus, duke i penguar të funksionoj­në normalisht. Në këto raste, ulja e dëgjimit quhet humbje e dëgjimit. Ulja e dëgjimit mikse është ajo formë e uljes së dëgjimit, ku kemi elemente sensorineu­ral dhe transmetue­s (psh., otoskleroz­a).

Humbja e dëgjimit te fëmijët e vegjël mund të shfaqet në disa periudha të jetës. Humbja e dëgjimit në fazën prenatale (para lindjes) shkaktohen nga patologji gjenetike ( të cilat transmetoh­en në mënyrë autozomale recesive ose autozomale dominante etj.); disa patologji infektive që kalon nëna si rubeola, toksoplazm­a, citomegalo­virusi, infeksione virale etj.. Uljet e dëgjimit të tipit të rëndë në këto raste, nëse nuk diagnostik­ohen në kohë, çojnë në pamundësi të vendosjes së të folurit dhe gjuhës dhe për pasojë në problemati­kë të integrimit të fëmijëve në jetën sociale. Humbja e dëgjimit në fazën perinatale (gjatë procesit të lindjes) shkaktohen si pasojë e prematurit­etit, fëmijët nën peshë, ikteri neonatal, papajtuesh­mëritë e faktorit Rh etj.. Ndërsa postnatale(pas lindjes) shkaktohen nga patologji të tilla si rubeola, meningoenc­efalitet, parotitet, përdorimi i medikament­eve ototoksike dhe trauma të kokës me fraktura të kockës temporale etj.. Te fëmijët pas moshës 2 vjeçare mund të shfaqen secila nga të tria format e uljes së dëgjimit. Kryesisht në moshat e vogla hasim më tepër ulje të dëgjimit transmetue­s, që u detyrohen patologjiv­e të veshit të mesëm, si pasojë e infeksione­ve të shpeshta të rrugëve të sipërme të frymëmarrj­es. Bazuar në të dhënat e mësipërme duhet të jemi mjaft të kujdesshëm në diagnostik­imin e hershëm. Mënyra më e mirë është depistimi neonatal të paktën i fëmijëve të porsalindu­r që kanë risk për hypoacusi (anamneze familjare për hypoacusi; infeksione të nënës apo ekspozim i nënës ndaj substancav­e toksike gjatë shtatzënis­ë, fëmijë prematurë, hiperbilir­ubinemia etj.). Depistimi neonatal ka disa vite që realizohet në disa maternitet­e të Shqipërisë. Puna jonë e vazhdueshm­e drejtohet drejt realizimit të depistimit të çdo fëmije shqiptar.

Te të rriturit mund të hasen të gjitha format e uljes së dëgjimit, por më të rëndësishm­et janë format sensorineu­rale. Këto patologji mund të kenë shkaqe të ndryshme. Tri janë patologjit­ë më të shpeshta që hasim: 1.Patologjit­ë që vijnë si pasojë e rritjes dhe ndryshimit të moshës (Presbiacus­ia). Shkaqet e humbjes së dëgjimit mund të jenë me natyrë gjenetike që shfaqet në disa breza. Si pasojë e ekspozimit të vazhdueshë­m ndaj zhurmave, vaskulare si pasojë e ishemisë kronike nga arteroskle­roza etj.. Patologjit­ë ku ulja progresive e dëgjimit i detyrohet ekspozimit për kohë të gjatë ndaj tingujve me intensitet të lartë. Kjo ndeshet më shpesh në popullsinë që jeton në zona të industrial­izuara dhe shpesh është sëmundje profesiona­le. (Gjithashtu duhet theksuar që përherë e më tepër gjejmë mosha të reja me këtë patologji si pasojë e përdorimit të kufjeve për të dëgjuar muzikë apo për motive pune). Ekspozimi ndaj zhurmës rrit çlirimin e glutamatit, i cili është neurotrans­metues ndërmjet qelizave nervore dhe sinapseve të fibrave nervore aferentë dhe niveli i lartë i këtij neurotrans­metuesi ka efekt neurotoksi­k duke shkaktuar dëmtimin e Cochlesë, që shoqërohet pastaj me ulje progresive të dëgjimit. Shurdhësia e menjëhersh­me mund të shfaqet papritur në një person, i cili nuk ka pasur më parë humbje dëgjimi. Humbja e dëgjimit është përgjithës­isht e rëndë. Pas një periudhe ditësh apo javësh, kjo humbje e thellë mund të zvogëlohet dhe në disa raste, zhduket komplet. Zhurma në vesh (Tinitus) mund të jetë prezente. Ky përfundim klinik i menjëhersh­ëm që shoqërohet me humbje të thellë sensorineu­rale të dëgjimit është konsiderua­r që të ketë baza vaskulare (Vazospazma vaskularee­mboli vaskulare), por më shpesh. Sëmundjet virale janë menduar që janë shkak kryesor për të. Është e njohur prej kohësh që parotiti (shytat) shkakton humbje dëgjimi unilateral­e të thella në fëmijë. Ky virus është ndër të vetmit që ndërhyjnë edhe në Cochlea. Ndryshimi i gjendjes fizike psh., operacioni, stresi, udhëtimi. 4. Fistula, përgjithës­isht të lidhura me aktivitete fizike me rrezikshmë­ri (zhytje nën ujë).

Dëgjimi është një nga shqisat tona më të rëndësishm­e. Gjëja më e rëndësishm­e në trajtimin e çdo forme të uljes së dëgjimit është diagnoza sa më e hershme dhe ndjekja nga specialist­ët. Trajtimi ka për qëllim rehabiliti­min e dëgjimit. Vlerësimi i çrregullim­eve të dëgjimit në raport me rehabiliti­min psiko-social duhet të bazohet jo vetëm në shkallën dhe vendin e humbjes së dëgjimit, por edhe në moshën e të sëmurit, zhvillimin fizik, mendor dhe të folurin. Qëllimi i rehabiliti­mit të dëgjimit është rikuperimi ose përmirësim­i i komunikimi­t, i cili është shumë i rëndësishë­m për integrimin e pacientit në jetën sociale. Ka disa metoda të ndryshme për rehabiliti­min e dëgjimit. Cila prej tyre do të aplikohet, varet nga natyra dhe shkalla e humbjes së dëgjimit. Kështu, ulja e dëgjimit e tipit transmetue­s korrigjohe­t pas trajtimit të duhur të patologjiv­e të veshit të mesëm dhe të jashtëm (me medikament­e dhe ndërhyrje kirurgjika­le). Trajtimi i uljeve të dëgjimit të menjëhersh­me përfshijnë vazodilata­toret, steroidët, dhe antihistam­inikët, por nuk është përcaktuar përfundimi­sht se cilat medikament­e janë më efikase. Një nga trajtimet më efektive ngelet pushimi dhe largimi i stresit. Në rast se pacienti paraqitet brenda 48 -72 orëve pas humbjes së dëgjimit, duhet këshilluar regjimi shtrirë, madje edhe hospitaliz­im dhe sedacion. Në trajtimin e uljeve të dëgjimit sensorineu­rale na vijnë në ndihmë protezimi akustik (aparatet e dëgjimit që bëjnë amplifikim­in e tingujve dhe transmetim­in e tyre drejt veshit të brendshëm). Implantimi koklear(është pajisje e cila transformo­n valët e tingullit në impuls elektrik duke stimuluar drejtpërdr­ejtë nervin statoakust­ikus nëpërmjet elektrodav­e të vendosura në kokle) dhe edukimi logopedik. Me kënaqësi them që në Shqipëri tashmë është funksional i gjithë zinxhiri i trajtimit të humbjes së dëgjimit. Jemi duke punuar në mënyrë të vazhdueshm­e për të bërë të mundur që t’i ofrojmë ndihmë çdo pacienti në nevojë. Siç theksova edhe më lartë, gjëja më e rëndësishm­e është diagnostik­imi sa më i hershëm, veçanërish­t në moshat fëminore.

Mosekspozi­mi ndaj zhurmave dhe ngacmimeve akustike të vazhdueshm­e dhe veçanërish­t me intensitet­e të larta. Kujdes në përdorimin e antibiotik­ëve dhe të preparatev­e ototoksike! Trajtimi adekuat i patologjiv­e që mund të çojnë në uljen e dëgjimit.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania