Gazeta Shqiptare

Rama: Kush shtyn në luftë Kosovën, shtyn edhe Shqipërinë, sepse jemi një

Kryeminist­ri në promovimin e librit të politikani­t kosovar Enver Hoxhaj “Të mbajmë larg nga rajoni çdo mundësi konflikti”

-

Kryeminist­ri Edi Rama në promov imin e librit të politikani­t kosovar Enver Hoxhaj është shprehur se kushdo që shtyn Kosovën në luftë, shtyn edhe Shqipërinë. Ai është shprehur se qëllimi duhet të jetë mbajtja e luftës larg nga rajoni, sepse në radhë të parë është Kosova, ajo që ka vuajtur shumë dhe jo nxitja e luftërave, kostot e të cilave nuk do të paguhen nga nxitësit. Rama shtoi se nuk ka asnjë përfitim rajoni nga radikalizi­mi i Serbisë, e cila ndodhet mes dy zjarresh, Perëndimit dhe presionit të Rusisë. “Kur flas për zonat e influencës, nuk besoj që do të kthejë Ballkanin në republika autoritare. Qëllimi nuk është të godasë demokracit­ë liberale në Ballkan, por mendoj që pozicioni ynë, edhe i

Shqipërisë edhe i Kosovës është korrekt. Por, na vlen si reflektim dhe në fund ka një pjesë që na vlen shumë që krahas luftës në

Ukrainë, Rusia kërkon të zhvendosë në Ballkan valën e dytë të përplasjes me Perëndimin për të destabiliz­uar rajonin dhe mes oborrit të pasmë, edhe BE-në. Kjo do të ishte një fazë intensive e luftës hibride. Sa më shumë të zgjasë lufta në Ukrainë, Shqipëria dhe

Kosova do të jenë caqe të luftës hibride ruse. Lufta ka nisur dhe zhvilluar me Kosovën paralelish­t me pavarësinë e saj,. nuk jam as idealist, as optimist për ndryshimin e kursit thotë Enveri. Me këto shënime po mbyll ndërhyrjen time, duke thënë të më falin të gjithë ata që nuk ndajnë me mua këtë bindje, por duhet të bëjmë çmos të mbajmë larg nga rajoni çdo mundësi konflikti. Nuk kemi asnjë interes të radikalizo­het Serbia dhe duhet të bëjmë çmos që në situatën kur është mes dy zjarreve, presioni i madh i Rusisë që lidhet me mundësinë për të shtrënguar se e furnizon me shumë gjëra dhe presionit të madh të Perëndimit që Serbia e nden shumë, të shtyjmë sa më shumë në drejtimin e një kuptimi të drejtë të asaj që duhet të presim nga Serbia. Kush pret nga ajo të hidhet në flakë për Perëndimin, nuk e kupton çfarë vijnë nga kjo. Nuk mund të hidhet se nuk ka mundësi ta bëjë, duke qenë e përbërë nga një popull me shumicë që mendon se Putini ka të drejtë. Por, besoj se është e qartë që Serbia mund të qëndrojë në një distancë nga Rusia që flaka e luftës të mos vijë këtu. Në këtë pikë mund të bëjmë tonën. Ky është edhe thelbi i tradhtisë sime për të cilën nuk jam pishman. Mendoj që ne kemi vuajtur boll, e kam fjalën jo unë, se në radhë të parë në Kosovë kanë vuajtur mjaftueshë­m dhe nuk ka nevojë më të shkojë atje, veç nëse e detyrojnë. E, nëse detyrojnë Kosovën, detyrojë edhe Shqipërinë, sepse ne jemi një”, - u shpreh kryeminist­ri Rama.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania