Gazeta Shqiptare

Albin Kurti: Bashkëpuni­mi arrihet duke i zgjidhur problemet në fillim

“Suksesin ta krahasojmë me botën dhe jo me njëri-tjetrin”

-

Kryeminist­ri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas zhvillimit të mbledhjes së përbashkët të qeverive të të dyja vendeve, Shqipërisë dhe Kosovës. Në një reagim në “Twitter”, Kurti shprehet se suksesi nuk duhet matur me njëri-tjetrin, por duhet krahasuar me botën, duke shtuar se vendet kanë nevojë për më shumë unitet. “Sot mbajtëm mbledhjen e 8-të të përbashkët të qeverisë me Shqipërinë për të vlerësuar progresin që kemi arritur dhe për të nënshkruar marrëveshj­e të reja në fushën e arsimit, shëndetësi­së, rinisë, energjisë, transporti­t, bujqësisë si dhe heqjen e kufizimeve kufitare. Shqiptarët sot jetojnë më mirë se kurrë, por ne nuk duhet ta matim suksesin tonë me njëri-tjetrin, por të krahasojmë me botën. Ne kemi nevojë për më shumë unitet dhe përafrim në çështjet rajonale dhe të jashtme. Nuk ka dyshim se historia do të na gjykojë se si e përdorim këtë mundësi historike”, - shkruan Kurti. Kryeminist­ri kosovar, Albin Kurti, në fillimin e mbledhjes së përbashkët të qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë foli për sfidat aktuale. Kurti tha se tani Kosova dhe Shqipëria mund ta lexojnë më qartë gjendjen e krijuar në rajon e botë dhe tha se “përcaktimi ynë është më i thjeshtë”. “Prandaj, edhe këto mbledhje të qeverisë tingëllojn­ë më të vërteta e më efektive sesa më parë”, - tha ai. Kurti foli më tej se si duhet të jetë bashkëpuni­mi rajonal. “Bashkëpuni­mi, integrimi dhe zhvillimi i qëndrueshë­m në të gjithë rajonin sigurohen duke i zgjidhur problemet politike në fillim dhe jo në fund. Lënia për fund dhe mbajtja pezull e zgjidhjes së problemeve esenciale politike mban pezull mosbesimin e ndërsjellë social”, - tha kryeminist­ri. “Bashkëpuni­min dhe integrimin brenda kombit dhe ndërmjet dy shteteve tona e ka lehtësuar fakti se veç sa po e zbatojmë në rastin tonë parimin dhe praktikat tashmë të njohura të Bashkimit Europian, përderisa edhe anëtarësim­i ynë në BE mbetet synimi ynë i përhershëm dhe drejtues i politikave tona”, - tha ai.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania