Gazeta Shqiptare

Xhixho: Nuk mund të përkrahësh Kosovën, duke ushqyer ambiciet e Beogradit

“‘Ballkani i Hapur’, tregues se cilën anë të Europës zgjedh Rama”

-

Nënkryetar­ja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho, ka kërkuar nga qeveria shqiptare që të mbajë një qëndrim të qartë nëse është krah Serbisë dhe Rusisë, apo Kosovës dhe Europës. Nismën “Ballkani i Hapur”, Xhixho e quajti një projekt serb me të cilin shefi i ekzekutivi­t shqiptar është duke dëmtuar interesat kombëtare dhe të Kosovës.

POSTIMI I PLOTË:

“Qeveria shqiptare të pozicionoh­et qartë nëse është në krah të Kosovës e Europës, apo në krah të Serbisë dhe Rusisë! ‘Ballkani i Hapur’ është një tjetër projekt i kryeminist­rit Rama pa konsultim me qytetarët dhe pa debat të gjerë publik. Me dëshirën për të çuar përpara një projekt të ideuar nga Serbia qartësisht për interesat e veta, kryeminist­ri Rama po dëmton rëndë interesat kombëtare dhe njëkohësis­ht po dëmton interesat e Kosovës. 1. Serbia është vendosur qartë dhe publikisht kundër sanksionev­e të vendosura nga Bashkimi Europian dhe SHBA ndaj Rusisë si agresore ndaj

Ukrainës. 2. ‘Ballkani i Hapur’ ka pasur një qëndrim të hapur agresiv, të njëanshëm dhe diskriminu­es ndaj Kosovës duke minuar procesin e njohjes së saj dhe duke i shërbyer objektivit të Serbisë për mosnjohjen e pavarësisë dhe integritet­it territoria­l të Kosovës. 3. ‘Ballkani i Hapur’ është provuar gjerësisht si një veprim politik dhe shtetëror me pasoja tepër negative për interesat ekonomike të Shqipërisë dhe të fermerëve shqiptarë veçanërish­t. Këmbëngulj­a në çuarjen përpara të këtij projekti është treguesi më i qartë se në cilën anë të Europës zgjedh të pozicionoh­et Edi Rama. Kosova e ka bërë të qartë qasjen e saj ndaj ‘Ballkanit të Hapur’, një nismë që të hapur ka vetëm mundësinë për të fuqizuar pozitat e Serbisë në rajon. Nuk mund të përkrahësh Kosovën duke ushqyer ambiciet e Beogradit! Qeveria shqiptare përpara se të bëjë show me mbledhje të përbashkët­a, të pozicionoh­et qartë nëse është në krah të Kosovës e Europës, apo në krah të Serbisë dhe Rusisë”!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania