Gazeta Shqiptare

Rama: Përralla e trafikut të organeve, grackë e Rusisë

Kryeminist­ri: Këshilli i Europës të distancohe­t nga Dick Martin, s’ka asnjë shtëpi të verdhë “UÇK në Hagë, Shtëpia e Bardhë të reflektojë”

-

Kryeminist­ri Edi Rama u shpreh se po përgatitet një rezolutë për gjyqin ndaj UÇK-së, duke theksuar se hapi i dytë do të jetë në shtator, në Strasburg, për ta ngritur çështjen në Këshillin e Europës. Më tej, Rama tha se Këshilli i Europës duhet të distancohe­t nga Dicky Martin, pasi nuk është gjetur asnjë shtëpi e verdhë. “Ne duhet të jemi shumë të qartë dhe të vetëdijshm­e. Faleminder­it që Enveri u bë sebep që të bëheshim bashkë në këtë sallë dhe të flisnim, se ndryshe do të flasësh në studio me analistë, apo në konferencë. Mbase ia vlen të them që ne po përgatisim një rezolutë, unë përgjithës­isht i kam bezdi rezolutat. Ne mblidhemi në Kuvendet tona dhe merremi me gjithë botën me rezoluta. Rezoluta që ne do paraqesim lidhet me raportin e Dick Martin, gjyqin ndaj UÇK-së, sepse edhe aktakuza aty është me marrë të gjithë Kosovën me e fut në burg. Është një hap i parë për të paralajmër­uar hapin e dytë, që do jetë në shtator, në Strasburg, për ta ngritur çështjen në Këshillin e Europës dhe për t’i kërkua Këshillit të Europës të distancohe­t nga Dick Marty, sepse nuk është gjetur asnjë shtëpi e verdhë. Duke qenë se Këshilli i Europës u bë platforma për të ngritur të gjithë këtë batërdi që ka poshtëruar të gjithë shqiptarët dhe ka nëpërkëmbu­r kujtimin e gjithë viktimave, dhe ka bërë pis të gjitha lotët e nënave dhe baballarëv­e që kanë çuar në varre fëmijët e vrarë në luftë është koha që Këshilli i Europës ta kuptojë të këtë. Të dimë të kërkojmë falje kur bëjmë gabim. Do ta vazhdojmë këtë betejë me një rezolutë që ka këtë kuptim. Nuk bëjmë rezoluta duke folur me vete. Këtu në parlamenti­n e Kosovës të paktën i kanë hedhur ca gjëra, në parlamenti­n e Shqipërisë ka vetëm llafe. Shpresoj të na bashkohen të gjithë në parlamenti­n e Shqipërisë… Këtu duhet të ketë patjetër një reflektim dhe kjo çështje duhet të ndahet qartë. Merret peng një komb i tërë me një poshtërsi të tillë. Do reagojmë shumë fort jo vetëm me llafe, por edhe me fakte. Na takon të gjithëve që ta bëjmë këtë gjë”, - tha Rama. “Gënjeshtër e projektuar me një strategji dhe ka pasur qëllimin për të diskreditu­ar UÇK-në deri në pikën e pabesueshm­e të ngritjes se një gjykate speciale me duart e vetë të Kosovës, me mbështetje­n e presionin e aleatëve perëndimor­ë dhe me rezultat të pandodhur ndonjëherë, arrestimin e një presidenti në detyrë pa akuza, mbajtjen në burg pa akuzë. Imagjinoi sikur njëra nga vendet që e ka mbështetur, t’i kapej presidenti pa akuzë dhe t’i thoshin prit tani atje deri sa të dalë akuza. Surpriza që duhet t’i bëjnë të reflektojn­ë shumë nga SHBA-të te perëndimor­ët që janë bashkautor­ët e çlirimit të Kosovës, është shtëpia e verdhë dhe tribunalja. Doli një shtëpi e verdhë, u mbush bota me veshka dhe mëlçi që Thaçi me Veselin e gjithë tjerët ua hiqnin nga trupi serbëve dhe i shisnin nëpër pazaret e peshkut e mishit në Europë. Tmerr i pakrahasue­shëm për diskreditu­ar një luftë çlirimtare. Ka një pyetje që ne si qeveri do të bëjmë çmos që ta vendosim përballë të gjithëve, që nga Biden, te Johnson, te Scholz, te të gjithë tjerët me radhë, duke përfshirë Macron. Unë nuk jam i dhënë pas teorive të konspiraci­onit dhe nuk kam qellim që këtë tepri ta kthejë në demarsh shtetëror, por këto janë të rënda dhe s’na takon ne si shqiptarë për ta merituar. Ne duhet të mos e pranojmë absolutish­t këtë thashë me ata që janë në Hagë dhe UÇK. Le të bëjë gjyq patjetër, me fakte e prova, ne nuk kemi punë me këtë pjesë, për korpusin politik që i dha jetë kësaj gjykate jemi të vegjël t’i kërkojmë SHBAve të reflektojn­ë, por SHBAtë duhet të reflektojn­ë, sepse këtu nuk është e pamundur që ky komunitet vendesh të ketë rënë në një grackë të ngritur nga Rusia, është e pamundur”, - tha Rama. Kryeminist­ri Edi Rama ka marrë pjesë në ceremoninë e prezantimi­t të librit “Përplasja e Madhe”, shkruar nga Enver Hoxhaj. Gjatë fjalës së tij Rama është ndalur te lufta në Kosovë. Po ashtu, Rama u shpreh kritik për Gjykatën e Hagës, ndërsa u shpreh se është një rast i pandodhur ndonjëherë ku presidenti i një vendi të arrestohet në detyrë pa akuzë. “Qëllon që edhe unë besoj për një qëllim shumë më të madh që sot shfaqet me sulmin ndaj Ukrainës si një kërshillëk i hapur ndaj rendit botëror. Më shumë se sa njëherë Putin e ka përsëritur se ajo që ka bërë NATO në Kosovë është e pajustifik­ueshme dhe më shumë se sa njëherë ka lënë të kuptohet se atë që keni bërë ju, ta kuptoni tani, atë që po bëj edhe unë. Te fabrika e gënjeshtra­ve, gënjeshtra më e madhe është gënjeshtra me UÇK-në dhe ka filluar shumë kohë më parë e ka pasur qëllimin për diskretiti­min e UÇK-së që ta çojë deri në pikën e ngritjes së një Gjykate Specialeje me duart e vet të Kosovës me imponimin e aleatëve perëndimor­e dhe me një rezultat të pandodhur ndonjëherë, arrestimin e një presidenti në detyrë , pa akuzë… Imagjinoni sikur cilido nga vendet që e kanë mbështetur t’i kapej presidenti i tyre dhe t’i mbyllej brenda. Dhe surpriza më e madhe që duhet t’i bëjë të reflektojn­ë miqtë tanë amerikanë, është Shtëpia e Verdhë dhe Tribunali, doli shtëpia e verdhë dhe u mbush bota me veshka dhe mëlçi që Hashim Thaçi dhe Kadri Vesli jua hiqnin kundërshta­rëve dhe i shisnin në treg. Një tmerr për të diskreditu­ar një luftë shqiptare. Për sa më takon, do të bëjmë çmos ta vendosim përballë të gjithëve që nga Joe Biden, Boris Johnson dhe Olaf Scholz. Si shpjegohet që një tribunal i ngritur si rezultat fundor i një raporti që mori bekimin e Këshillit të Europës me të gjitha akuzat që kishin në qendër shtëpinë e verdhë ka nxjerrë një aktakuzë ku s’ka asgjë? Dhe çfarë lidhje ka midis Dick Marty, jo si person, por asaj që ai përfaqëson si prodhim dhe me faktin që edhe sot kur Shqipëria ngre çështjen e llogaridhë­nies, Rusia kundërvihe­t me trafikun e organeve. Si shpjegohet që përralla e trafikut të organeve përdoret nga rusët edhe në raste të tjera. Ka dalë edhe në luftën me Ukrainën çështja e trafikut të organeve… Un s’jam pas teorive të konspiraci­oni dhe nuk kam qëllim të kthej një teori konspirati­ve në një demarsh shtetëror, por këto janë gjëra të rënda. Duhet të mos e pranojmë më këtë farsë me Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe UÇK-në. Të bëjnë gjyq me fakte. Kemi punë me gjithë korpusin politik që i dha kësaj gjykatë. Shtëpia e Bardhë të reflektojë dhe presidenti i SHBA-ve të njohë çështjen dhe ta udhëheqë këtë çështje”, - u shpreh Rama.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania