Gazeta Shqiptare

Harta e re gjyqësore, kreu i PD-së: Në kundërshti­m me Kushtetutë­n

Berisha: Heqja e taksës në Rrugën e Kombit dhe njohja e gjenocidit serb, dy vendimet e para të qeverisë së ardhshme të PD-së “Asnjë vend tjetër s’ka guxuar të shkatërroj­ë sistemin e drejtësisë”

-

Harta e re gjyqësore, ligji i fiskalizim­it dhe ndryshimet në ligjin për tatimet mbi të ardhurat ishin dje pjesë e diskutimev­e në tryezën e PD-së me profesioni­stët e drejtësisë. Në këtë takim i pranishëm ishte edhe kryetari i PD-së, Sali Berisha. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se harta e re gjyqësore është në kundërshti­m flagrant me Kushtetutë­n. “Harta e re gjyqësore, që vjen në kundërshti­m flagrant me Kushtetutë­n, ligji për organizmin e drejtësisë, është kapaku që i vihet arkivolit në të cilin e mbylli reforma e drejtësisë, sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Shqipëria kaloi në një proces unik në planetin Tokë, asnjë vend, asnjë komb, asnjë pushtues nuk ka guxuar t’i shkatërroj­ë një vendi tjetër, një kombi, sistemin e drejtësisë. Për arsye të caktuara, fusha ta caktuara janë të detyruara të respektojn­ë konventën”, - tha Berisha. Sakaq, në këtë tryezë dhanë argumentet e tyre specialist­ë të profesione­ve të lira të lidhur në mënyrë direkte apo indirekte me sistemin gjyqësor. Pjesëmarrë­s ishin avokatë nga Dhomat e Avokatisë në Tiranë, Durrës,

Elbasan dhe Korçë; Lorval Petani, Genc Gjokutaj, Ankelita Çela, Arben Lena, kryetarja e Dhomës së Ndërmjetës­uesve Drita Avdyli; Ylli Manjani avokat nga Dhoma e Avokatisë në Tiranë. Organizato­rja e tryezës, kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD-së, Adriana Kalaja, theksoi: “Objekti i takimit janë diskutime dhe propozime nga profesioni­stë të fushës mbi sfidat në sistemin e drejtësisë si dhe ndikimi i hartës së re gjyqësore, ligji i fiskalizim­it dhe ndryshimet e ligjit për tatimin mbi të ardhurat në profesione­t e lira. Po kështu, janë të mirëpritur të gjitha idetë dhe propozimet për zgjidhjen e këtij ngërçi me pasoja direkte në të gjithë sektorët jetikë të vendit”, shprehet Adriana Kalaja. Në tryezën e përbashkët për sfidat me sistemin gjyqësor, kreu i PD-së, Sali Berisha, tha se harta e re gjyqësore është në kundërshti­m me Kushtetutë­n. Berisha u shpreh kritik, ndërsa theksoi se opozita ka qenë kundër metodës nga lartposhtë, duke shtuar se harta e re gjyqësore është në kundërshti­m edhe me parimin e afërsisë. Më tej, kreu i PD-së, shtoi se reforma e Sorosit e shkatërroi sistemin e drejtësisë. “Shqiptarëv­e iu mohua një sistem i drejtë. Ju ftoj ta vazhdoni betejë deri në ritkthimin e vlerave të vërteta të sistemit të drejtësisë. Sot tashmë një shtyllë vertebrore e shtetit shqiptar është e prerë në mes dhe nuk funksionon”, tha Berisha. Kreu i Partisë Demokratik­e, Sali Berisha, zbuloi dy vendimet e para, që sipas tij, do të firmosë qeveria e ardhshme e PD-së, në marrëdhëni­et me Kosovën. Duke folur për gazetarët mbi mbledhjen e dy qeverive, të Shqipërisë e Kosovës, Berisha akuzoi

Edi Ramën se nuk njohu gjenocidin serb në Kosovë, ndërsa shtoi se “krahas njohjes së gjenocidit, do të jetë marrëveshj­a e parë, përveç heqjes së taksës në Rrugën e Kombit, që do të firmoset nga qeveria e ardhshme e PD-së”. “Edi Rama në qoftë se do të kishte minimumin e respektit për qytetarët e Kosovës, vuajtjen dhe sakrificën e tyre, martirizim­in e tyre në më shumë se 150 vitet e fundit, duhet të shkonte këtë herë në Kosovë duke njohur gjenocidin ciklik serb në Kosovë. Janë 1400 qenie të pafajshme që u vranë e u dogjën vetëm e vetëm se kishin prindër shqiptarë në shtëpitë e tyre. Në këtë aspekt mohimi që ai i bën gjenocidit ciklik serb në Kosovë, që fillon nga gjysma e dytë e shekullit të 19 dhe përfundon me operacioni­n ‘Patkoi’ në 1999-ën është një aktakuzë shumë e rëndë për karakterin dhe ndërgjegje­n kombëtare. T’i mohosh këto është një lloj si të shkelmosh mbi shpirtrat, gjakun e tyre, por kur këta janë shqiptarë, kjo është forma më e lartë e tradhtisë kombëtare. Ndaj dhe unë mund të kem shumë probleme tjera për të shtruar sot në marrëdhëni­et mes Shqipërisë e Kosovës, por zgjodha vetëm këtë, sepse edhe marrëveshj­et, unë i ndoqa recitimet e përfaqësue­sve të qeverisë shqiptare, në një kohë kur shqiptarët presin një marrëveshj­e, dyshtetësi­në, apo shtetësinë sipas dëshirës, kjo është marrëveshj­a që presin shqiptarët, por këtë natyrisht, krahas njohjes së gjenocidit, do të jetë marrëveshj­a e parë, përveç heqjes së taksës në Rrugën e Kombit, që do të firmoset nga qeveria e ardhshme e PD”,- u shpreh Berisha.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania