Gazeta Shqiptare

Zbardhet mocioni i demokratëv­e: T’i hiqet mandati i deputetit Olta Xhaçkës

Bashkëshor­ti i ministres së Jashtme mori 10 mijë metra katrorë me 1 euro “Bashkëshor­ti përfitoi kontrata nga shteti”

-

Grupi parlamenta­r i Partisë Demokra tike ka depozituar dje mocionin për heqjen e mandatit të deputetes për ministren për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka. Deputetët Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Lefter Gështenja, Merita Bakiu, Emilja Koliqi, Ferdinand Xhaferri, Ilda Dhori, Arbi Agalliu, Saimir Korreshi, Orjola Pampuri, Selaudin Jakupllari, Zheni Gjergji, Flamur Hoxha dhe Dashnor Sula i kanë kërkuar Kuvendit ndjekjen e procedurës parlamenta­re për konstatimi­n e pavlefshmë­risë dhe mbarimit të mandatit të deputetit për Olta Xhaçkën. Në mocion sqarohet se kompania e krijuar menjëherë pas miratimit të ligjit për investimet strategjik­e “AG. TÇ shpk.” në pronësi të bashkëshor­tit të ministres dhe deputetes znj. Olta Xhaçka, ka përfituar statusin e investitor­it strategjik për ndërtimin e një hoteli disakatësh me 5 yje në një sipërfaqe zhvillimi prej 10,592 m² dhe me vlerë rreth 5,5 milionë euro, në Gjilekë, Bashkia Himar. Shoqëria në pronësi të bashkëshor­tit të ministres dhe deputetes znj. Olta Xhaçka ka përfituar masën mbështetës­e të lejimit të përdorimit të bregut para hotelit për një periudhë 30-vjeçare, si dhe përfiton nga incentiva e reduktimit të TVSH-së. “Dhënia e pasurisë publike për qëllime fitimi dhe ushtrimi të veprimtari­ve fitimprurë­se është bërë në shkelje flagrante të ndalimeve kushtetues­e dhe ligjore, që ndalojnë deputetin dhe për efekt të ligjit bashkëshor­tin e tij të përfitojë pasuri të shtetit apo të kryejë veprimtari fitimprurë­se që burojnë nga pasuritë e shtetit. Ky fakt përbën shkelje të rëndë të ligjit, që passjell mbarimin/pavlefshmë­rinë e mandatit të deputetit, sipas neneve 70/2-3 dhe 71/2/c të Kushtetutë­s”, – thuhet në mocionin e dorëzuar nga deputetët e PD-së. Në mocionin e deputetëve demokratë sqarohet se nga dokumentac­ioni bashkëlidh­ur rezulton e provuar se shoqëria tregtare “AG. TÇ shpk.” ka përfituar të drejtën për të kryer veprimtari fitimprurë­se që burojnë nga pasuria e shtetit dhe pushtetit vendor nëpërmjet ofrimit të shërbimeve në fushën e turizmit, në kohën në të cilën ka ushtruar mandatin e deputetit. “Ligji nr. 9367/2005 parashikon shprehimis­ht në nenin 35 të tij se ‘në rast se aksionet apo pjesët në kapital janë të regjistrua­ra në emrin e personit të lidhur (që sipas ligjit është bashkëshor­ti), ato vlerësohen njëlloj si të ishin të regjistrua­ra në emër të vetë zyrtarit. Për pasojë, në kuptim të ligjit dhe për efekt të zbatimit të ndalimit kushtetues/ligjor, shoqëria tregtare ‘AG. TÇ shpk/’ konsideroh­et në pronësi të vetë ministres dhe deputetes znj. Olta Xhaçka. Për pasojë, përfitimet nga pasuria e shtetit, që burojnë nga vendimi nr. 3/5, datë 29/03/2021 ‘Për miratimin e statusit investim/ investitor strategjik procedurë e asistuar’ për projektin e investimit ‘Dreamades luxury suites’ janë përfitime të ministres dhe deputetes znj. Olta Xhaçka”, – sqarojnë deputetët e opozitës. Grupi i kryetarit të PD-së, Sali Berisha dhe kreut të grupit parlamenta­r, Enkelejd Alibeaj janë përfshirë në një tjetër garë mes tyre lidhur me mandatin e Olta Xhaçkës. Mesditën e djeshme ishte deputeti Agron Shehaj, i cili njoftoi nga selia blu nisjen e mbledhjes së firmave për t’iu drejtuar Kushtetues­es për mandatin e deputetes dhe ministres së Jashtme. Ndërkohë, në mesditë grupi parlamenta­r i PD-së ka depozituar mocionin për heqjen e mandatit të deputetes për ministren për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka. Deputetët Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Lefter Gështenja, Merita Bakiu, Emilja Koliqi, Ferdinand Xhaferri, Ilda Dhori, Arbi Agalliu, Saimir Korreshi, Orjola Pampuri, Selaudin Jakupllari, Zheni Gjergji, Flamur Hoxha dhe

Dashnor Sula, i kanë kërkuar Kuvendit ndjekjen e procedurës parlamenta­re për konstatimi­n e pavlefshmë­risë dhe mbarimit të mandatit të deputetit për Olta Xhaçkën. Në mocion sqarohet se kompania e krijuar menjëherë pas miratimit të ligjit për investimet strategjik­e, “AG. TÇ shpk.” në pronësi të bashkëshor­tit të ministres dhe deputetes znj. Olta Xhaçka ka përfituar statusin e investitor­it strategjik për ndërtimin e një hoteli disakatësh me 5 yje në një sipërfaqe zhvillimi prej 10,592 m² dhe me vlerë rreth 5,5 milionë euro, në Gjilekë, Bashkia Himar.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania