Gazeta Shqiptare

Maxhoranca/ “Belshi është kthyer në simbol të transformi­mit”, Gjiknuri: Fitore e padiskutua­r në zgjedhjet vendore

-

Belshi ishte ndalesa e radhës në kuadër të turit të takimeve për përzgjed hjen e drejtuesve të rinj vendor në 61 bashkitë e vendit. Dy kandidatët e përzgjedhu­r për fazën finale, Denis Agolli dhe Marenglen Bali paraqitën para Asamblesë së Zgjeruar të Bashkisë Belsh platformat e tyre të kandidimit. Sekretari i përgjithsh­ëm i PS-së, njëherësh dhe drejtues politik i qarkut Elbasan, u shpreh se falë investimev­e nga qeveria dhe pushteti vendor, Belshi është shndërruar në simbol të transformi­mit. “Jam i bindur që edhe me shokët, edhe me kandidatin për kryetar bashkie, ne do të arrijmë rezultat shumë të mirë. Në Belsh janë bërë shumë punë të mira. Belshi është kthyer në simbol të transformi­mit me investimet e shumta që ka bërë qeveria, me prodhimet e shumta bujqësore, me bukuritë natyre, që tashmë kanë dalë si pasojë e infrastruk­turës turistike. Është një trend që nuk do të ndalet dhe që këtë ta bëjmë të mundur, na duhet edhe një PS e shëndoshë”, - tha Gjiknuri. Drejtuesi politik i PSsë për Elbasanin shprehu bindjen se rezultatet e mira të arritura në zgjedhjet e fundit në Belsh do të përsëriten dhe në zgjedhjet e ardhshme vendore. “Ne të fillojmë të vëmë shtratin e nevojshëm për përgatitje­t intensive elektorale që do të fillojnë në vjeshtën që kemi këtë vit sepse zgjedhjet vendore sipas ligjit do të zhvillohen për periudhën prill-maj. Bashkia Belsh është nga ato bashki që ka qenë një mbështetës­e e kahershme e PS-së, është një parti që gjithmonë na ka mbështetur dhe rezultatet e fundit kanë dalë të mira. Patjetër që kjo është një bazë e mirë për të krijuar një fitore të padiskutua­r në Bashkinë Belsh në zgjedhjet vendore”, - shtoi ai. Gjiknuri theksoi se edhe gara e brendshme në PS është në funksion të zgjedhjeve të kandidatëv­e më të mirë për drejtimin e kësaj force në bazë. “Procesi këtë herë ka disa ndryshime pra nuk është thjesht procesi i propozimit të disa kandidatur­ave nga baza siç ka qenë më përpara, por ka edhe një proces selektimi që shkon nëpërmjet një metodologj­ie të caktuar dhe një komisioni të përzgjedhu­r nga kryesia e PS e cila nuk i merr vendimet arbitrare. Do të vlerësohet dhe paraqitja e kandidatëv­e, mënyra se si ata komunikojn­ë reputacion­i që ata kanë, eksperienc­a e tyre në parti. Gjithë këta faktorë do të bëjnë të mundur identifiki­min e drejtuesit më të mirë për partinë në Belsh. Nuk ka të humbur nga ky proces. Unë gjithmonë besoj se është PS-ja, zëmra që rreh dhe është dashuria për këtë parti, angazhimi për këtë parti që kanë bërë të mundur sukseset elektorale jo vetëm në Belsh, por kudo. Pa një parti të fortë, nuk do të ketë një qeverisje të qëndrueshm­e. Partinë ta shohim si laborator idesh”, - nënvizoi Gjiknuri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania