Gazeta Shqiptare

Harta e re gjyqësore përçan avokatët/ Në Vlorë e Gjirokastë­r pezullohen edhe masat e sigurisë, në Elbasan mbyllet bojkoti

“Shqipëri jemi edhe ne, mos i mbyllni gjykatat”, Dhoma e Avokatisë në Lezhë paralajmër­on protesta

-

Një sërë dhomash avoka tie në vend kanë paralajmër­uar sërish vijimin e grevës edhe për këtë javë, por harta e re gjyqësore ka përçarë avokatët. Ndryshe nga vendimi i Dhomës Kombëtare të Avokatisë e drejtuar nga Maks Haxhia, Dhomat Vendore të Avokatisë në Vlorë, Shkodër, Lezhë, Gjirokastë­r, Korçë dhe Lushnjë kanë njoftuar bojkotin e seancave gjyqësore deri më datë 24 qershor. Ndërsa në datën 21 dhe 22 qershor avokatët thanë se do bojkotojnë edhe masat e sigurisë, gjë e cila nuk ka ndodhur më parë dhe mund të shkaktoj kaos në drejtësi. E kundërta ndodh në Elbasan, Dhoma e Avokatisë e këtij qyteti vendosi t’i japë fund bojkotit. Harta e re gjyqësore ka sjellë diskutime dhe reagime mes avokatëve. Dhoma e Avokatisë vendosi bojkot të të gjithë seancave të gjyqësorit për 4 ditë, ndërsa kundër kanë dalë avokatët penalistë që shkojnë në seanca, sepse mendojnë që çështja duhet të shkojë në Gjykatën e Kushtetues­e për të kundërshtu­ar KLGJ. 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administra­tive dhe 1 gjykatë apeli për të gjithë vendin. Ky është përfundimi­sht propozimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re gjyqësore në vend pas muajsh konsultime­sh me grupet e interesit. I vetmi ndryshim nga propozimi i kaluar është se është shtuar një gjykatë e shkallës së parë në Sarandë, që me propozimin e kaluar ishte hequr. KLGJ-ja ka miratuar draftin, i cili tashmë pritet të kalojë për mendim në Këshillin e Ministrave, Këshillin e Lartë i Prokuroris­ë, Prokuroris­ë së Përgjithsh­me dhe Ministrisë së Financave. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnjë, Pogradec, Krujë, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë.

DHOMAT DHOMAT E E AVOKATISË AVOKATISË NË LEZHË DHE SHKODRËS, BOJKOT DHE DHE PROPTESTË PROPTESTË

Dhoma e Avokatisë në Lezhë, në një takim të jashtëzako­nshëm ka vendosur që të vazhdojë bojkoti i seancave gjyqësore kundër vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Nga ndryshimet e reja të propozuara nga Ministria e Drejtësisë, qarkut të Lezhës i shkrihen dy gjykata të Shkallës së Parë, ajo e Krujës dhe Kurbinit. Kreu i kësaj dhome, Elton Laska, shprehu zhgënjimin edhe për deputetët e qarkut dhe pushtetin vendor për heshtjen e tyre. “Për mosreagim dhe injorim të këtij bojkoti, Dhoma Vendore e Avokatisë Lezhë ndihet e keqardhur me grupin e deputetëve të qarkut Lezhë. Ndihemi të zhgënjyer nga qeverisja vendore si këshilli bashkiak, këshilli i qarkut, prefekti apo kryetarëve të bashkive, të cilëve nuk iu dëgjua një gjysmë fjale pro apo kundër shkrirjes së këtyre dy gjykatave”, - tha ai. Në fund të mbledhjes, Dhoma

e Avokatisë Lezhë shpalli bojkot deri më 24 qershor, ndërsa do të bojkotohen masa e sigurisë për dy ditë me radhë, përkatësis­ht më 21 dhe 22 qershor. Gjithashtu, ata kanë revokuar listat e gatishmëri­së së avokatëve për Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë, Kurbin dhe Krujë, deri në një vendimmarr­je tjetër. Madje, ata kanë paralajmër­uar edhe një protestë qytetare gjatë së martës në qytetin e Lezhës dhe të mërkurën në qytetin e Laçit. Ndërkohë, Dhoma e Avokatisë në Vlorë tha se do të bojkotojë seanca për datat 21 dhe 22 qershor. Dhoma Kombëtare e Avokatisë njoftoi të premten se nëse Këshilli i Ministrave nuk do të marrë parasysh propozimet e tyre për hartën e re gjyqësore, do të kishte përshkallë­zim të situatës dhe bojkot pa afat të proceseve gjyqësore.

Ndërkohë Dhoma e Avokatisë Shkodër ka paralajmër­uar një protestë ditën e mërkurë në orën 18:00 nën sloganin “Shqipëria jemi edhe ne. Mos i mbyllni gjykatat”. Harta e re gjyqësore e miratuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor ka hasur në pakënaqësi­të e avokatëve në mbarë Shqipërinë, të cilët shprehen se kjo ndarja e re do u rëndojë qytetarëve, pasi do të rrisë kostot e gjyqeve dhe do të zgjasë seancat. Por nga ana tjetër Shoqata e Gjyqtarëve është shprehur pro kësaj, pasi sipas tyre u përgjigjet më së miri nevojave të qytetarëve.

BOJKOT NË GJIROKASTË­R

Kështu, Dhomat e Avokatisë për Qarkun e Gjirokastr­ës dje bëri me dije se do të bojkotoj në të dyja shkallët e gjyqësorit. Sipas përfaqësue­sit të kësaj dhome, Bernard Aliko, ky vendim u bashkohet vendimeve të dhomave të avokatisë së Shkodrës, Lezhës, Vlorës dhe Korçës, të cilat edhe ata kanë vendosur që avokatët të bojkotojnë të gjitha seancat gjyqësore të paralajmër­uara për javën që vjen, si masë që ndërmerret për të kundërshtu­ar riorganizi­min e sistemit gjyqësor në vend. Brenda kësaj jave do të vendoset nëse do të bojkotohen edhe masat e arrestit, të cilat deri më sot kanë qenë nën prezencën e avokateve mbrojtës të klientëve të tyre. Në qarkun e Gjirokastr­ës, sipas riorganizi­mit të ri, do të ngelet vetëm një gjykatë, ajo e Shkallës së Parë, ndërkohë që shkrihet Gjykata e Faktit në Përmet, Gjykata Administra­tive dhe Gjykata e Apelit.

BOJKOT NË VLORË

Përgjatë javës 375 gjyqe nuk do të zhvillohen nga bojkoti i lajmëruar dy ditë më parë nga Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë. Sipas vendimit, ditën e martë dhe të mërkurë do të bojkotohen edhe masat e sigurimit, çfarë sipas avokatëve do të çonte në kolaps sistemin. Sipas të dhënave nga kancelarit­ë pranë gjykatave deri në këto momente nuk ka të parashikua­ra masa sigurimi.

KORÇË

Dhoma e Avokatisë Korçë ka bojkotuar edhe këtë javë seancat gjyqësore. Ky vendim është marrë mëngjesin e sotëm në një mbledhje të organizuar, duke mbështetur kështu edhe vendimin e Dhomës së Avokatisë në disa qytete të tjera. Ky bojkot është në vijimësi të masave që morën avokatët një javë më parë për të kundërshtu­ar hartën e re gjyqësore.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania