Gazeta Shqiptare

Harta e re gjyqësore, Shoqata e Gjyqtarëve kundër avokatëve: Do t’u përgjigjet më së miri nevojave të qytetarëve

-

TIRANË - Shoqata Ko mbëtare e Gjyqtarëve ka reaguar për hartën e re gjyqësore, teksa deklaron mbështetje­n dhe inkurajon miratimin sa më parë të këtij dokumenti me rëndësi strategjik­e për të tashmen dhe të ardhmen e drejtësisë në vendin tonë. Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka ndjekur me mjaft vëmendje dhe interes të gjithë procesin e hartimit të dokumentit analitik të hartës së re gjyqësore të përgatitur nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, në konsultim dhe bashkëpuni­m edhe me aktorë të tjerë të procesit. Reforma në sistemin e drejtësisë, e mbështetur që në krye të herës nga ana e Shoqatës me mendime dhe nisma propozuese, si një ndër qëllimet e saj kryesore ka ndërtimin e një pushteti gjyqësor efiçent, në pikëpamje kohore, cilësore dhe ekonomike. Për ta realizuar këtë lipset projektimi i një strukture gjyqësore, që ta maksimizoj­ë këtë qëllim si dhe një shpërndarj­e e studiuar e burimeve njerëzore në këtë aspekt. Edhe pse procesi i vetingut krijoji boshllëqe të mëdha në pushtetin gjyqësor kjo nuk e zbehu aspak, përkundraz­i e shtoi vendosmëri­në e subjekteve të angazhuara në procesin e skicimit të hartës së re gjyqësore, e cila do të shërbejë jo vetëm për të zbutur sado pak pasojat e këtij procesi të nevojshëm për sistemin e drejtësisë, por edhe për t’i dhënë vendit një shërbim gjyqësor sa më cilësor në të ardhmen. Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë vlerëson maksimalis­ht punën gati trevjeçare të udhëhequr deri më tani nga Këshilli i Lartë Gjyqësor lidhur me analizën dhe projektimi­n e hartës së re gjyqësore. Gjithashtu, shoqata shprehet se harta e re do t’u përgjigjet më së miri nevojave të qytetarëve për dhënien e një drejtësie cilësore dhe në kohë të barabartë për të gjithë. Specializi­mi i gjyqtarëve dhe ecja me shpejtësi të njëjtë e çështjeve të ngjashme, në të gjitha gjykatat e republikës përbën një synim dhe sfidë që do të përmbushet pa më të voglin dyshim nga riorganizi­mi gjyqësor i parashikua­r në këtë dokument. Për këtë shkak, ajo mbështet dhe inkurajon miratimin sa më parë të këtij dokumenti me rëndësi strategjik­e për të tashmen dhe të ardhmen e drejtësisë në vendin tonë. Së fundi, shoqata shprehet e angazhuar që si gjithmonë, të mos e kursejë ndihmën e saj për çdo iniciativë që çon në përmirësim­in e standardit të dhënies së drejtësisë në vendin tonë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania