Gazeta Shqiptare

Mbytën dhe hodhën në rezervuar 26-vjeçarin pas sherrit për xhelozi, gjykata lë në burg 3 autorët

Flet kunati i njërit prej të arrestuarv­e: E mohoj kategoriki­sht, ai punonte si çoban Prokuroria dyshon se Valter Mollaj ekzekutoi Martin Çeçon

- SHPALLJE ANKANDI

Tre personat që dys hohet se janë au torët e vrasjes së 26vjeçarit Martin Çeço dolën dje para Gjykatës së Korçës për masën e sigurisë. Bëhet fjalë për shtetasit Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj. Të dyshuarit si autorë të vrasjes së të riut Çeço në Maliq, Angjo dhe dy kushërinjt­ë Mollaj do të qëndrojnë në burg të paktën deri në përfundim të hetimeve, të akuzuar për vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpuni­m. Asnjëri prej tyre nuk pranoi përpara gjykatës autorësinë e krimit makabër, ndërsa akuza e Korçës dyshon se ekzekutori është Valter Mollaj. Të njëjtën gjë ka pretenduar edhe i arrestuari tjetër, Blenti Angjo. “Nga deklarimet e Blerti Angjos pretendohe­t se ekzekutori është Valter Mollaj, edhe nga prokuroria pretendohe­t për të njëjtin person. Të tjerët thjesht shoqërues, le të themi ndihmës. Pretendohe­t se Valter Mollaj e ka kërcënuar viktimën. Nuk është shprehur pendesë në seancë, pasi askush nuk e pranon se është autori”, tha avokati Lorik Zoko. Blenti Angjo punonte si çoban te Valter Mollaj, i cili pak para se të zbulohej krimi, ishte në banesën e kunatit të Angjos. Ai rrëfen momentet e vizitës në banesë të Valterit, një ditë para se krimi të zbulohej. “Në datën 14 unë kisha në shtëpi Valterin, ndërkohë që ishte me ne dhe nuk na tha asnjë gjë, kur doli në media që krimi ishte kryer në datën 12-13. Shumë gjakftohtë nuk ishte, vetëm 5 min qëndroi. Ne nuk na vajti në mendje për këtë punë, vetëm në media u njoftuam, mbetëm të habitur.

Kur komunikuam herën e fundit me kunatin, nuk ishte i qetë”, - u shpreh kunati i Blenti Angjos. Ngjarja e rëndë ndodhi në datën 12 qershor, ditë kur 26-vjeçari Martin Çeço humbi kontaktet me familjarët e tij. Ai u gjet pas 4 ditësh nga policia në rezervuari­n e Kolanecit. Autorët e dyshuar e kanë marrë Çeçon dhe e kanë çuar në rezervuar, ku më pas e kanë vrarë me litar dhe e hodhën trupin në ujë për ta inskenuar si vetëvrasje. E gjitha si pasojë e një femre. Shkak i vrasjes dyshohet se është konflikti për të dashurën e Martinit (kjo e fundit e mitur). Para se të lidhej me Martin Çeçon, vajza ka pasur një lidhje me Bleti Angjon, njërin prej vrasësve e me lidhjen e re duket se ka shqetësuar ishin aq sa prej kohësh kërcënonte Martinin. Ky i fundit ka shkëmbyer fjalë në telefon, duke i pohuar se tashmë vajza i përket atij, duke e paralajmër­uar që të mos e shqetësont­e. Por kjo situatë është përshkallë­zuar duke nisur një konflikt mes djemve. Ata e kanë lënë të takohen, takim që sipas policisë ishte bërë më 12 qershor 2022, ditë kur edhe familjarët kanë humbur gjurmët. Mendohet se ishte dëshmia e vajzës që çoi në arrestimin e Edlir dhe Valter Mollaj dhe ishit të saj. Ndërkaq, “Gazeta Shqiptare” ka siguruar dëshminë e Nikolla Tollkuçit, i cili është kunati i Bleti Angjos, njërit prej autorëve të dyshuar të mbytjes së Martin Çeços, pas sherrit për xhelozi ndaj një vajze. “E mohoj kategoriki­sht që Bleti të ketë vrarë Martinin, ai punonte si çoban

për Valter Mollajn. Nuk ka mundësi që ai të ketë shkuar nga Marjani në Kolanec në këmbë, vetëm po ta ketë marrë Valteri me makinë. Ai nuk kishte lidhje me vajzën për të

cilën flitet që të jetë shkaku i vrasjes. Ai kishte vetëm një telefon celular që ia kam blerë unë, edhe numrin e telefonit e ka në emrin tim”, - ka deklaruar ai.

Zyra përmbarimo­re “ANDANI BAILIFF OFFICE” shpall Ankandin për shitjen e pasurisë së paluajtshm­e:

 ?? ?? NGJARJA
Ngjarja e rëndë ndodhi në datën 12 qershor, ditë kur 26-vjeçari Martin Çeço humbi kontaktet me familjarët e tij. Ai u gjet pas 4 ditësh nga policia në rezervuari­n e Kolanecit. Ngjarja ndodhi për shkak të një lidhjeje që viktima ka pasur me një vajzë më herët me njërin prej autorëve të dyshuar të vrasjes. Për të kamufluar vrasjen, autorët pasi i mbytën me litar Çeçon, e hodhën në rezervuar dhe shapkat ia lanë në breg, duke supozuar për vetëvrasje.
NGJARJA Ngjarja e rëndë ndodhi në datën 12 qershor, ditë kur 26-vjeçari Martin Çeço humbi kontaktet me familjarët e tij. Ai u gjet pas 4 ditësh nga policia në rezervuari­n e Kolanecit. Ngjarja ndodhi për shkak të një lidhjeje që viktima ka pasur me një vajzë më herët me njërin prej autorëve të dyshuar të vrasjes. Për të kamufluar vrasjen, autorët pasi i mbytën me litar Çeçon, e hodhën në rezervuar dhe shapkat ia lanë në breg, duke supozuar për vetëvrasje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania