Gazeta Shqiptare

Eksperti i kriminolog­jisë zbulon në “ABC Live”: Belgjika po heton krime që mund të kenë lidhje me politikanë shqiptarë

-

TIRANË - Pedagogu i kriminolog­jisë, Ervin Karamuço, ka komentuar në “ABC Live”, vizitën e tij të fundit në institucio­net e BE-së për integrimin e Shqipërisë në BE. Karamuço zbuloi se sipas informacio­neve që ka siguruar, disa krime në Belgjikë ku janë përfshirë shqiptarët mund të kenë lidhje me politikën shqiptare. Ai theksoi se institucio­net shqiptare kanë diferencë të madhe nga institucio­net hetimore në Europë. “Ka qenë një vizitë e disa përfaqësue­sve të shoqërisë civile shqiptare në institucio­net e larta evropiane me qendër në Bruksel. Janë diskutuar çështje të lidhura me integrimin e Shqipërisë në BE. Aty unë u konsultova me çështje të rendit publik dhe më është konfirmuar se ka disa çështje të prokuroris­ë belge, të cilat po ndiqen në lidhje me disa vepra shqiptare të krimit të organizuar në Shqipëri, që mund të kenë lidhje edhe me politikën shqiptare. E përmenden për herë të parë, por janë shumë të rezervuar për të dhënë detaje. Në vijim të hetimeve atje është thirrur edhe gazetari Hoxha për të dhënë informacio­ne”, - tha Karamuço. Pedagogu i kriminolog­jisë komentoi edhe shpërthime­t me eksploziv që janë shënuar në vendin tonë. Në 6 muaj janë regjistrua­r 27 raste të shpërthimi­t me eksploziv me dëme materiale, përveç Aleksandër Sadikajt, që vdiq 10 ditë më parë. “Këtu ka një supermarke­t që i ka të gjitha. Policia duhet të gjejë se ku është ky treg.

Policia të hetojë se ku gjendjen këto materiale eksplozivi. Ne kemi katër qytete ku vendosen eksplozivë. Nëse shpërthime­t ndodhin në zona me shumë njerëz, do të kemi akte terroriste dhe jo akt atentati ndaj një personi. Qeveria të investojë në parandalim­in e vendosjes së eksplozivi­t. Jemi përballë një situate ku duhet të vendoset pajisja për detektimin e eksplozivë­ve”, - tha Ervin Kramuço./ “Abcnews.al”

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania