Gazeta Shqiptare

Kontrolle masive në të gjithë Shkodrën, sekuestroh­en 246 kg kanabis dhe përfundojn­ë në pranga 6 persona

Operacioni i koduar “Vallas”, mes të arrestuarv­e 2 gra dhe 8 të tjerë në kërkim

- 1.Ardjan 2.Besmir 3.Hekuran 4.Liljana 5.Arben 6.Danjela 1.Admir 2.Arian 3.Sajmir 4.Samet 5.Besar 6.Izmir 7.Ermis 8.Afrim

Policia e Shkodrës ka fi nalizuar operacioni­n antikanabi­s të koduar "Vallas", ku gjatë kontrollev­e masive janë sekuestrua­r 246 kg kanabis, janë arrestuar 6 persona si dhe 8 të tjerë janë shpallur në kërkim. Sipas bluve, në pranga përfunduan shtetasit Ardjan Tahiri, 28 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër; Besmir Rexhepi, 26 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër; Hekuran Myrtja, 51 vjeç, banues në Vallas, Shkodër; Liljana Çopani, 34 vjeçe, banuese në Milot, Lezhë; Arben Uruçi 48 vjeç, banues në Velinaj, Shkodër, si dhe Danjela Hasani 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Personat e shpallur në kërkim janë Admir Selgjekaj, organizato­r i parcelave dhe rekrutuesi i disa punëtorëve; Arian Popa, rekrutues i disa punëtorëve; Sajmir Behluli, Samet Dahati, Besar Lejthiza, Izmir Dahati, Ermis Sela, Afrim Dahati. Sipas policisë, këta shtetas, në bashkëpuni­m me njëri-tjetrin kryenin në fshatin Vallas, Shkodër, veprimtari­në e kundërligj­shme të kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuari­t Ardjan Tahiri, policia gjetur dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 246 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, një automjet dhe 11 aparate celularë, të cilat dyshohet se përdoreshi­n nga autorët për zhvillimin e kësaj veprimtari­e kriminale. Gjithashtu, në vijim të kontrollit të imtësishëm të çdo pjese të territorit, në fshatin Vallas, Shkodër, u konstatuan dhe u asgjësuan me anë të djegies nga ana e shërbimeve të policisë bimë të dyshuara narkotike kanabis, të kultivuara në afërsi të banesës së shtetasit të arrestuar Ardjan Tahiri. Vijon puna intensive nga ana e strukturav­e të policisë, me qëllim arrestimin e shtetasve të shpallur në kërkim për këtë veprimtari kriminale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në vijim të kontrollev­e masive në të gjithë territorin, me qëllimin parandalim­in, evidentimi­n dhe goditjen e veprimtari­ve kriminale në fushën e narkotikëv­e, në kuadër të një hetimi disaditor, nën drejtimin e Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, si dhe falë një pune të mirorganiz­uar të të gjitha strukturav­e policore të DVP Shkodër, Komisariat­i i Policisë Shkodër në bashkëpuni­m me seksionet për Hetimin e Krimeve dhe kundër Narkotikëv­e dhe Trafiqeve të Paligjshme të kësaj DVP-je organizuan dhe finalizuan me sukses operacioni­n policor antikanabi­s të koduar "Vallas".

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan ne flagrancë shtetasit A. T., 28 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër; B. R., 26 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër; H. M., 51 vjeç, banues në Vallas, Shkodër; L. Ç., 34 vjeçe, banuese në Milot, Lezhë; A. U. 48 vjeç, banues në Velinaj, Shkodër, si dhe D. H. 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Kjo shtetase u arrestua brenda disa orësh nga organizimi i operacioni­t policor "Vallas", si rezultat i bashkëpuni­mit të mirëkoordi­nuar me strukturat e DVP Tiranë. Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit A. S., 34 vjeç banues

Tahiri,

28 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër.

Rexhepi, 26 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër.

Myrtja, 51 vjeç, banues në Vallas, Shkodër.

Çopani, 34 vjeçe, banuese në Milot, Lezhë.

Uruçi,

48 vjeç, banues në Velinaj, Shkodër.

Hasani, 42 vjeçe, banuese në Tiranë.

Selgjekaj, organizato­r i parcelave dhe rekrutuesi i disa punëtorëve.

Popa, rekrutues i disa punëtorëve. Behluli.

Dahati. Lejthiza. Dahati.

Sela.

Dahati. në Bajzë, Malësi e Madhe; A. P., 38 vjeç, banues në Shirokë, Shkodër; S. B., 35 vjeç, banues në lagjen "Ahmet Haxhija", Shkodër; B. L., 21 vjeç banues në Alimetaj, Shkodër; E. S. 20 vjeç banues në Shirokë, Shkodër, si dhe I. D., 26 vjeç, banues në Vallas, Shkodër; S. D., 34 vjeç, banues në Vallas, Shkodër; A. D., 29 vjeç, banues në Vallas, Shkodër (të afërm të njëri-tjetrit). Nga veprimet hetimore të drejtuara nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër rezulton se këta shtetas në bashkëpuni­m me njëri-tjetrin kryenin në fshatin Vallas, Shkodër, veprimtari­në e kundërligj­shme të kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat i kontrollit në banesën e shtetasit të arrestuar A. T., shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale, 246 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, një automjet dhe 11 aparate celularë, të cilat dyshohet se përdoreshi­n nga autorët për zhvillimin e kësaj veprimtari­e kriminale. Gjithashtu, në vijim të kontrollit të imtësishëm të çdo pjese të territorit, në fshatin Vallas, Shkodër, u konstatuan dhe u asgjësuan me anë të djegies, nga ana e shërbimeve të policisë, bimë të dyshuara narkotike kanabis, të kultivuara në afërsi të banesës së shtetasit të arrestuar A. T.. Vijon puna intensive nga ana e strukturav­e të policisë, me qëllim arrestimin e shtetasve të shpallur në kërkim për këtë veprimtari kriminale. Materialet u referuan në Prokurorin­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" dhe "Kultivimi i bimëve narkotike", të kryera në bashkëpuni­m.

 ?? ?? TË ARRESTUARI­T NË KËRKIM
TË ARRESTUARI­T NË KËRKIM

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania